LIVE UPDATES
Politike

Projektet e dhëndrit të Trump në Sazan, Rama: Është një aplikim serioz, të shohim! Kemi pasur edhe 3-4 kërkesa të tjera por pa prezantime konkrete

Rama e ka cilësuar si projekt serioz aplikimin e dhëndrit të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump për ndërtimin e resorteve luksoze. Sipas tij Sazani është pika ku Shqipëria mund të shkruajë kartëvizitën në Mesdhe. Ai më tej shtoi se sot jemi në kushtet që ka një aplikim nga Sazani ndërsa tha se do të shohin në lidhje me këtë propozim.

23 Mars 2024, 11:53 Nga N.F
Projektet e dhëndrit të Trump në Sazan, Rama: Është
Rama dhe Kushner

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një podkasti të publikuar së fundmi në rrjetin e tij social ka folur në lidhje me projektin e dhëndrit të Trump, Jared Kushner. Në një bashkëbisedim me disa të rinj sipërmarrës në fushën e turizmit Rama preku edhe temën e shumë përfolur të ditëve të fundit siç është ajo e investimeve në Shqipëri nga Kushner.

Rama e ka cilësuar si projekt serioz aplikimin e dhëndrit të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump për ndërtimin e resorteve luksoze. Sipas tij Sazani është pika ku Shqipëria mund të shkruajë kartëvizitën në Mesdhe. Ai më tej shtoi se sot jemi në kushtet që ka një aplikim nga Sazani ndërsa tha se do të shohin në lidhje me këtë propozim. Kryeministri shtoi se ka pasur 3-4 kërkesa të tjera për Sazanin por që nuk është paraqitur asnjë gjë kontkrete nga ata.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Karaburuni është delikat shumë sepse është një pjesë që i shërben Vlorës si një sfond, peizazh i virgjër dhe nga biodiversiteti është gioxha i pasur, mund të them që për sa më takon mua Sazani është pika ku ne mund të shkruajmë kartëvizitën e Shqipërisë, në mes të Mesdheut dhe mund tju themi të githëve pa përjashtim, ‘të gjithë tigrat luanët e elefantët e industrisë së turizmit në botë. Italia ka 70% të trashëgimisë botërore, kthe sytë nga të duash ke arsye për të shkuar për turizëm. Me Sazanin, nëse bëjmë gjënë e duhur, vëmë kartëvizitën atje dhe themi “Ne jemi Shqipëria!’ dhe ngremë stekën në një nivel që disa vite më parë nuk mund të imagjinohej.


Kam dashur që në fillim, dhe jemi përpjekur, se kjo punë shkon me kontakte, me biseda, por po ju them një gjë që në 5 – 6 vitet e para mund të ulesha me njerëz të rëndësishëm, investitorë dhe u thosha investoni në turizmin në Shqipëri, e ndjeja se nuk thonin jo, por kuptoja që kjo nuk ndodh. Duhet Shqipëria t’i bëjë të vijnë, nuk mund të vijnë këta se po i flas unë. I gjithë angazhimin me rilindjen urbane që e quanin këta fasada, fasada, filloi të hapte sytë… Sot bëhet nami!

Sot jemi në kohën kur Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump propozon një projekt për ndërtimin e resorteve luksoze në Sazan. Sot jemi në kushtet që kemi një aplikim nga Sazani. Të shohim! Natyrisht është një aplikim serioz nga një grup jashtëzakonisht i njohur. Se këta janë dhe të çuditshëm…

Këto proceset e investimeve kërkojnë kohë e negociata. Kemi pasur kërkesa për Sazanin, 3- 4. Kanë ardhur shumë për të parë, por kur na kanë treguar me prezantime çfarë kanë dashur të bëjmë, jo, nuk është kjo. Ne aty nuk duam të ndërtojmë një gjë që e gjen në çdo vend në Shqipëri. Duam të jetë një destinacion ku natyra të jetë aseti dhe arsyeja kryesore, dhe zhvillimi të jetë aq i cilësisë së lartë, sa të krijojë një model turizmi që sjell shumë të ardhura e të funksionojë dhe si tërheqje për turizmin.

Dikush tjetër më tha një gjë të bukur…. Miku im amerikan më mori e më tha është e vërtetë. Ore dhe po nuk erdhën. Zhurma që është bërë në media dhe fama që kanë ata do të sjellë shumë njerëz. Të gjitha këto nuk i paguan dot me miliona reklamë. Sepse nuk je ti që çon një reklamë siç patëm bërë dikur reklama ‘Shqipëria, Shqipëria!’ Harxho lekë kot! Mbi të gjitha një investim I tillë në Sazan ose investime të tilla fuqizojnë të gjithë. 

Në video e gjeni bisedën për Sazanin në minutën e 32-të.

 

rama sazani kushner trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj