LIVE UPDATES
Politike

"Presim që qeveria të krijohet sipas afateve kushtetuese"/ Limaj për krijimin e qeverisë: S’kemi marrëveshje, por do ta japim kontributin tonë

Votat e tre përfaqësuesve të Nismës Socialdemokrate mund të jenë kyçe për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, votim në të cilin PDK-ja ka thënë se s'do të marrë pjesë.

14 Prill 2025, 14:58 Nga E. D
"Presim që qeveria të krijohet sipas afateve kushtetuese"/
Fatmir Limaj

KOSOVË- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha partia e tij është e gatshme të punojë për krijimin e institucioneve, megjithëse theksoi se ende nuk ka marrëveshje me asnjë parti politike.

“Ne do të japim kontributin tonë. Ne presim që qeveria të krijohet sipas afateve kushtetuese. Ne do ta luajmë rolin tonë në krijimin e këtyre institucioneve, për aq sa neve na takon dhe këtu përfundon detyra jonë kushtetuese”, tha Limaj.

Votat e tre përfaqësuesve të Nismës Socialdemokrate mund të jenë kyçe për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, votim në të cilin PDK-ja ka thënë se s'do të marrë pjesë.

LVV-ja, që ka fituar 48 ulëse në Kuvend, e ka të drejtën që të propozojë kryeparlamentarin. Seanca konstituive, e caktuar për të martën, konsiderohet e përmbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët, e deputetët e rinj të kenë bërë betimin.

Për votimin e kryetarit kërkohen 61 vota. Vetëm pas kësaj, LVV-ja do të mund të vazhdojë me përpjekjet për të formuar Qeverinë e re, për të cilën po ashtu kërkohen 61 vota. Limaj tha se është i gatshëm të takohet dhe bisedojë me këdo nga partitë e tjera politike, përfshirë partitë opozitare.

“NISMA është e gatshme dhe do të punojë fort që Kosova t’i fitojë institucionet.
Çka do të ndodhë, do ta shohim nesër”, shtoi Limaj.

Ai tha se Kosovën tani e presin shumë sfida dhe është e rëndësishme që institucionet të krijohen për t’i ofruar vendit një mundësi më të madhe Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe politik.

Më herët, Kurti kishte thënë se mëton që brenda një dite të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria. Megjithatë, më herët gjatë së hënës, ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi për gazetarët se nuk është optimist që të martën do të votohet për Qeverinë e re të Kosovës.

LVV-ja ka thënë më herët se preferon një ekzekutiv me partitë nga komunitetet joserbe, por së fundi ka pranuar se i duhet bashkëpunimi edhe me një parti shqiptare. AAK-ja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur kundër bashkëpunimit me LVV-në për Qeverinë. Por, Nisma nuk i ka vendosur vija të kuqe, ndërkaq nga PDK-ja kanë thënë se ndonëse nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, preferon një ekzekutiv pa LVV-në.

Megjithatë, Kurti nuk e ka mbështetjen e plotë edhe të partive joserbe që tradicionalisht kanë mbështetur Qeverinë. Disa nga partitë joserbe, që kanë dhjetë ulëse në Kuvend, kanë paraqitur kërkesa në këmbim të votës së tyre për qeverinë.

Nëse LVV-ja dështon të formojë Qeverinë, atëherë është në dorën e presidentes, Vjosa Osmani, që të mandatojë një subjekt politik që dëshmon se i ka numrat. Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dytë në zgjedhje me 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 20 ulëse dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë tetë deputetë.

PDK-ja ka thënë se është e gatshme ta marrë këtë përgjegjësi. LDK-ja, me 20 ulëse, ka vendosur kusht për bashkëpunimin me partitë opozitare. Kushti është marrja e postit të kryeministrit, por PDK-ja ka thënë se ky post i takon asaj. AAK-ja, ndërkaq, nuk ka vendosur asnjë kusht për një koalicion të mundshëm të partive opozitare./REL

fatmir limaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj