LIVE UPDATES
Politike

Primaret në PD/ Salvador Kaçaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Lezhës

Duke folur nga selia e PD Kaçaj tha se kishte marrë këtë vendim pasi sipas tij ka ardhur momenti që bashkia t'u kthehet qytetarëve. Ai shprehet se Lezha ka një potencial të madh për zhvillimin e turizmit dhe jo vetëm dhe shtoi se ai ka eksperiencën e duhur për ta bërë këtë.

11 Nëntor 2022, 14:13 Nga e.k
Primaret në PD/ Salvador Kaçaj shpall kandidaturën për
Salvadot Kaçaj

TIRANË- Ish-kryetari i komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj ka shpallur ditën e sotme kandidaturën e tij për të marrë pjesë në procesin e primareve nga ku do të dalë dhe emri i opozitës për kandidatin e bashkisë së Lezhës. Duke folur nga selia e PD Kaçaj tha se kishte marrë këtë vendim pasi sipas tij ka ardhur momenti që bashkia t'u kthehet qytetarëve. Ai shprehet se Lezha ka një potencial të madh për zhvillimin e turizmit dhe jo vetëm dhe shtoi se ai ka eksperiencën e duhur për ta bërë këtë. Deri më tani Salvador Kaçaj është kandidati i vetëm për primaret në bashkinë e Lezhës.

"Qyteti jone i Lezhes ka nevoje per nje kontribut te jashtezakonshem, jo vetem ne administrimin e pushtetit lokal por edhe ne sport. Me ekipin e Beselidhjes sone te dashur, une hodha hapat e para ne futboll, fitova shume experience, per te arritur deri tek Kombetarja e Shqiperise me ballafaqime shume te rendesishme ne arenen nderkombetare. Ngjyrat e Beselishjes jane ende mbi supet dhe ne zemren time si nje embleme triumfale", tha Kaçaj

DEKLARATA E PLOTË:

Të nderuar lezhjanë e lezhjane, demokratë dhe demokrate. Une Salvador Pretash Kaçaj deklaroj kandidaturën time për zgjedhjet PRIMARE në Partinë Demokratike të Shqipërise për Bashkinë Lezhë. Duke vleresuar dhe njohur shumë mirë komunitetin, anetarët e Partisë Demokratike, simpatizantët e kësaj forcë politike dhe vullnetin për ndryshim në qytetin tim të Lezhës, mendoj se ka kaluar koha për t'ia kthyer drejtimin e Bashkisë sonë, të grabitur nga Rilindasit, Edi Rama dhe Pjerin Ndreu, PD dhe demokratëve, aq të shumtë në numër e të fortë në zemër. Për të kërkuar votat tuaja në PRIMARET historike, realizuar nga Partia Demokratike une bazohem në një pafundësi arsyesh, që më lidhin me qytetin tonë të Lezhës.

1. Eksperienca ime 4 vjecare ne drejtimin e Komunes se Shengjinit.
Te gjithe lezhjanet e dine se me nje pune kolosale ne arritem ta kthejme Shengjinin ne perle te turizmit bregdetar, jo vetem per shqiptaret e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise se Veriut dhe Malit te Zi por per mbare Europen.
Në Shengjinin e rinovuar te Lezhes, pervec turizmit, ne gdhendem me kembengulje traditat dhe historine kulturore te treves lezhjane, duke zgjuar interesim nderkombetar per viset tona te vendlindjes.
2. Lezha eshte gjithcksa per mua. Ne kete qytet u linda, kalova femijerine dhe rinine. Ne cdo rruge, lagje dhe gur, kam kujtimet e mia te pashlyera. Aty kam emocionet e gjalla dhe pjesen me te bukur te jetes time. Ne Lezhe une kam shoqerine dhe miqesine e vertete qe buron prej gati gjysme shekulli me elementet me te bukur njerezor.
3. Me deformimet që po vuan qyteti yne ne keto vite te Rilindjes, me Bashki te vjedhur politikisht dhe te drejtuar keq, perla e veriut te Shqiperise, nepermjet administrimit serioz duhet te ndryshoje gjithcka.
Ky ndryshim fillon qe nga punesimi, rritja e te ardhurave, stimulimi i prodhimit, infrastruktura, sistemi arsimor dhe shendetesor, ndihma per pensionistet dhe familjet ne nevoje, e deri tek lidhjet me jashte nepermjet binjakezimit e bashkepunimit.
Ne jemi qytet – port i rëndësishëm, por i nenvleresuar, i lene ne harrese qellimisht nga politikat antikombetare te Qeverise Rama. Qeveria e majte, edhe pse ka gllaberuar te gjitha pushtetet, nuk ka folur asnjehere per portin e Shengjinit. Ne ligjeratat dhe programet e saj kane dominuar porti i Durresit, Vlores dhe Sarandes, natyrisht per perfitime te caktuara politike dhe ekonomike. Rama kurre nuk e permendi portin e Shengjinit, duke e lene ate ne degradim e keshtu duke lene Lezhen ne mjerim.
Nje prove me shume e urrejties se tij per veriun, per Lezhen dhe Lezhjanet.
4. Mungesa e vemendjes ndaj Lezhes dhe keqmenaxhimi i rilindjes ne keto vite te pushtetit totalitar, ka sjelle largimin e mijera njerezve, kryesisht te rinj. Pushteti Vendor, i orientuar mire politikisht dhe i investuar sakte ekonomikisht, eshte rruga per te permiresuar plagen me te rende kombetare sot, Hemorragjine Njerezore. Ne demokrateve na lind detyra ta ndalojme kete fenomen te tmerrshem.
5. Qyteti jone i Lezhes ka nevoje per nje kontribut te jashtezakonshem, jo vetem ne administrimin e pushtetit lokal por edhe ne sport. Me ekipin e Beselidhjes sone te dashur, une hodha hapat e para ne futboll, fitova shume experience, per te arritur deri tek Kombetarja e Shqiperise me ballafaqime shume te rendesishme ne arenen nderkombetare. Ngjyrat e Beselishjes jane ende mbi supet dhe ne zemren time si nje embleme triumfale.
Kete mundesi qe une e pata, duhet ta kete cdo i ri apo e re, qe ka endërr sportin.
Ju kerkoj te gjithe demokrateve dhe simpatizanteve, qe do jene pjese e kesaj mundesie te jashtezakonshme te primareve, per te me dhene mundesine te kthej borxhin qe kam te Lezha dhe cdo qytetar i saj. Ju faleminderit

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz shpalli kandidimin për Primaret e PD. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Fierit deri më tani kanë shpallur kandidaturën Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj. Ndërkohë për bashkinë e Peqinit ka paraqitur kandidaturën e tij Mustafa Pashja. Ndërkohë ditën e djeshme Spiro Vaso shpalli kandidaturën e tij për bashkinë e Sarandës.

salvador kacaj primaret ne pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj