LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa Ballkanin Perëndimor, BE nuk është e plotë. Rama sulmon Anglinë

• Kryeministri Rama dhe liderët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar sot tre marrëveshje në Berlin me kancelarin e Gjermani Olaf Scholz dhe Ursula von der Leyen. Marrëveshjet parashikojnë parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e licensace për mjekët, dentistët dhe arkitektët. • Në takimin e zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit, u konfimua dhënia e 1 miliard eurove ndihmë për Ballkanin Perëndimor. Fondet do të jepen në formën e granteve, 500 milionë euro për familjet dhe bizneset, ndërsa 500 të tjera për investime në infrastrukturën energjetike. Scholz dhe Von Der Leyen shprehën sërish mbështetjen për rajonin dhe kërkuan të avancohej me reformat e nënshkrimin e marrëveshjeve. Vetë Kryeministri Rama u shpreh se nuk do të ndalen, pavarësisht se nuk shohin ‘lëshime’ nga Berlini. • Scholz kërkoi që të avancohej edhe me marrëdhënien mes Serbisë e Kosovës, ndërsa Rama u ndal tek emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe. Ai komentoi retorikën e britanikëve për emigrantët shqiptarë. Kreu i qeverisë mori si shembull Gjermaninë, ku tha se nuk ka dëgjuar asnjë politikan gjerman që të flasë me atë gjuhë për shqiptarët, apo që t’i cilësojë si kriminelë. Madje me ironi tha se britanikët duhet që të shkojnë në Gjermani për të marrë mësime sesi duhen trajtuar emigrantët.

19 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Po na pushtojnë shqiptarët'/ Rama nuk u ndahet, sulmon sërish Anglinë: Britmë nga çmendina, të vijnë në Gjermani dhe të ndeqin problemet

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Edi Rama

BERLIN- Kryeministri Edi Rama nga Gjermania ka reaguar sërish për retorikën e britanikëve për emigrantët shqiptarë. Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë mori si shembull Gjermaninë, ku tha se nuk ka dëgjuar asnjë politikan gjerman që të flasë me atë gjuhë për shqiptarët, apo që t’i cilësojë si kriminelë. Madje me ironi tha se britanikët duhet që të shkojnë në Gjermani për të marrë mësime sesi duhen trajtuar emigrantët. 

"Njerëz nga Shqipëria shkuan dhe nuk dëgjova asnjë politikan gjerman të flasë për pushtim. Nuk dëgjova asnjë politikan që të thotë që shqiptarët janë kriminelë. Por pashë një qeveri trajtoi çështjen me respekt duke e radhitur në vendet e origjinës së sigurt dhe duke i dhënë fund trazisë së atij momenti në mënyrën më dinjitoze dhe perfekte. Në vend që të ndizej një politikë gangsterësh, përfaqësuesit britanikë duhet të vijnë në Gjermani dhe të ndeqin problemet e tyre. Qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë janë të ligjshëm. Nëse ka probleme në kanal le të përgjigjen e ta zgjidhin. Ne jemi të lumtur që të bashkëpunojmë. Por nuk e pranojmë këtë retorikë. Janë 140 mijë persona. Këta persona Gjermania është numër që nuk e llogariste fare si të lartë. Kur vjen puna për kriminelët shifrat flasin për më pak se 1%. Të shënjestros një komunitet nuk tingëllon si diçka britanike por si një britmë nga një çmendinë,"-tha Edi Rama.

3 VITE ME PARE

Ikja e mjekëve në Gjermani, Scholz: Është e thjeshtë për të rinjtë që të punojnë në një vend tjetër, më pas të kthehen në vendin e tyre

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Pamje nga konferenca

BERLIN- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka komentuar largimin e mjekëve shqiptare drejt Gjermanisë. Në një konferencë për shtyp, Scholz tha se është normale që të gjithë vendet, të rinjtë të ikin dhe të kthehen më vonë për të kontribuuar për vendin e tyre. Por shtoi se fenomeni luftohej duke investuar në vend. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

PYETJE: Mjekët në Gjermani, a ka një mënyrë për të marrë diçka mbrapsht?

Scholz: Sa i përket lirisë së lëvizjes ëhstë një nga avantazhet më të mëdha të BE. Duhet të pranohet një koncept për njerëzit. Nuk ka të bëjë në lëvizjen në disa vende. Është e thjeshtë për të rinjtë që të punojnë në një vend tjetër dhe më pas të kthehen në vendin e tyre. Lëvizja e lirë për qëllim punësimin është një e mirë. Rrjedhja e trurit është problem dhe shihni që shumica e tyre kthehen më vonë. Do të shihni edhe shumë gjermanë që ikin të punojnë,ndonjëherë kthehen dhe ndonjëherë jo. Përgjigjia e vetme që të mbajmë njerëzit në vende është shpresa.

Von der Leyen: Sa më pranë i afrohemi anëtarësimit, aq më pak është ky efekt. Kjo kërkon kohë për familjet që në Ballkan. Ka shembuj të mirë që ka marrëveshje për mjekët që të bëjnë shkëmbim dhe të kthehen është diçka që mund të mësojmë. 

3 VITE ME PARE

"Tregu i përbashkët rajonal tashmë një realitet", Michel përgëzon firmosjen e 3 marrëveshjeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Lideret e BE dhe Ballkanit

GJERMANI- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka përgëzuar liderët e Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tre marrëveshjeve.

Në një postim në Twitter, Michel shkruan se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të llogarisin mbështetjen e plotë të BE në sektorin e energjisë.

"Përgëzoj liderët e Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tre marrëveshjeve rajonale mbi lëvizshmërinë sot që do të ndihmojnë në kthimin e tregut të përbashkët rajonal në realitet. Ballkani Perëndimor gjithashtu mund të llogarisë në mbështetjen e BE-së në sektorin e energjisë dhe me përforcimin e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve hibride."- shkruan Michel.

Ditën e sotme, në Berlin po mbahet Samiti i Berlinit. Në kancelarinë Federale, kancelari Olaf Scholz ka pritur që në orën 09:00, kryeministrin Edi Rama dhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Liderët do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Scholz u shpreh se qytetarët e Ballkanit duhet të kenë besim tek Europa, ndërsa theksoi se BE është e plotë vetëm më Ballkanin Perëndimor. Në Samit pjesmarrës janë edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, si edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. 

3 VITE ME PARE

Rama jep lajmin: Samiti i radhës i Berlinit, do mbahet në Tiranë! Von der Leyen s'erdhi me fjalë të bukura

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Edi Rama, Olaf Scholz dhe Ursula Von der Leyen

TIRANË- Kryeministri Rama tha nga Brukseli sot se procesi i Berlinit e ka bërë rajonin më të bashkuar. Ai tha se firmosja e 3 marrëveshjeve sot është një lajm shumë i mirë, por gjithashtu shtoi se herën e ardhshme që do të mbahej Samiti, mikpritëse do të ishte Shqipëria, ndryshe nga Berlini ku u mblodhën sot. 

“Do të shfrytëzojmë çdo lloj mundësie që të jemi sa më pranë. Të gjithë nga rajoni ishin të kënaqur që ishin këtu sot. 8 vite pasi nisi procesi i Berlinit. Angela Merkel kishte të drejtë kur tha se nëse kemi një Ballkan të bashkuar, sekreti publik është procesi i Berlinit. Kur erdhëm për të herë të parë nuk ishim takuar për shekuj, kurse tani është ndryshe. Falenderoj Scholz për mikpritjen dhe bukën e shkëlqyer gjermane. Por edhe që më besoi se samiti i ardhshëm i Berlinit do të jetë në Tiranë. Tani do të shohim ecurinë në një samit tjetër. E ndjejmë që nuk jemi lënë mënjanë dhe nuk jemi vetëm. Pak ditë më parë, Von der Leyen. Nuk solli me vete vetëm fjalë të bukura, por mbështetje të rëndësishme financiare për ta filluar dhe që nuk është e fundit. Është dhe ka lidhje me një ndërlidhje të rajonit me Europën dhe të Europës me rajonin. Sot ne po përballemi me sigurinë kibernetike. Duam t'i shohim gjërat që ecin në drejtimin e duhur,"-tha Rama ndër të tjera.

3 VITE ME PARE

Von Der Leyen: KE jep 1 mld euro mbështetje për Ballkanin Perëndimor, 500 mln euro në janar

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Ursula Von Der Leyen

BERLIN- Presidentja e Këshillit Europian, Ursula Von Der Leyen ka deklaruar se KE do të japë një paketë ndihme prej 1 miliard euro për Ballkanin Perëndimor. Gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin Olaf Scholz dhe kryeministrin Edi Rama, Presidentja e KE tha se kjo paketë do të miratohet në muajin dhjetor dhe do të vihet në dispozicion në janar. 

'Synimi ynë është shumë i qartë për të sjellë partnerët sa më pranë të jetë e mundur. Komisioni e ka vendosur sërish në tryezë e kemi bërë marrëveshje për një metodikë të re zgjerimi. Më pas kemi hedhur në tryezë një plan të konsiderueshëm prej 30 miliardë investime ekonomike. Patëm konferencën e parë ndërqeveritare me Malin e Zi  dhe këtë vit jemi të lumtur që do e zhvillojmë me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ky përparim erdhi për shkak të progresit që bënë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në procesin e Berlinit objektivi është që të zhvillohet integrimi ynë ekonomik. Ne e dimë që investimet tona në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për paqen e prosperitetin e Evropës.  Siç tha kancelari jemi të përbashkët sa i përket asnjanësisë klimatike deri në 2030, është e rëndësishme të sinkronizojmë hapat tona e të mbajmë nën kontroll çmimet. Kjo krizë e pashembullt kërkon hapa të pashembullt dhe kam kënaqësinë që Komisioni do të japë 1 mld euro në grante si një mbështetje e menjëhershme financiare. Kjo do të miratohet në dhjetor e do të vihet në dispozicion në janar. Do të ndahen në dy pjesë ku 500-shja e dytë do të vendoset në dispozicion për infrastrukturën energjike. Përveç kësaj do të forcojmë lehtësinë e furnizimit, që në momentin kur dikush të jetë me probleme të marrë solidaritetin tonë të menjëhershëm. Integrimi rajonal është zhvillimi i tregut të përbashkët, hap themelor.'- u shpreh ajo.

3 VITE ME PARE

Procesi i Berlinit, Scholz: Këto 3 marrëveshje do përmirësojnë jetën në rajon

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Olaf Scholz

BERLIN- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz vlerësoi seriozitietin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tri marrëveshjeve. Kancelari theksoi se ky bashkëpunim na mban më të fortë dhe të bashkuar. Në një konferencë për mediat pas takimit dhe nënshtrimit të marrëveshjeve, Scholz theksoi gjithashtu mbështetjen e madhe të Gjermanisë por dhe të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. 

"Këto 3 marrëveshje do përmirësojnë jetën në rajon. Sa i përket fushës energjitike është rëndë dakord që të punohet edhe më shumë. Edhe gjithashtu t'i ndihmojmë për krizën e energjitikës. Gjermania do të japë hua deri në 200 milonë për të ngushtuar tranzicionin dhe energjinë e gjelbër. Që në 2014 procesi i Berlinit ka dhënë një kontribut vërtet të frytshëm te njerëzit, kjo është fakt. Flitet për rrugë të reja, marrëdhënie të reja. Këto marrëveshje, për diplomat, kartat e ID dhe njohjen e kualifikimeve të tri profesioneve e bëjnë bashkë rajonin. Sa i përket energjisë një marrëveshje shumë e rëndësishme është nënshkruar për të punuar më ngushtë në mënyrë që të arrihet synimi për vitin 2030. Ne dhe anëtarët e tjerë do të mbështetim me çdo kusht përballimin me krizën e energjtike. Gjermania do të mbështesë përmes bankës së saj me hua deri në 200 milionë në periudhën afatmesme për të mbështetur energjinë e gjelbër deri në vlerën 1 miliardë euro. Për këto duhet të punojmë të gjthë së bashku,"- tha Scholz.

3 VITE ME PARE

Samiti në Berlin, Von der Leyen nxjerr foton: Jam e lumtur t’i shoh liderët e Ballkanit bashkë

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Ursula von der Leyen dhe liderët e Ballkanit

BERLIN- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas mbajtjes së Samitit në Berlin. Duke nxjerrë në rrjetet e saj sociale një foto me të gjithë të pranishmit e sotëm, Von der Leyen shkruan se është e lumtur t’i shohë liderët e Ballkanit Perëndimor në Berlin.

“Më vjen mirë të shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës sime në rajon. Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik. Duke filluar me energjinë. Paketa jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike,” -shkruan Von der Leyen në postimin e saj.

3 VITE ME PARE

Procesi i Berlinit, firmosen marrëveshjet nga krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Pamje nga marrëveshja e nënshkruar

BERLIN- 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë firmosur këtë të enjte 3 marrëveshje të ndryshme si pjesë e samitit të “Procesit të Berlinit”. Bëhet fjalë për marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

MARRËVESHJET E NËNSHKRUARA

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Pamje nga marrëveshja e nënshkruar

-Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor: Pas nënshkrimit, mund të lëvizet vetëm me karta identiteti brenda rajonit. Aktualisht Shqipëria e ka këtë marrëveshje vetëm me 3 vendet që bëjnë pjesë në Ballkanin e Hapur, por tashmë kjo lëvizje do të mundësohet vetëm me karta identiteti edhe në 3 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

-Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor

-Punësimi i profesioneve të lira: Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore. Marrëveshja e tretë ka bëjë me profesionet që janë kategorizuar si profesione të lira. Pas marrëveshjes, kjo kategori profesionistësh do të mund të punësohet lehtësisht në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Falë marrëveshjes tani të diplomuarit nuk do të kenë nevojë të paguajnë më tarifa prej 200 deri 500 euro për njohjen reciproke të diplomave.

3 VITE ME PARE

"O Abaz!"/ Rama dhe Kurti 'meken' së qeshuri, ngacmojnë me fjalë kryeministrin e Malit të Zi (VD)

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Edi Rama

BERLIN- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama janë ulur krah njëri-tjetrit në tryezën e rrumbullakët ku edhe po zhvillohet samiti i Procesit të Berlinit. Megjithatë, sot atje nuk janë të vetmit shqiptarë, pasi edhe sot nuk mungon homologu i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Para nisjes së takimit, kur të gjithë po takoheshin, Rama i thërriti shqiptarit tjetër, e pas e ndoqi edhe Kurti.

Nga vendi i thërritën: O Abaz!, ndërsa filluan që të qeshnin me njëri-tjetrin pa u shqetësuar.

Mesa duket edhe Abazoviç e ka pritur mirë batutën e tyre, pasi në sfond dëgjon të qeshura.

3 VITE ME PARE

Brnabiç injoron Albin Kurtin në procesin e Berlinit, i jep dorën vetëm Ramës, kryeministri qesh (VIDEO)

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Edi Rama dhe Ana Brnabiç

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Edi Rama janë ulur bashkë më tryezën ku po diskutohet për Procesin e Berlinit, ku edhe janë takuar me homologët e tyre. Por jo të gjithë. Kurti hyri në sallën ku po mbahet ky samit dhe u ul pranë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. E në një moment, Ramës i shkon pranë për ta takuar homologia e tij serbe, Ana Brnabiç, e cila eci përreth tavolinës së rrumbullakët dhe i dha dorën Ramës, por jo Albin Kurtit. 


Pasi u përshëndet me presidentin e Këshillit të Europës, Charles Michel, Brnabiç e preku në sup Ramën, i cili se kishte mendjen fare dhe i dha dorën, ndërkohë që Kurtin e injoroi tërësisht. Pasi ajo iku, Rama nisi dhe po qeshte me kryeministrin Kurti, me siguri duke komentuar largimin dhe injorimin e serbes. Por nuk dallohet dot se çfarë po komentojnë. 

3 VITE ME PARE

Kurti në Procesit të Berlinit, hyn me dokumente në dorë, shkon dhe ulet pranë Ramës (SHKEMBEJNË BUZËQESHJE)

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Pamje nga takimi në Berlin

BERLIN- Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Kurti u fut në sallën ku po mbahet takimi me duart plot me dokumente. I qeshur, kryeministri Kurti shkoi edhe u ul pranë homologut të tij, kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili me priti me buzëqeshje gjithashtu. 

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Pamje nga takimi në Berlin

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet që t’i nënshkruajnë tri marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe njohjen dhe kualifikimet për profesionistët. Ndërsa, Kurti do të takohet me kancelarin gjerman Scholz, të cilit do t'i bëjë me dije se përshtypjet e tij për propozimin franko-gjerman rreth një marrëveshje që synohet të arrihet me Serbinë.

3 VITE ME PARE

Nis punimet Samiti i Procesit të Berlinit, zbardhet axhenda, konferenca Scholz-Von der Leyen-Rama në mesditë (TEMAT)

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Foto ilustruese

GJERMANI- Është zbardhur axhenda e Samitit të Procesit të Berlinit, që ka nisur punimet paraditen e të enjtes. Fjala hapëse i takoi kancelarit gjerman Olaf Scholz. Liderët e Ballkanit Perëndimor nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia u mblodhën sot në Berlin për të nënshkruar 3 marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe njohjen dhe kualifikimet për profesionistët. Axhenda parashikon edhe një konferencë të përbashkët mes kancelarit gjerman, presidentes së KE dhe kryeministrit Edi Rama. 

Axhenda, E enjte, 3 nëntor
Ora 08.45 – Mbërritja e delegacioneve në Kancelarinë Federale
09.15 – Hapja e samitit “Procesi i Berlinit 2022”
Fjalë e hapjes nga z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
Fjalë e znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian
09.30 – Sesioni i parë i punës “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”
Fjalë e Kryeministrit (3 minuta) 10.20 – Foto zyrtare
10.50 – Sesioni i dytë i punës “Sigurimi i furnizimit me energji dhe gjetja e burimeve të reja energjetike”. Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)
11.45 – Ceremonia e nënshkrimit të tre marrëveshjeve rajonale për lëvizshmërinë
12.00 – Takim zyrtar me përfaqësues të Forumit Rinor dhe atij të Shoqërisë Civile
14.15 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit të BE-së Von der Leyen dhe z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, si mikpritësi i Samitit të ardhshëm të Berlinit./Dosja.al 

3 VITE ME PARE

Procesi i Berlinit, Borrell takohet "kokë më kokë" me Kurtin: Tensionet në Veri janë të papranueshme

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Josep Borrell dhe Albin Kurti

BERLIN- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Berlin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Joseph Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Pamjet i kanë postuar vetë Borrel dhe Lajçak në rrjetet e tyre sociale, duke ndarë edhe mesazhe nga diskutimet gjatë takimit. Sipas Zyrës së Kryeministrit, çështje diskutimi i këtyre takimeve ishin edhe elementet e kornizës së marrëveshjes Kosovë-Serbi por edhe tensionet e fundit në Veri të Kosovës.

"I gëzuar që takova kryeministrin Albin Kurti përpara nisjes së Procesit të Berlinit. U diskutua për situatën në veri të Kosovës. Veprimet përçarëse, si djegia e makinave, janë të papranueshme. Marrëveshjet e dialogut duhet të respektohen. Ftojmë të gjithë të veprojnë me përmbajtje. Ne diskutuam gjithashtu rrugën përpara për normalizimin,"- shkruan Josep Borrell.

3 VITE ME PARE

Gjermanët korrektë me flamujt! Kosova larg nga Serbia, në mes Bashkimi Europian (KODI)

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Flamujt në Berlin

GJERMANI- Berlini po pret sot të gjithë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në vendin ku po priten të gjithë politikanët, duke se gjermanët janë treguar ashtu siç janë gjithmonë, korrektë dhe të qartë. Kjo dukej edhe tek vendosja e flamujëve.

Për shembull, në mes kishin vendosur atë të tyre e të Bashkimit Europian, e më pas vendet i kishin ndarë. Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin së bashku nga njëra anë. Ndërkohë që nga ana tjetër ishin reshtuar Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje Herzegovina.

3 VITE ME PARE

Samiti për procesin e Berlinit, Scholz: Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa

GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ishte i pari që mori fjalën në nisje të samitit për procesin e Berlinit. Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur se Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor dhe se procesi i Berlinit do të nxisë integrimin.

'Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor dhe se procesi i Berlinit do të nxisë integrimin. Është detyra jonë që ta kthejmë këtë detyrë në realitetJu dhe 6 vendet e Ballkanit perëndimor i përkisni demokracisë së lirë dhe të pavarur evropiane. Anëtarësimi juaj është në interesin tonë. Premtimi për një të ardhme evropiane, është detyra jonë për ta kthyer në realitet. Kjo është ajo që na mbledh këtu të gjithë bashkë. Jam i kënaqur të shoh se ky vizion është i ngjashëm për të gjithë ne. Bashkë, jemi të bindur se Procesi i Berlinit jo vetëm që do të ndikojë në lëshimin e potencialit të madh bashkëpunues, por do të gëzojë BE-në në çdo sanksion të saj. Sot, ju liderët e Ballkanit Perëndimor po plotësoni 3 marrëveshje të rëndësishme që do të ndihmojnë në lehtësimin e mirëqenies për qytetarët tuaj.’- u shpreh Scholz.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një fokus në samit do të marrë edhe kriza energjetike. Samiti do të nisë në orën 09:00, ndërsa përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, pritet të marrë pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, si edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

3 VITE ME PARE

Procesi i Berlinit, Rama mbërrin në vendtakim, kancelari gjerman e drejton nga kamerat: Tani kthehemi këtej!

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Edi Rama dhe Olaf Scholz

GJERMANI- Procesi i Berlinit ka nisur. Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në vendin e takimit, ku është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Ky i fundit e ka pritur të dalë nga makina dhe e ka drejtuar se nga janë kamerat e gazetarëve, duke i dhënë disa herë Ramës: Tani kalojmë nga ana tjetër.

 

Procesi i Berlinit ka mbledhur sot në Gjermani liderët e Bashkimit Europian dhe të krerëve të Ballkanit Perëndimor. 

3 VITE ME PARE

Propozimi franko-gjerman, Kurti do flasë sot me Scholz për marrëveshjen e mundshme me Serbinë

'Procesi i Berlinit'/ Firmosen 3 marrëveshje, Scholz: Pa
Olaf Scholz dhe Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri Albin Kurti, sot do të qëndrojë në kryeqytetin e Gjermanisë, ku do të mbahet Samiti i radhës për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit. Deri më tani, qeveria e Kosovës ka refuzuar që t'i bëjë publike përshtypjet e saj për propozimin franko-gjerman rreth një marrëveshjeje që synohet të arrihet shpejt në dialogun me Serbinë.

Megjithatë në Gjermani, Albin Kurti në Berlin do të ketë mundësi që me kancelarin gjerman, Olaf Scholz të diskutojë për propozimet e Kosovës rreth kësaj. Përshtypjet dhe propozimet e Kosovës rreth kësaj çështjeje paraprakisht i janë dërguar me shkrim edhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron. 

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka dhënë detaje për "Radio Europa e Lirë", duke u bërë komentuesi i parë i çështjes së marrëveshjes: Natyrisht që është parë (propozimi). Është parë nga një grup shumë i vogël i njerëzve. Në këtë fazë, unë nuk mund të flas për përshtypjet, vlerësimet tona apo propozimet tona, por mund të them që propozimet i kemi të shkruara dhe të dërguara te Scholz dhe Macron. U takon krerëve të shtetit të vendosin, por edhe atyre që kanë propozuar se kur është momenti që përmbajtja e idesë (propozimit franko-gjerman) të bëhet publike.

Megjithatë nuk ka preferuar që të japë më shumë komente lidhur me pikat e propozimit që ka dalë në media dhe është komentuar gjërësisht nga Serbia.

edi rama procesi i berlinit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje