LIVE UPDATES
Politike

Probleme në sistemin e drejtësisë/ Metani: Nuk është vetëm përgjegjësi e magjistratëve

Metani foli për problemet me të cilat përballet sistemi i drejtësisë, duke theksuar se nëse ka mangësi në aspektin e integritetit, pavarësisë apo efikasitetit, kjo nuk është vetëm përgjegjësi e magjistratëve.

15 Korrik 2024, 16:51 Nga I.A
Probleme në sistemin e drejtësisë/ Metani: Nuk është
Artur Metani

TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka raportuar punën e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2023. Metani foli për problemet me të cilat përballet sistemi i drejtësisë, duke theksuar se nëse ka mangësi në aspektin e integritetit, pavarësisë apo efikasitetit, kjo nuk është vetëm përgjegjësi e magjistratëve. Metani tha se Zyra e ILD ka evidentuar vazhdimisht shkelje nga ana e magjistratëve dhe se ky model pune do vijojë. Po ashtu Metani theksoi se ka persona të jashtëm që përpiqen të komentojnë vendimet gjyqësore apo edhe t’i anatemojnë.

Pjesë nga fjala e Metanit:

Natyrisht, sfida e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë mbetet balancimi dhe gjendja e një ekuilibri të drejtë, përmes identifikimit dhe vlerësimit nga njëra anë, te përgjegjësisë personale të magjistratëve dhe nga ana tjetër, te kushteve apo ngarkesës së jashtëzakonshme të punës së tyre, për shkak të mungesës së burimeve njerëzore, infrastrukturës apo numrit të ulët të tyre në sistem. Edhe në këtë rast, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përpjekur të orientojë gjykatat apo zyrat e prokurorive me kriteret që duhen ndjekur, në raport me këto problematika apo vështirësi.

Por nga ana tjetër, koha ka qenë e konsiderueshme dhe e mjaftueshme, për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, si dhe bërjen tyre funksionale. Gjithashtu, i gjithë sistemi gjyqësor është riorganizuar në kuadër të Hartës së Re Gjyqësore, duke sjellë edhe sfida, derisa sistemi i drejtësisë të gjejë balancën dhe standardin e duhur. Nuk duhet harruar, se gjatë këtyre viteve kemi qenë përpara aplikimit të një legjislacioni të ri, si material dhe procedural, ashtu dhe në raport me organizimin dhe funksionimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë. Padyshim, edhe zbatimi i këtij kuadri të ri ligjor, ka sjellë dhe debatet e veta profesionale, të reflektuara këto në praktika të ndryshme administrative apo jurisprudencë.

Patjetër ka patur raste edhe të  komentimit të vendimeve gjyqësore, kritika ndaj tyre, madje dhe deri në anatemimin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve apo të magjistratëve nominalisht. Edhe nga opinioni publik. Edhe nga politika. Nuk është e lehtë për magjistratët, por vlerësoj se ky është një proces dhe një sfidë që duhet të përballohet nga ana e tyre, pasi në këtë rast duhet të prevalojë e drejta e publikut mbi mbikëqyrjen e punës së tyre, pse jo edhe angazhimin në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin e administrimit të drejtësisë. Ajo që duhet thënë është se niveli shpeshherë i tejkaluar i kritikës ndaj punës së tyre, nuk i prek dhe as nuk i ul aspak garancitë që Kushtetuta ka dhënë për pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve, në punën e diskrecionin e vendimmarrjes së tyre.

Për hir të së vërtetës, duhet thënë se të gjitha këto janë vështirësi, për të cilat qytetarët kanë treguar mirëkuptim maksimal dhe përtej të zakonshmes. Dhe përveç pritshmërive dhe besimit të lartë të publikut, mirëkuptimi i treguar deri tani është një tjetër përgjegjësi, e cila bie në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi organet e sistemit të drejtësisë. Dhe në këtë kuadër, sfida e organeve të reja të drejtësisë sot, mbetet pikërisht ruajtja e ekuilibrit ndërmjet pritshmërive, besimit dhe mirëkuptimit të publikut dhe faktorëve të tjerë në shoqëri, në raport me mundësinë reale te organeve të drejtësisë sot, për të ofruar përfundimisht një sistem drejtësie me integritet, të pavarur, efiçent dhe të përgjegjshëm.

Nëse sistemi i drejtësisë përballet me mangësi apo problematika në kuadër të integritetit, pavarësisë apo efiçencës, kjo nuk është përgjegjësi, vetëm e magjistratëve. Këto problematika kërkojnë një adresim të qartë dhe zgjidhje të kujdesshme, në aspekt sistemik dhe nuk mund të adresohen vetëm nëpërmjet sistemit të përgjegjësisë së magjistratëve, siç pretendohet vazhdimisht, mbi rolin dhe funksionet e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Dua ta theksoj se që nga momenti i krijimit, e deri në ditët e sotme, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka luajtur një rol proaktiv, në lidhje me identifikimin dhe hetimin e shkeljeve disiplinore të kryera nga ana e magjistratëve. Dhe ky model pune do të vijojë edhe në vazhdim dhe gjithmonë, por gjithnjë duke respektuar parimet e një procesi të rregullt ligjor dhe mbështetur mbi një gur themeli të rëndësishëm të shtetit të së drejtës dhe demokracisë së një vendi, siç është ai i pavarësisë së sistemit gjyqësor.

Këto standarde pune të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë konfirmuar edhe gjatë vitit 2023 nga organet kompetente për shqyrtimin e tyre. Kështu, nga 1622 vendime të marra nga ILD për arkivim e mbyllje hetimi disiplinor, janë ankimuar vetëm 70 vendime arkivimi, ose shprehur në përqindje, janë ankimuar 4.3% e vendimeve të arkivimit. Ndërsa për 9 vendime për mbyllje të hetimit disiplinor, nuk ka patur asnjë ankesë. Nga të gjitha ankimet e paraqitura ndaj vendimeve të ILD-së gjatë vitit 2023, rezultojnë 0 vendime të kthyera për shqyrtim, një rezultat që mbetet i pandryshueshëm, prej vitit të parë të punës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, pasi në të gjitha rastet, Këshillat apo KPA, kanë vendosur refuzimin si të pabazuar, të ankimit të paraqitur nga ankuesit ndaj vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, e për pasojë asnjë prej vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, nuk është cënuar.

Siç u evidentua edhe me sipër, sistemi i drejtësisë sot ka probleme. Në këtë kuadër, për të adresuar këtë fazë zhvillimi dhe problematikat e sistemit sot, në këndvështrimin tim personal, duhet të mbajmë në konsideratë faktin, si dhe duhet të kuptojmë qartë, se reforma në drejtësi është një sipërmarrje dhe angazhim shumë i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare. Zbatimi i reformës në drejtësi është patjetër detyrë e institucioneve të drejtësisë. Por një proces kaq i thellë, i gjatë dhe kompleks, në kuptim të vlerave shoqërore dhe politike, që kjo reformë synon të kultivojë në shoqërinë shqiptare, kërkon domosdoshmërisht angazhimin e sistemit politik dhe institucional, si dhe të shoqërisë shqiptare në tërësi.

artur metani seance plenare 15 korrik 2024

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj