LIVE UPDATES
Politike

Pompeo viziton kampin e muxhahedinëve “Ashraf 3”, takohet me Maryam Rajavi

Pompeo vizitoi ekspozita të ndryshme në muzeun e Rezistencës, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me kryengritjet popullore, Njësitë e Rezistencës, masakrën e të burgosurve politikë, torturat mesjetare, riprodhimin e qelive të burgut të grave në burgjet Evin dhe Qezel Hessar dhe riprodhimin e Korridorit të Vdekjes dhe Sallës së Ekzekutimit në burgun e Gohardashtit.

16 Maj 2022, 20:01 Nga DOSJA
Pompeo viziton kampin e muxhahedinëve “Ashraf 3”, takohet me
Michael Pompeo dhe Maryam Rajavi

TIRANË- Michael Pompeo, Sekretari i 70-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vizituar sot selinë e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK) në Shqipëri Ashraf 3. Ai u takua me Maryam Rajavi, Presidenten e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit. Gjatë vizitës pesë orëshe, Sekretari Pompeo vizitoi ekspozita të ndryshme në muzeun e Rezistencës, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me kryengritjet popullore, Njësitë e Rezistencës, masakrën e të burgosurve politikë, torturat mesjetare, riprodhimin e qelive të burgut të grave në burgjet Evin dhe Qezel Hessar dhe riprodhimin e Korridorit të Vdekjes dhe Sallës së Ekzekutimit në burgun e Gohardashtit. Pompeo e Rajavi morën pjesë në takimin e Muxhahedinëve në Sallën Baharestan në Ashraf. Pompeo tha se vuajtjet e atyre banorëve në emër të lirisë i rikujtojnë parimet për mbrojtjen e të cilave SHBA-të u themelua shumë vite më parë.

“Sot këtu janë mbledhur 1000 ish-të burgosur politikë të regjimit teokratik. Unë dua t’ju them, nga një ish-sekretar shteti, se Amerika ju njeh dhe ju respekton thellësisht. Vuajtjet tuaja në emër të lirisë na rikujtojnë parimet për mbrojtjen e të cilave vendi ynë u themelua shumë vite më parë. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj Presidenten e zgjedhur Maryam Rajavi. Nën udhëheqjen e saj, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit po hedh themelet për një republike të lirë, sovrane dhe demokratike në Iran,”- deklaroi ai.

Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij, zoti Pompeo tha: “Ebrahim Raisi, kasapi që orkestroi masakrën e 1988-ës, tani është president… Pjesëmarrja ishte më e ulëta që nga viti 1979, duke shënuar një refuzim total të regjimit dhe kandidatit të tij. Ishte, në fakt, një bojkot i regjimit dhe regjimi e di këtë. Ai është qartazi në pikën e tij më të dobët prej dekadash”.

“Raisi nuk është presidenti i popullit të Iranit. Ai është presidenti i Ajatollahut. Misioni i tij është i qartë. Shkakto dhimbje. Frikëso, vazhdo me grabitjet dhe plaçkitjet. Por Raisi tashmë ka dështuar. Ai nuk ia ka dalë të shtypë kryengritjet në Iran dhe as të thyejë shpirtin fisnik të disidencës brenda popullit iranian,” shtoi ai më tej.

Pomepo deklaroi se “si një grup me zë të vërtetë politik në Uashington dhe në mbarë botën, ne kemi nevojë që ju të paraqisni para udhëheqësve botërorë aftësitë shkatërruese të diktatorëve teokratikë në Teheran”.

“Një faktor serioz që mungon në politikën e SHBA-së ndaj Iranit ka qenë mungesa e mbështetjes politike për opozitën e organizuar. Regjimi në Teheran shkoi deri në ekstrem me masakrën ndaj 30,000 të burgosur politikë, shënjestrat dhe viktimat kryesore të së cilës ishin anëtarët e MEK. Rreziku i sulmit shtrihet shumë përtej kufijve të Iranit, me komplotet terroriste që regjimi ka zhvilluar në Europë dhe SHBA kundër liderëve të kësaj lëvizjeje. Tani, për ta korigjuar politikën ndaj Iranit, pavarësisht se kush është në Shtëpinë e Bardhë, është domosdoshmëri që administrata e SHBA t’i shtrijë dorën Rezistencës Iraniane dhe të përfitojë nga aftësitë e saj të jashtëzakonshme. Ashraf 3 është një nga vendet ku duhet të fokusohemi. Ne duhet të vazhdojmë ta mbështesim popullin iranian në çdo mënyrë që mundemi teksa ata luftojnë për një Iran më të lirë dhe më demokratik. Ka kaq shumë punë të mira që shoqëria civile amerikane mund të bëjë për ta çuar përpara këtë qëllim. Punë në të cilat organizata juaj është e angazhuar në mënyrë aktive. Në fund, populli iranian do të ketë një republikë laike, demokratike dhe jo bërthamore. Lutem që kjo ditë të vijë së shpejti, dhe me mbështetjen e iranianëve që jetojnë në mbarë botën dhe atyre që bëjnë rezistencë nga brenda vendit ajo ditë do të vijë më shpejt. Unë jam i përkushtuar në këtë kauzë; e di që jeni edhe të gjithë ju,”- përfundoi ai.

Nga ana tjetër Rajavi i uroi mirëseardhjen Pompeos në Ashraf-3.

“Populli iranian dhe regjimi i mullahëve janë përballur egërsisht me njëri tjetrin në 43 vitet e fundit. Kjo luftë do të vazhdojë derisa në Iran të krijohet një republikë e lirë dhe e zgjedhur në mënyrë demokratike…. Ekzistojnë dy faktorë të rëndësishëm për konfliktin në Iranin e sotëm: Gjendja e dobësisë maksimale e regjimit dhe zemërimi dhe pakënaqësia maksimale e popullit. Rezultati i këtyre faktorëve ka qenë përparimi dhe zgjerimi i Rezistencës së organizuar. Perëndimi e ka shpërfillur popullin iranian dhe rezistencën e tij të organizuar si një faktor vendimtar në çdo zhvillim që ka të bëjë me Iranin për katër dekada. Kjo u mundësoi mullahëve të ishin në prag të krijimit të një bombe bërthamore. Injorimi i popullit iranian dhe i rezistencës së tij ishte faktori që mungonte, gjë që shpjegon pse Perëndimi u zu në befasi gjatë Revolucionit të vitit 1979 që rrëzoi Shahun. Ajo përshkroi hapat e mëposhtëm për ta arritur këtë objektiv. Së pari, vendosja e sanksioneve gjithëpërfshirëse dhe izolimi ndërkombëtar i diktaturës fetare. Regjimi i mullahëve duhet të vendoset në nenin 41 të Kapitullit 7 të Kartës së OKB-së. Së dyti, referimi i dosjes së shkeljeve së të drejtave të njeriut në Iran dhe i terrorizmit të regjimit klerikal në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht dosjet për masakrën ndaj 30,000 të burgosurve politikë në 1988 dhe vrasjen e 1,500 njerëzve gjatë kryengritjes së nëntorit 2019. Së treti, njohja e luftës të rinisë së rebeluar të Iranit kundër IRGC-së dhe luftës së popullit të të gjithë kombit iranian për të përmbysur regjimin e mullahëve,”- tha ajo.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë