LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Milanoviç në Tiranë/ Presidenti i Kroacisë: Serbia nuk u ndëshkua për sulmin në veri! Begaj: Dënojmë ngjarjen në Banjskë

• Zoran Milanoviç, Presidenti i Kroacisë ndodhet në Shqipërinë me ftesë të Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj. • Milanoviç do të zhvillojë një vizitë dy ditore i shoqëruar nga zonja e parë e Kroacisë Sanja Musiç Milanoviç. • Së bashku me çiftin presidencial do të jetë i pranishëm dhe një delegacion zyrtar si pjesë e agjendës së takimeve. • Ai u prit me një ceremoni zyrtare nga presidenti Bajram Begaj. • Takimi bilateral do të ketë në fokus një takim mes dy presidentëve në Tiranë dhe një konferencë me gazetarët për çështjet e diskutimit. • Më pas, në 19 Tetor Milanoviç dhe Begaj do të udhëtojnë drejt Beratit për një vizitë zyrtare. •Gjatë konferencës Begaj kërkoi mbështetjen e Kroacisë për të dënuar sulmet e Serbisë në 24 Shtator në Banjskë. • Presidenti i Kroacisë Milanoviç bëri deklarata të forta në lidhje me Kosovën, sulmin e Serbisë në Banjskë dhe mbi integrimin e Shqipërisë. • Milanoviç kërkoi njohjen e Kosovës dhe kritikoi Vuçiç si përgjegjës për sulmin në veri të Kosovës. • Presidenti kroat theksoi se integrimi i Shqipërisë duhet të jetë sa më i shpejtë, pasi sipas tij ka 11 vite që vonohet.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

“Serbia s’u ndëshkua për sulmin në veri” Milanoviç “kritika” komunitetit ndërkombëtar për sulmin ndaj Kosovës

Milanoviç në Tiranë/ Presidenti i Kroacisë: Serbia nuk u
Zoran Milanovic dhe Bajram Begaj

TIRANË-Zoran Milanoviç, Presidentit i Kroacisë gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, shprehur kritika të forta ndaj komunitetit ndërkombëtar. Milanoviç nga ana tjetër tha se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka disa detyrime për tju përgjigjur Kroacisë.

Ai kërkoi të ushtrohet presion ndaj Vuçiç dhe tha se sanksionet nuk kanë vlerë. Serbia sipas tij ka shumë "mëkate" në histori nga ku "ka fakte se ajo është shkaktare që dikur është hapur dhe një luftë botërore."

Para dy javësh kam thënë që Serbia dhe Vuçiç na ka borxh një përgjigje, këtë e kam thënë edhe në Zagreb. Në dallim nga viti 1914 kur një i ri ka vrarë trashëgimtarin e frontit austro- hungarez dhe gruan e tij, nuk ka mundur të krijohej lidhja mes tij dhe bashkëpunëtorët në Serbi, dhe  ka shkaktuar një luftë botërore. Autori kishte një armë të kontrabanduar nga Serbia.

Sot kemi fakte dhe dëshmi, njerëz që i kanë përjetuar. Vuçiç nuk është përgjigjur ende. Por sanksionet nuk sjellin asgjë, që do sillnin ndryshimin e qëndrimit politik. Këto sanksione vetëm do i ndihmonin pushtetarët të mobilizojnë votuesit. Kur i them këto gjëra duket sikur po shkel veten në bisht. Vuçiç duhet të jetë nën presion për të na dhënë përgjigje. Prandaj mendoj që këto vendime nuk do i marrë Kroacia, por do t’i marrin të tjerët.“-tha Milanoviç.

2 VITE ME PARE

Milanoviç thirrje BE-së për pranimin e Shqipërisë: Keni 11 vite që e vononi këtë proces

Milanoviç në Tiranë/ Presidenti i Kroacisë: Serbia nuk u
Zoran Milanoviç

TIRANË-Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç në një konferencë të përbashkët me Presidentin Bajram Begaj tha se vendet e  Bashkimit Europian po tregohen të pasinqertë me Shqipërinë dhe Kosovën. Sipas Milanoviç edhe pse kanë kaluar 11 vite dhe Shqipëria ka ecur përpara, Europa prapë duket se ka pritoritete të tjera.

Nga ana tjetër Presidenti kroat bëri thirrje që ky proces të përshpejtohet, se jo vetëm është në të mirë të Shqipërisë por edhe të mbarë rajonit. 

"Në 20 vjet e më shumë jam dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë në shumë aspekte. Ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale të BE. Dua të them për herë të 10 diçka që ka thënë për herë të parë në vitin 2012 në kohën kur kryeministër ishte Berisha dhe rrethanat ishin të njëjta. Para 11 vjetësh, në 2012, Shqipëria kishte 3 vjet që ishte anëtare e NATO-s. Me BE tentonte të vazhdonte bisedat, por asgjë nuk ndodhte.

Ky absurd, duket që kemi një problem. Sikur një shtet që është mjaft i mirë i organizuar që të jetë anëtar i NATO-s, Shqipëria aty e ka vendin e saj. Jemi futur së bashku në këtë aleancë. Avancimi drejt një aleance tjetër, BE, e cila me shumë komplekse, aty Shqipëria nuk ka mundur të bëjë hapin e parë dhe as të ngrihet nga shtrati. Duket se aty diçka është e pasinqertë, po jo aq sa duhet. Kjo flet shumë për BE dhe për prioritetet tona.

Fakt është që janë në mes të vetmeve, kjo ka të bëjë me thirrjen për të pranuar Kosovën dhe kjo mua më tregon si fakt që e tërë Evropa e njeh, por nuk dëshiron ta përmend, kjo është e dëmshme për ne."-tha Milanoviç në fjalën e tij. 

2 VITE ME PARE

“Bëj thirrje të njihet Kosova” Milanoviç: Pengesat po bëhen më të fryra dhe më të vështira nga Europa

Milanoviç në Tiranë/ Presidenti i Kroacisë: Serbia nuk u
Zoran Milanoviç

TIRANË-Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, ndodhet sot në Shqipëri, ku dha një konferencë për shtyp me homologun Begaj. Milanoviç shprehu mbështetjen për çështjen e Kosovës dhe bëri thirrje për njohjen e saj.

Presidenti kroat dënoi sulmet e ndodhura në Banjskë dhe vuri theksin në përpshpejtimin e proceseve të rajonit në Bashkimin Europian.

Kjo ka të bëjë me thirrjen për të pranuar Kosovën. Dhe kjo mua me tregon se tërë Evropa e di por nuk dëshiron ta përmendë. Më duket sikur këto pengesa bëhen më të fryra më të vështira. Shumë pak gjëra janë duke u bërë për t’u duruar. Dhe shumë pak gjëra janë bërë për ta ndryshuar. Shqipëria nuk e di se çfarë tjetër do mund të bënte nga ajo çfarë ka bërë Shqipëria tani, të mbetet aty ku është dhe të mos e kalojë linjën e dinjitetit dhe vetërespektit të duhur, dhe të jetë një vend sa më bashkëpunues. “-tha Milanoviç.

2 VITE ME PARE

Diskutime me Milanoviç për Kosovën/ Begaj: Dënuam ngjarjet dramatike të ndodhura në Banjskë

Milanoviç në Tiranë/ Presidenti i Kroacisë: Serbia nuk u
Bajram Begaj dhe Zoran Milanovic

TIRANË-Bajram Begaj Presidenti i Shqipërisë ka mbajtur bashkë me homologun e tij kroat Zoran Milanoviç një konferencë për mediat. Gjatë konferencës Begaj u shpreh se "diskutimi i tyre u përfshi në disa pika me rëndësi, nga trajtimi i minoriteteve, çështja e Kosovës dhe aktet terroriste e ndodhura së fundmi". 

Begaj theksoi gjatë takimit nevojën e mbështetjes së Kroacisë për Kosovën pas sulmeve të 24 Shatorit të ndodhur në Banjskë. Presidenti gjatë takimit ka nënvizuar nevojën që BE të rrisë presionin për përfundimin e hetimeve lidhur me ngjarjen.

Lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut vlerësova se Shqipëria dhe Kroacia kanë një rekord shumë të mirë. Sa i përket trajtimit të minoriteteve një model që duhet ndjekur edhe nga vende të tjera të rajonit. E njoha presidentin Milanoviç me problematikat me të cilat përballet komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës. Sigurisht një vëmendje i kushtuam zhvillimeve rajonale.

Dënuam ngjarjet dramatike në veriun e Kosovës dhe sulmin terrorist kriminal ndaj policisë në Banjskë më 24 shtator. I shpreha shqetësimin lidhur me përgatitjet dhe armatimit ushtarak të përdorur nga grupi terrorist. Nën vizova nevojën e rritjes së presionit nga ana e BE për përfundimin e hetimeve dhe nxjerrjen e përgjegjësve. Nënvizova se pasaktëve të fundit të Hamasit ndaj izraelit bëhet më e domosdoshme që BE dhe NATO të dekurajojnë qasjen provokative të Serbisë ndaj Kosovës. E vlerësova qëndrimin e Kroacisë ndaj Kosovës.

Ndamë mendimin se dialogu mbetet e vetmja rrugë deri në njohjen reciproke. Që prej sulmit në Banjskë gjërat nuk janë më si më parë, ndaj duhet të ketë një qasje të re.”, tha Begaj në konferencën e përbashkët me Milanoviç.

2 VITE ME PARE

Presidenti kroat mbërrin në Shqipëri, pritet me ceremoni nga Begaj

Milanoviç në Tiranë/ Presidenti i Kroacisë: Serbia nuk u
Begaj dhe Milanovic

TIRANË- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka mbërritur në Tiranë, ndërsa është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu i tij shqiptar Bajram Begaj. Kreu i shtetit kroat është shoqëruar nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar. 

Agjenda e plotë

10:30-10:45 – Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç i shoqëruar nga delagacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç.
10:50-11:10 -Takimi tete-à-tête mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.
11:15-12:00 – Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Presidentët Begaj-Milanoviç.
12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.

zoran milanovic ne tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj