LIVE UPDATES
Politike

VD-Pronat e FA/ Xhaferraj: Ka shkelje, po jepen për projekte turistike. Peleshi: Spekulime

Deputeti tha se janë dhënë pa kriter bazat luftarake për projekte turistike.

30 Maj 2022, 11:45 Nga DOSJA
VD-Pronat e FA/ Xhaferraj: Ka shkelje, po jepen për projekte turistike.
Ferdinand Xhaferraj, Niko Peleshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj akuzoi ditën e sotme ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin për pronat e Forcave të Armatosura, që sipas tij po jepen për projekte turistike. Gjatë interpelancës së kërkuar nga Xhaferraj, deputeti tha se janë dhënë pa kriter bazat luftarake për projekte turistike.

Ministri i bëri të ditur se të gjitha akuzat që po ngrihen nga deputeti janë spekulime. Ai mohoi dhe akuzat e ngritura se pronat janë dhënë me qira, duke shtuar se për pronat në Shëngjin janë bërë kallëzime. 

Xhaferraj:Prej një kohe të gjatë në media janë publikuar artikuj ku shprehet shqetësimi  për dhënien pa kriter të territorit të bazave luftarake për projekte turistike dhe më gjerë. Gjithçka ka nisur më Janar 2016, me urdhrin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nr. 78, të datës 26.01.2016, “për ngritjen e grupit të punës për vlerësimin e pronave të Forcës Detare”, si edhe VKM nr. 220, datë 21.3.2017, VKM  Nr. 562, datë 29.07.2016 dhe VKM nr. 514, datë 01.07.2020. Nisur nga me sipër do te doja informacione dhe shpjegime nga Ministri i Mbrojtjes per 4 prona strategjike për Shqipërinë dhe për NATO-n, sa me poshtë: Cili është statusi i pronës nr. 1018, ish-venddislokimi i Shtabit të Vjetër të Bazës Ajrore Kuçovë, Berat të dhënë me qira me VKM  Nr. 562, datë 29.07.2016 në përputhje me listën e pronave në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm në vitin 2014? A vijon të jetë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm në vitin 2014 prona nr. 1311 “Ish Baza Ndihmuese”, Shëngjin Lezhë? A është ndjekur procedura e parashikuar nga Ligji nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA” për dhënien me qira të sipërfaqes së Bazës Detare Sarandë,pronë në listën e pronave në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm i FA në vitin 2014(Prona nr. 696 “Baza Ndihmuese”, Limion, Sarandë me sipërfaqe 39446 m2)? A ka patur në Ministrinë e Mbrojtjes shkelje ligjore (Ligji nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA”) në administrimin e pronave në listën e pronave në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm i FA në vitin 2014 dhe nëse po, cilat kanë qenë përgjegjësitë e personave që kanë shkelur ligjin Të dashur qytetarë në këto video të shkurtër do shikoni kryeministrin Rama që na thotë se çdo të bëjë NATO në Kuçove. Pra, ky është Rama i retorikes dhe televizionit. Mbas fjalës se ministrit unë do te paraqes fakte se çfarë ka bërë në realitet Rama bashkë me çetën e tij të rilindjes në pronat e bazave ushtarake detare dhe ajrore”.

Peleshi:Është në ndërtim brenda dy viteve do të jetë operative. Është një ngjarje e rëndësishme për ngjarjen tonë kombëtare. Ne nuk u vemi mbiemra politikë këtyre zhvillimeve. Më vjen keq që spekuloni. Është e gjitha interpelancë spekulative. Thatë mungesë transparence dhe nuk e shpjegoni. Ka pasur rast kur keni kërkuar informacion. Ne nuk kemi problemin që ju po mundoheni të shisni në opinion se me pronat e ushtrisë po bëhet nami. Ne kemi 1732 prona. Çështja e dhënies së pronave në përdorim të të tretëve nuk është mëkat, por detyrë që na e ka caktuar ligji. Unë kam një periudhë të shkurtër si ministër. Nuk kam dhënë asnjë pronë me qira. Por nuk mburrem me këtë. Kjo nuk është fletë lavdrimi sepse një ministër mbrojtje dhe një qeveri do të duhet që e ka bërë mirë punën kur e ka vendosur sa më mirë pronën. Siç e thatë ju në 2014 ka dalë dekreti i fundit i planit të përhapjes. Nga 2014 nuk kemi asnjë pronë të daljes dhe përhapjes sepse nuk ka pasur dekret tjetër. Të gjitha pronat janë në plan dhe nuk kanë dalë nga plani i përhapjes. Thatë qe ligji për kthimin e ndalon kthimin e pronave brenda planit të përhapjes. Ky është thelbi i problemi, në kohën kur qeveriste një parti tjetër janë bërë kthime pronash në bazat tona detare. Dhe kjo lidhet me pyetjen tuaj për bazën e Shëngjinit. Jemi në proces gjyqësor për këtë.Për Shëngjinin kemi bërë kallëzime, është pushuar çështja. Ndaj prokurorit kemi bërë ankim. Në fund SPAK ka vendosur për ndërtimin brenda bazës sekuestro. Vlerësimet nëse ka apo shkelje i bëjnë auditet. Unë ju siguroj se sa herë d të ketë konstatime shkelje do të reagoj siç ligji më detyron

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?