Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zaka shtoi se PS-ja u bën thirrje të gjithë komisionerëve të Partisë Demokratike që të mos iu binden urdhërave të drejtuesve të tyre për të shkelur ligjin.
FIER- Kandidatja e Partisë Soacialiste në Fier, Kiduina Zaka ka deklaruar ditën e sotme se PD-ja në këtë qytet po zbaton një aksion të organizuar pët të penguar zhvillimin normal të procesit të votimit. Zaka tha se disa përfaqësues të kësaj force politike kanë braktisur detyrën në disa raste. Zaka shtoi se PS-ja u bën thirrje të gjithë komisionerëve të Partisë Demokratike që të mos iu binden urdhërave të drejtuesve të tyre për të shkelur ligjin.
"Ashtu si e kishim paralajmëruar, Partia Demokratike në qarkun e Fierit po zbaton një aksion të organizuar për të penguar zhvillimin normal të procesit të votimit. Përfaqësues të kësaj force politike kane braktisur detyrën, në disa disa raste, siç është sekretari i Qendrës së Votimit 3209/1 në Topojë të Fierit, i cili ka marrë edhe vulën me vete. Partia Socialiste ka bërë kërkesë për zëvendësim të menjëhershëm të sekretarit të Qendrës së Votimit 3209/1, Jani Sharka.
Partia Socialiste edhe një herë ju bën thirrje të gjithë komisionerëve të Partisë Demokratike, të mos ju binden urdhrave të drejtuesve të tyre për të shkelur ligjin. Çdo shkelje e ligjit do të denoncohet në organet ligjzbatuese. Ndërkohë që në orët e para të procesit të votimit janë vërejtur kandidatë të Partisë Demokratikë që në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor kanë hyrë brenda qendrave të votimit. Përmendim këtu kandidatët Zana Numani, Luljeta Sejko, Luan Baçi, Eduart Sharka, Gentian Çela dhe Samena Malenaj, të cilët në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor hyjnë në qendrat e votimit duke ushtruar presion mbi komisionerët ndërkohë që ata kryejnë detyrën sipas parashikimeve ligjore.
Të gjitha këto veprime në shkelje të ligjit nga kandidatët e PD janë referuar pranë KZAZ-ve dhe KQZ-së dhe skuadra juridike e Partisë Socialiste të qarkut Fier po procedon me kallëzime individuale për secilin kandidat të Partisë Demokratike që hyn në qendrat e votimit në shkelje të plotë të Kodit duke bërë presion mbi komisionerët dhe zgjedhësit në përgjithësi. Të gjitha këto aksione janë të vërtetuara me pamje filmike dhe fotografi.
Partia Socialiste e qarkut Fier kërkon nga kandidatët e të gjitha forcave politike të respektojnë përcaktimet e Kodit Zgjedhor dhe mos të afrohen pranë qendrave të votimit me shumë se 150 metra. Partia Socialiste është e angazhuar me të gjitha strukturat e saj në respekt të plotë të Kodit Zgjedhor, për të siguruar një proces të qetë dhe të rregullt votimi. Faleminderit," tha Kandidatja Kiduina Zaka.
Foto Ilustruese TIRANË- Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të shtuar zgjedhjeve në Shqipër...
Foto ilustruese POGRADEC- Një tjetër konflikt ka ndodhur pranë qendrës së votimit në shkollën “Muhamer dhe Es...
Foto ilustruese LUSHNJË- Kandidati i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publikuar një denoncim të fortë në rrjetin soci...
Foto nga vendngjarja VORË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka pasur një përplasje me një grup votuesish në Vo...
Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar paraditen e sotme një d...
Noka TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka votuar paraditen e sotme. Pas votimit Noka ka folur për gazetarët ...
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se deri më tani procesi i votimit në të gjith&e...
Lamberto Zannier TIRANA- Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it ndodhej sot në n...
Foto TIRANË- Ministria e Brendshme ka bërë më dije një njoftim të rëndësishëm për qytetarët. Mi...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se deri më tani 185. 679 zar...