LIVE UPDATES
Politike

POLEMIKA/ Shamku i përgjigjet Gjinushit: Ish-ministri i Ramiz Alisë na tregon Albanologjinë, qiellin nuk e fut dot në bunkerin tënd sovjet

Përgjigjen ia ka dhënë Shamku përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale ku e krahason Gjinushin me Leninin dhe thotë se kur ai ishte ministër ajo ishte në grevë urie.

12 Tetor 2022, 10:59 Nga f.g
POLEMIKA/ Shamku i përgjigjet Gjinushit: Ish-ministri i Ramiz Alisë na
Ledi Shamku dhe Skender Gjinushi

TIRANE- Studiuesja Ledi Shamku ka reaguar pas intervistës së Skënder Gjinushit, Kryetar i Akademisë së Shkencave, i cili deklaroi dje se procesi i reformimit të Akademisë së Shkencave është një proces që vazhdon ndërsa kritikat e ish-deputetes socialiste i quajti "sëmundje intelektualësh". 

“Nuk kuptova asgjë. Mund të ketë 700 mijë vetë që mund të kenë opinione të ndryshme. Nuk mund të mohohet akademia e Shkencave pavarësisht se kur është themeluar. Kjo është të shkosh në një ditëlindje ti thuash përse ke lindur, këto janë probleme jo të këshillueshme. Kur  festohet 50 vjetori nuk festohet dekreti, festohet puna."-tha Gjinushi dje në News 24. 

Përgjigjen ia ka dhënë Shamku përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale ku e krahason Gjinushin me Leninin dhe thotë se kur ai ishte ministër ajo ishte në grevë urie. Teksa e quan "sovjetizëm" gjuhën e përdorur prej tij, Shamku thotë se ish-ministri i Ramiz Alisë nuk e priste se do të kishte një reagim të tillë mbi albanologjinë dhe kritikat.

SHKRIMI I PLOTE I LEDI SHAMKUT:

Po ndjek me njërin sy një intervistë, se me syrin tjetër po bëj gati një botim (me propozim të Università di Bologna), një botim sociolinguistik që përmbledh 4 Teza Masteri mbi Arbërishtet nga studentet e mia. Jam krejt e zhytur në vizione e vegime perëndimore ku flitet e punohet veç për hapje e masivizim të kërkimit shkencor Pedagogë – Studentë.

Jam e lumtur se këto 4 vajza arbëreshe do kem mundësi, përmes akordesh ndëruniversitare t’i sjell për studime të thelluara edhe në Institucionin ku unë punoj në Tiranë – Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA), e cila duke qene një Institucion i Arsimit të Lartë, po me rezulton se e ka thjesht e mbarë të lidhet me Departamentin e Gjuhësisë ku unë punoj këtu ne Bologna.

Kolegët e mi të këtushëm i gëzohen kësaj marrëveshjeje ngaqë siç thonë ata me te drejte, kane mbi 40 vjet pa pase lajme nga Shqipja. Qysh në kohë të Tagliavinit – më thotë një koleg. Qesh dhe i them: atëherë ishim shkencërisht të lirë.

Pra jam në këto hulli të mendjes kur nga televizori më vjen zëri i politikanoakademikut Gjinushi. Sinqerisht nuk do të ma kapte veshi po qe se nuk do kish folur për Albanologjinë. Shikoni ç’thotë:

I Zoti i Akademisë: Albanologjia duhet të kthehet aty ku hyri në 1972, pra nën Asamblenë e Akademisë së Shkencave (bobooo prapë me Asamble ky! S’i ve faj, i asaj kohe është, i kohës se Pleniumeve. Ka qenë Ministër kur unë studente hyra në grevë urie për t’i rrëzuar “asamblenë”).

Moderatorja: A nuk është ky një kthim prapa?

I Zoti i Akademisë: Epo nanjëherë duhet kthyer prapa për të ecur para. (Bobooo! Vetëm Leninit ia kisha dëgjuar këtë variant kur shkruante “një hap prapa, dy hapa para).

Moderatorja: Por sërish mbetet kthim prapa apo jo?

I Zoti i Akademisë: Epo duhesh kthyer prapa kur ke humbur rrugën! Se duhet një shkencë elitare!!!

Këtu e mbylla televizorin se m’u sos! Se ish-Ministri i Ramiz Alisë nga maja e Akademisë po më tregonte serish RRUGËN mua ish-studentes së Dhjetorit, tashmë albanologe në Tiranë e pedagoge në Bologna, në Departamentin e Ekselencës të renditur të 42-tin në botë, e që ASA do ketë fatin ta ketë partner. Po na tregon sërish udhën ne “të paudhëve” që kemi shpërthyer bunkerin sovjet dhe shohim nga Europa.

Jo zotëri, ti Albanologjinë s’do ta kesh KURRE!
Dhe a di pse? Se ASA tashmë i përket Ballkanit dhe Europes, e jo bunkerit tënd.

Dhe sidomos, se Albanologjia, sikundër çdo dije tjetër nuk ka me qene kurrë ELITARE siç e do ti (ta neveris këtë koncept prej Bllokmeni tipik), por do vijoje te jete një shkence qe i shërben Shpatullave te Kombit, Ndërlidhjes se mbare Kombit, Reformimit te Shkollimit me Gjuhe e Kulture të mbarë Kombit.

Ta neveris sovjetizmën tende! Ndaj për këtë, qofte edhe vetëm për këtë, ti Albanologjinë nuk do ta burgosesh dot në kthinat e Asamblese se Akademisë tënde, se jotja është e qoftë!

Albanologjia është Qielli drejt se cilit ngre sytë çdo shqiptar! Dhe ti qiellin nuk na e fut dot në bunkerin tënd sovjet!

Jete të gjatë, Albanologjia ime! Te gjate sa Kombi yt! Të Lirë sa Gjuha jote!/Dosja.al

ledi shamku skender gjinushi debati per ash

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj