LIVE UPDATES
Politike

"Premtime për emërime në Gjykatën Kushtetuese dhe pengim të hetimeve të SPAK "/ Këlliçi: Deputetja e PS Klotilda Bushka, sekseria e çiftit Veliaj dhe e drejtësisë së re

Gjatë një deklarate për shtyp, Këlliçi tha se Bushka është sekserja e çiftit Veliaj dhe të krerëve të drejtësisë së re si Naureda Llagami.

17 Mars 2025, 13:51 Nga I.A
"Premtime për emërime në Gjykatën Kushtetuese dhe
Belind Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka akuzuar deputeten e Partisë Socialiste Klotilda Bushka si seksere të çiftit Veliaj. Gjatë një deklarate për shtyp, Këlliçi tha se Bushka është sekserja e çiftit Veliaj dhe të krerëve të drejtësisë së re si Naureda Llagami.

Këlliçi thekson se Bushka, në shkelje të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve, e përdor detyrën si kryetare e Komisionit parlamentar të Ligjeve për të shkëmbyer favore. Këlliçi, më tej shton se Bushka i ofron ish-kryetares të KLGJ-së, mbështetje për zgjedhjen e saj në Gjykatën Kushtetuese, kur kësaj të fundit t’i mbarojë mandati në KLGJ.

Deklarata e Plotë:

Javët e fundit, media të ndryshme kanë sjellë në vëmendjen e publikut lidhjet okulte të deputetes së Partisë Socialiste dhe Kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Klotilda Bushka, me kreun e 5D dhe pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, Erion Veliaj. Madje në raportimet e fundit mediatike, shihet qartë se Klotilda Bushka, vihet në rolin e sekseres së çifit Veliaj dhe të krerëve të ‘drejtësisë së re’ si Naureda Llagami.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve u denoncua pak javë më parë nga emisioni investigativ PLUG në Syri TV, si një ndër hallkat kryesore të zinxhirit korruptiv që përfshin çiftin Veliaj dhe shoqatat e kontrolluara prej tyre, me në krye Institutin “Benussi” dhe OJF-të BYL-A dhe SHIZI. Ditën e djeshme, Ora Neëws, një media tjetër e sulmuar barbarisht nga kryebashkiaku i Tiranës, pasqyroi prova dhe fakte të reja se si Bushka, në shkelje të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve, e përdor detyrën si kryetare e Komisionit parlamentar të Ligjeve për të shkëmbyer favore.

Nga bisedat e publikuara ditën e djeshme, që datojnë në periudhën nëntor 2023 – janar 2024, rezulton se Klotilda Bushka, përdor jo vetëm restorante luksoze, por edhe zyrën private të familjarëve të Veliajt dhe aplikacione të sigurta si Telegram, për të bërë biseda dhe pazare në shkelje të ligjit, duke shpërdoruar detyrën. Në këto biseda, Bushka i ofron ish kreut të KLGJ Llagami, mbështetje për zgjedhjen e saj në Gjykatën Kushtetuese, kur kësaj të fundit t’i mbarojë mandati në KLGJ.

Në këmbim të ndihmës që Bushka kërkonte nga ata që kishin shqyrtimin e dosjeve hetimore në Apelin e GJKKO-së, ofronte emërimet në Kuvend dhe vijimin e karrierës në sistemin e ‘drejtësisë së re’. Kur, siç shprehet në bisedat e bëra mediatike, Llagami e kupton se Bushka po e gënjen, ajo vetë pranon edhe se Veliajn nuk e zë viti, duke paralajmëruar kështu burgosjen e kryebashkiakut të Tiranës. Bisedat, shkëmbimet dhe tratativat e Bushkës dhe njerëzve të saj me drejtuesit e sistemit të drejtësisë, nuk janë më shumë se pazare kriminale në kurriz të ligjit dhe qytetarëve.

Kur sheh këto biseda, në fakt e kupton mjaft qartë se cila është këneta dhe se kush janë zvarranikët, të cilëve shqiptarët duhet t’u heqin vizën njëherë e përgjithmonë më 11 Maj. Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve rezulton tashmë e regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Pra deputetja që drejton Komisionin Parlamentar ku diskutohet çdo akt ligjor që prek reformën në drejtësi, rezulton se ka penguar hetimet e SPAK:

Duke ndihmuar në shkatërrimin e telefonit si mjet për provat e korrupsionit të çiftit Veliaj;

Duke orientuar dëshmitarët të japin dëshmi të rreme;

Duke penguar hetimet për të mësuar se kompania guackë e çiftit Veliaj, kishte adresën e shtëpisë së vetë Kryetares së Komisionit të ligjeve;

Të gjitha këto akte janë të dënueshme moralisht, politikisht dhe penalisht. Sot Kuvendi i Shqipërisë është në rrezik, sepse Edi Rama ka dhënë mesazhin publik se kush pengon të zbulohet korrupsioni, ka mbrojtjen e kreut të organizatës! Ftojmë çdo qytetar shqiptar, që më 11 maj, t’i japë përgjigjen e merituar kësaj organizate kriminale, që ka marrë peng prej 12 vitesh fatin e shqiptarëve dhe që sot formalisht mban emrin Partia Socialiste e Shqipërisë.

belind këlliçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj