Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklaratë nga selia blu, Kalaja ka deklaruar se sipas llogaritjeve Veliaj duhej të mbillte 342 pemë në ditë për të plotësuar 1 milion pemë në 8 vite.
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja i ka drejtuar disa pyetje kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me deklaratën e tij disa kohë më parë se në Tiranë gjatë 8 viteve të tij janë mbjellë 1 milion pemë. Në një deklaratë nga selia blu, Kalaja ka deklaruar se sipas llogaritjeve Veliaj duhej të mbillte 342 pemë në ditë për të plotësuar 1 milion pemë në 8 vite. Kalaja theksoi se janë duke përgatitur një kallëzim penal për këtë rast, duke shtuar se kjo është një tjetër rast vjedhje nga Veliaj.
Për 1 milion pemët e mbjella nga Veliaj në Tiranë, e kanë komentuar dhe aktivistë e gazetarë të shumtë. Duke filluar nga gazetari Gjergji Erebara deri te avokati Adriatik Lapaj, të shumta ishin reagimet se Tirana nuk ka hapësirën e nevojshme për të mbjellë 1 milion pemë.
Deklarata e plotë:
Më datë 26 mars Kryetari i Bashkisë Tiranë, deklaroi se mbolli pemën e 1 miliontë në territorin e Tiranës. Edhe sipas faqes zyrtare të Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit janë mbjellë 1 milion pemë në territorin e Tiranës. Këtë refren mashtrimi dhe propagande vazhdojnë ta përsërisin nëpër media edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë, pa treguar asnjë të dhënë konkrete se ku janë mbjellë këto 1 milion pemë. Nga një llogaritje matematikore dhe hipotetike, nëse supozojmë se që nga dita e parë në krye të Bashkisë, Veliaj do kishte filluar të mbillte pemë, atij do ti duhej të mbillte 342 pemë në ditë. : 1,000,000 pemë: (8 vjet x 365 ditë) = 342 pemë/ditë. Për këtë arsye, përveç faktit se po përgatisim një kallëzim penal ndaj Veliajt dhe mashtrusve të tjerë rreth tij, ne i jemi drejtuar me një shkresë Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit me pyetje që do të sqarojnë publikun lidhur me këtë mashtrim dhe vjedhje të radhës:
1. Sa fidanë janë prokuruar nga shtatori 2015 e vijim dhe cili është lloji i prokurimit lidhur me sasinë e fidanëve, me tender apo të drejtpërdrejtë?
2. Sa është sasia e fidaneve të mbjella nga shtator 2015 e vijim dhe sa është çmimi i blerjes për secilin prej llojeve të fidanëve të mbjellë apo në magazinë, dhe cilat janë subjektet fituese të këtyre prokurimeve?
3. Cili është inventari i mbjelljes së fidanëve sipas zonave?
4. Cila është sasia e evidentuar nga ju e pemëve të prera nga ndërtimet dhe cilat janë hapat e marrë nga ju për zëvëndësimin e pemëve të prera?
5. Cila është mënyra e prokuriomit të pemëve dekorative të mbjellë në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë dhe çmimi i tyre për copë?
Nga investigimi i rastit në fjalë, pa hyrë në arsyetimin e ekspertëve të fushës, se nuk del sipërfaqja e Tiranës për këtë sasi pemësh, na rezulton se jo vetëm nuk janë mbjellë 1 milion pemë por me vendim të Këshillit Bashkiak është hequr sipërfaqja prej 1,442 m2 nga fondi pyjor publik, e shtrirë në ngastrën pyjore 43/a, të ekonomisë pyjore Krrabë-Gurrë, në pronësi të Bashkisë Tiranë.
Sipas VKB-së Nr. 138, datë 23.12.2022, ngarkohet Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit për zbatimin e këtij vendimi, por nuk na sqaruohet se:
1. Pse kjo sipërfaqe e konsiderueshme hiqet nga fondi pyjor publik në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe sa pemë përfshin kjo sipërfaqe?
2. Kujt i kalon në pronësi ky fond pyjor dhe kush do jetë destinacioni i mëtejshëm i tij?
3. Cilat janë arsyet e këtij vendimi dhe sa vendime janë marrë me të njëjtin objekt?
Nëse bën një kontroll të thelluar të vendimeve të Këshillit Bashkiak me këtë objekt, gjen me qindra të tilla që lidhen me pronën publike dhe me këtë rast. I bëjmë thirrje SPAK-ut të vrasë frikën ndaj Kryebashkiaut të Tiranës e të fillojë hetimet për këtë rast e me radhë të tjerët që nga inceneratorët e deri te Teatri Kombëtar. Faktet dhe veprat penale janë aty. Mjafton që SPAK të ngrihet në lartësinë e detyrës për të cilën janë emëruar dhe që paguhen mjaftueshëm.
TIRANË- Vijon turi i takimeve të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Pas zhvillimit t&eu...
Takimi TIRANË- Dosja.al ju sjell pamjet nga takimi i zhvilluar mes të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ga...
Admir Sinamati, kandidati i PD Kukes KUKES- Fushata për zgjedhjet lokale të 14 majit nisi dje zyrtarisht dhe kampet janë në terren p&eu...
Gabriel Escobar dhe Yuri Kim TIRANË- Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor ka nisur...
Sali Berisha TIRANË- Kolona zanore që kryeministri Edi Rama zgjodhi të përdorte për zgjedhjet lokale ka tërhequr edhe vë...
Ilir Meta ELBASAN- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se varfëria në familjet e Elbasanit është e madh...
Edi Rama dhe slogani TIRANË- ‘Vetëm përpara, kurrë më mbrapa’ ishte slogani me të cilin Partia Socialiste nisi fu...
Roland Bejko TIRANË- Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko ka rrëfyer se i ka dërguar një mesa...
Ledi Shamku TIRANË- Gjuhëtarja Ledi Shamku ka komentuar ligjin për Akademinë e Shkencave. Në një intervistë që dh&e...
Ilir Beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka refuzuar mandatin e socialistit Benet Becit si deputet i Partisë Soc...