LIVE UPDATES
Politike

Premtimet e Berishës: Komunitetet do të ndërtojnë mikrohidrocentrale për energji pa pagesë! Qeveria do të instalojë falas panelet diellore në banesa

Berisha tha se do të bëjnë gazifikimin, një hap tjetër drejt zhvillimit sipas tij.

7 Mars 2025, 12:55 Nga M.B
Premtimet e Berishës: Komunitetet do të ndërtojnë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga konferenca e sotme për shtyp dha disa premtime që sipas tij do të realizohen në rast se PD vjen në pushtet pas 11 majit. Berisha tha se komunitetet do të ndërtojnë mikrohidrocentrale për energji pa pagesë. Ai ka shtuar se qeveria, në rast se PD vjen në pushtet, do të instalojë falas panelet diellore në banesa. Berisha tha se do të bëjnë gazifikimin, një hap tjetër drejt zhvillimit sipas tij.

"Do bëjmë gjithçka që të shfrytëzohet edhe metër kubi i fundit për prodhim energjie në Shqipëri. Pra, në qoftë se ka një projekt që është vërtet 100 përqind i afërt dhe i realizueshëm, është Shqipëria superfuqi energjetike rajonale dhe përfitues absolut numër 1 do jenë qytetarët shqiptarë", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, në qoftë se në mandatin 2005-2013, motoja jonë ka qenë Shqipëria superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon, tani motoja jonë do jetë Shqipëria, superfuqi energjetike rajonale. Dhe kjo është 100 përqind e realizueshme. Vijmë te hidrocentralet. Asnjë përplasje me komunitetet gjatë periudhës sonë për hidrocentralet nuk ka pasur. Asnjë përplasje!
Pse? Sepse kontratat janë shumë të qarta. Kontratat i japin përparësi komunitetit. Ti nuk mund të shkosh aty si kuçedër t’ua shterrosh ujin atyre. Jo, ka ligje kombëtare dhe ndërkombëtare që nuk të lejojnë. Por ti lësh aty atë përqindje uji që atyre u mjafton. Tjetër, kontratat parashikojnë që ti do shfrytëzosh këtë burim uji në stinët vjeshtë e vonë, dimër, pranverë. Mbyllet hidrocentrali në qershor. Dhe e ke të shkruar në kontratë këtë. Në qershor, uji shkon për të vaditur. Por kur nuk ka shtet, por ka xhep që paguajnë dhe bëjnë pastaj, krijojnë çdo lloj konflikti me komunitetet.

Nuk ka konflikte në 8 vite në pushtet, kemi pasur një konflikt me banorët e Selitës së Vogël dhe atë e kemi zgjidhur në mënyrë tregtare. I kam kërkuar ministrit të kohës, të ndjerit Sokol Olldashi, që t’ua plotësojë atë çfarë kërkon komuniteti. Kështu që përveç kësaj, ka një fazë tjetër shumë interesante me hidrocentralet. I garantoj komunitetet se ata do autorizohen të ndërtojnë vetë hidrocentrale të vogla dhe të marrin energjinë falas nga ato hidrocentrale jashtë çdo lloj takse.
Kjo është ajo që thashë, ndërtimi i mikro-hidrocentraleve. Tani ka teknologjia, e fut turbinën në një vijë uji dhe prodhon energjinë e duhur dhe e merr për vete dhe nuk çrregullon as ambientin. Shqipëria është plot me ujëra. E ka bërë Zvicra këtë para nesh, do autorizojmë mijëra mikro-hidrocentrale, jo për sektorin publik, por për komunitetet.

Aty ku komuniteti do të vendosë turbinën, do e vendosë dhe do marrë energjinë falas. Tre, qeveria do ndërmarrë investimet më të fuqishme me bankat, por edhe me buxhet, në panelet diellore. Sot, panelet fotovoltaike kanë rënë në çmime plotësisht të leverdishme. Atëherë çdo familje shqiptare që merr përsipër ta instalojë panelin diellor, do ia instalojë qeveria. Natyrisht instalimi do ketë një kusht, që për 3 vitet e para, familja do paguajë qiranë që ka paguar për energjinë. Pas tre vitesh do e ketë gratis. Pra, imagjinoni ju 800 mijë vila dhe banesa me panele fotovoltaike se çfarë fuqie dhe sa miliardë kilovatë orë energji prodhojnë ato në vit.

Ne, nga jugu në veri, do financojmë me përparësi absolute vendosjen e paneleve fotovoltaike. Tjetër, do bëjmë gazifikimin ne. Gazifikimi është një hap në vetvete drejt zhvillimit. Komunitetet e gazifikuara, qytetet e gazifikuara kanë një jetesë më të mirë në çdo aspekt. Tjetër, ne kemi rreth 700 milionë metër kub gaz të drejtë në TAP për prodhim energjie. Do bëjmë gjithçka që të shfrytëzohet edhe metër kubi i fundit për prodhim energjie në Shqipëri. Pra, në qoftë se ka një projekt që është vërtet 100 përqind i afërt dhe i realizueshëm, është Shqipëria superfuqi energjetike rajonale dhe përfitues absolut numër 1 do jenë qytetarët shqiptarë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj