LIVE UPDATES
Politike

"Promovimi i surrogacisë nuk duhet të lejohet në Shqipëri, Meta: Rilindja synon të promovojë perversitetin dhe asgjësimin e familjes

Meta shtoi se Rilindja synon të promovojë perversitetin, dhe devijimin, duke denatyruar, dhe asgjësuar familjen shqiptare, me prindin 1, dhe prindin 2. Ai shtoi se PL mbron familjen dhe në këtë mënyrë, synon që ti japë fund shpopullimit, synon ti japë fund mizerjes me të cilën përballen pensionistët, dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve.

29 Maj 2024, 19:20 Nga N.F
"Promovimi i surrogacisë nuk duhet të lejohet në
Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë së PL-së ka folur sërish në lidhje me surrogacinë. Gjat fjalës së tij Meta u shpreh se duke promovimi i surrogacisë nuk duhet kurrë të lejohet të ndodhë në Shqipëri. Sipas tij Shqipëria nuk mund të pranojë kurrë sterilizimin, si metodë të planifikimit familjar ndërsa shtoi se PL është kundër ndërpreresjes vullnetare të shtatëzanisë.

Meta shtoi se Rilindja synon të promovojë perversitetin, dhe devijimin, duke denatyruar, dhe asgjësuar familjen shqiptare, me prindin 1, dhe prindin 2. Ai shtoi se PL mbron familjen dhe në këtë mënyrë, synon që ti japë fund shpopullimit, synon ti japë fund mizerjes me të cilën përballen pensionistët, dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Fjala e Metës: 


"Duke promovuar surrogacinë, të cilën vetë Parlamenti Europian e ka quajtur një krim të shëmtuar, dhe që synon ti bëjë vajzat dhe gratë shqiptare, klientelë të mafies, dhe të trafikut ndërkombëtar, gjë që nuk duhet kurrë të lejohet të ndodhë në Shqipëri. Sepse, ne nuk mund të pranojmë kurrë sterilizimin, si metodë të palnifikimit familjar, dhe jemi kundër ndërpreresje vullnetare të shtatëzanisë, veç rasteve kur ka tregues mjekësor, që kjo bëhet për të ruajtur dhe mbrojtur shëndetin e nënës. Nuk mund të promovojmë zgjatjen e moshës së abortit, pra uljen e moshës, veçanërisht kur lindëshmëritë kanë rënë ndjeshëm, dhe Shqipëria po plaket, e mpaket si kurrë më parë në historinë e saj, si rezultat i axhendës së qëllimshme, dhe të mirë planifikuar antikombëtare të Rilindjes.


Rilindja synon të promovojë perversitetin, dhe devijimin, duke denatyruar, dhe asgjësuar familjen shqiptare, me prindin 1, dhe prindin 2. Duke tentuar gjithashtu në mënyrë kriminale, ta shndërrojë vendin tonë, në një fermë laboratorike të internacionales së surrogacisë. Partia e Lirisë respekton zgjedhjet e caktuara të çdo qytetari të lirë, dhe është kundër çdo lloj diskriminimi ndaj tyre. Por për ne, familja ka qenë dhe mbetet e shenjtë dhe shtylla e shoqërisë, dhe vlerave kombëtare. Ne I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të mos I nënshtrohen kësaj diktature perverse, që kërkon të imponohet me forcë nga lobe ndërkombëtare, sepse ajo kërcënon seriozisht dhe biollogjikisht, vazhdimin e kombit tonë. Ndaj, në 5 prioritet e saj, PL e mbron familjen dhe në këtë mënyrë, synon që ti japë fund shpopullimit, synon ti japë fund mizerjes me të cilën përballen pensionistët, dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve.


Të shpëtojmë arsimin nga humnera e injorancës, dhe anafalbetizmi funksional. Të nxjerrim nga agonia vdekje prurëse bujqësinë, të ringjallim ekonominë, dhe ta bëjmë Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus. Ndaj, Partia e Lirisë, shpalosi dhe ka tashmë një program shumë të qartë, në mbështetje të gruas dhe familjes, që është një kauzë madhore për ne. E cila do të realizohet, përmes fuqizimit ekonomik dhe social të gruas. nëpërmjet programit arsim për punësim. Njëkohësisht strategjia për gruan sipërmarrëse, është një paketë masash stimuluese financiare dhe fiskale, për arsimimin, kualifikimin, trajnimin dhe zhvillimin, promovimin e iniciativës private për vajzat dhe gratë.

Gjithashtu mbështetja për stazhe në biznese, për të ndihmuar gjetjen e punës së parë për vajzat që mbarojnë shkollën, dhe paralelisht, si dhe do të shtojmë dhe stazhet në administratën publike. Po kështu, dedikim I programeve të veçanta, për nxitjen e start-upeve, nga vajzat dhe gratë, përmes linjave të veçanta të kreditimit, me norma interesi të ulëta, për bizneset e reja, dhe njëkohësisht, edhe integrimi i tyre në tregun e punës. Rishikimi dhe ashpërsimi I kuadrit ligjor për dhunën, dhe diskriminimin me bazë gjinore, si dhe monitorimi I vazhdueshëm I masave dhe buxheteve të dedikuara, për këtë aspekt, në nivel qëndror dhe lokal," tha Meta.

 

meta surrogacia rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj