LIVE UPDATES
Politike

Propozimi i Flutura Açkës: Të bëhet me detyrim noti dhe çiklizmi në shkolla

Deputetja deklaroi se sugjerimi i disiplinave të reja të shkolla, futja e detyrueshme të notit dhe e çiklizmit, duhet të bëhet me detyrim nisur nga përvoja e plazheve shqiptare të mbytjeve të shpeshta të fëmijëve.

12 Shtator 2022, 14:34 Nga A.B
Propozimi i Flutura Açkës: Të bëhet me detyrim noti dhe
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka propozoi ditën e sotme që të futet me detyrim në shkolla noti dhe çiklizmi. Gjatë një konference për mediat, deputetja deklaroi se sugjerimi i disiplinave të reja të shkolla, futja e detyrueshme të notit dhe e çiklizmit, duhet të bëhet me detyrim nisur nga përvoja e plazheve shqiptare të mbytjeve të shpeshta të fëmijëve.

Ajo deklaroi se fëmijët nuk kanë asnje dijeni për komunizmi, as e dinë se çfarë është Spaci. Ajo kërkoi që të kemi libra me parathënie të asaj kohë në mënyrë që fëmijët të kenë dijeni për diktaturën. 

DEKLARATA E PLOTË:

Në emër të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, por edhe në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demoktratike, së pari donim të uronim çdo nxënës që sot ulet në bankat e shkollave shqiptare, një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, çdo mësuesi që sot mirëpret nxënësit i urojmë suksese dhe i përcjellim nderimin tonë për punën e devotshme dhe çdo shkolle shqiptare një vijimësi të mbarë të mësimdhënies. Me bindjen se që të njohësh atdheun e nesërm, shih shkollat edhe nxënësit e sotëm dhe nëse, të flasësh për kombin e nesërm, shih fëmijërinë e rininë e sotme, kemi qenë në krah me të gjitha sugerimet tona gjatë dëgjesave, por edhe me debatet e vërejtjet me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, dhe kemi mbështur ato nismat ligjore, të çfarëdo krahu qofshin, që i kanë shërbyer arsimit cilësor në Shqipëri dhe krijimit të një mjedisi të shëndetshëm për mësimdhënien shqiptare. Urojmë çdo fëmijë shqiptar po e ndjek sot arsimin 9-vjeçar si një detyrim kushtetues dhe se çdo fëmijë i pamundur financiarisht, çdo fëmijë i ngujuar, i paprind dhe pa kujdestari, dhe çdo fëmijë që për çfarëdo arsye nuk mund të shkojë në shkollë, do të gjejë mbështetjen e shtetit në këtë të drejtë njerëzore dhe kushtetuese. Ne jemi duke pritur që së shpejti të kemi në duart të dhënat e plota për regjistrimet në shkollat shqiptare për të përpunuar edhe qëndrimet tona të mëtutjeshme. Një urim të veçantë kemi edhe për vogëlushët që nisin sot klasat e para dhe jemi besimirë se përfshirja në programet e klasave të para të Abetares së njehësuar kombëtare, është një lajm për t’u përshëndetur; ajo do t’i shërbejë edhe më shumë atij integrimi mes vedi që ne shqiptarëve historia na e mohoi për gati një shekull.

Por, në përgjegjësinë e Komisionit Parlamentar për Edukimin, i cili ka detyrimin ligjor të mbikëqyrë gjithçka që lidhet me arsimin në Shqpëri, nuk mund të lemë pa vërejtur disa probleme që e kanë shoqëruar arsimin, që na shqetësojnë, dhe duhet të na shqetësojnë thellësisht, të gjithëve, të çfarëdo bindjeje politike qofshim. Meqenëse ishim te Abetarja e njehtësuar kombëtare, para se të kaloj në çështjet e tjera në vijim, duhet që qeveria të zgjidhë konfliktin ligjor të krijuar mes përdorimit të saj dhe altertekstit në kushtet e reja dhe mendojmë se Ministria e Arsimit duhet të kishte menduar edhe për këtë, mbase duke parë rezultatet e përdorimit të saj një projekt pilot, për të parë rezultatet përpara se të kalohej në projektin e plotë, pasi sikurse çdo projekt tjetër duhet të mbështet në bazën ligjore që t’i jepë këtij aksioni legjitimitet përtej tam-tameve patriotike.

1 – Çështja e parë që dua të përmend, të cilën e kemi debatuar në Komisionin Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, por edhe në Parlament, por që ka qenë temë e mprehtë edhe në debatin publik, që ka lidhje me buxhetin për arsimin. Duket se vitin e ri shkollor 2022-2023 do ta ndjekë po ajo problematikë e bartur e 9 viteve të fundit.
Në zërin për arsimin në Buxhetin e vitit 2022, është premtuar që Arsimi do të vijojë të financohet me 3% të PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto), shumë larg premtimit të vitit 2013, kur arsimi mori edhe fondin më të madh prej 3.54% të PBB.
Atëherë premtimi ishte, po citoj “Se synohej një financimin publik për arsimin në rreth 5% e PBB, madje me zbukurimet, me qëllim që të sigurohet arsim cilësor për çdo fëmijë, pavarësisht origjinës, rrethanave familjare, apo gjendjes ekonomike”.
Banka Botërore dhe institucionet e tjera kanë bërë apel të vazhdueshëm që buxheti për arsimin duhet të jetë së paku 5% e PBB-së, aq sa është edhe mesatarja e vendeve të BE-së, por ne 9 vjet qeveria jo vetëm që nuk arriti nivelin e premtuar të buxhetit të arsimit, por e ka ulur nga 4.1 % në vitin 2013, në 3%, bazuar në të dhënat zyrtare kjo.
Edhe në vitin në vijim, buxheti i arsimit nuk ka pësuar ndonjë ndryshim dhe mbetet në nivelin e 3%, duke e bërë Shqipërinë të fundit në rajon.

Kujtojmë: Kosova, shpenzon 4.2% të GDP për arsimin. Mali i Zi 4.6% të GDP-së për arsimin.

2 – Çështja e dytë dhe mjaft sensitive për Opozitën, ka lidhje me pakësimin vit pas vitit të numrit të nxënësve në shkollat tona gjatë regjistrimit të tyre. Duke iu referuar shifrave zyrtare të publikuar nga Ministria e Arsimit, në shkollat tona janë regjistruar 58 mijë nxënës më pak në 5 vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare.
Në vitin 2017 kishin rreth 320 mijë nxënËs dhe në vitin 2021 rreth 278 mijë nxënës për arsimin 9-vjeçar, pra mesatarisht me gati 8500 nxënës në vit dhe në shifrat korrespondente për armimin e mesëm nga 120 mijë në 103,5 mijë, pra mesatarisht në vit në rreth 3 mijë nxënës më pak.
Pra, shifra thuajse alarmante.

Këtë vit, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, deri më tani janë regjistruar më pak se 1000 nxënës.
Me një llogari të thjeshtë, duke marrë të mirëqenë klasa me 30 nxënës, arsimit parauniveristar do t’i mungojnë 33 klasa, ose 2 shkolla me gati 500 nxënës. Dhe deri tani këto janë shifra të përafërta.Largimi masiv i familjeve shqiptare në vitet e fundit, do të reflektonte padyshim edhe në uljen e frikshme të numrit të nxënësve të shkollave tona, duke shtyrë në mbylljen e shumë shkollave, gjë që krijon problematika të reja që kërkojnë zgjidhje të ngutshme dhe domethënëse për nxënësit e lidhura me këto shkolla.
Veçanërisht në zonat e thella, ku vetmia e shkollave tona është trishtuese.

Ne ende nuk i kemi të dhënat e plota të shkollave të mbyllura në të gjithë vendin, por si deputete e qarkut të Elbasanit, mund t’ju them se brenda dy viteve janë mbyllur 5 shkolla, pa përfshirë edhe disa shkolla që do të bashkohen, pra gati do të mbyllen si në Cërrajë, Petresh dhe Bizhutë të epërme.

Në vitin 2013 kemi pasur gjithsej rreth 2100 shkolla, sot kemi më pak se 1750 shkolla. Pra për 9 vite janë mbyllur 350 shkolla, pa harruar shkollat vartëse apo shkollat me klasa kolektive. Nxënësit në klasat kolektive janë më tepër se 22 mijë, duke përbërë gati 10% të nxënësnësve në arsimin parauniversitar.

3 – Çështja tjetër ka lidhje me braktisjen e shkollave nga ana e nxënësit gjatë frekuentimit të vitit shkollor.
Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga Ministria e Arsimit, gjatë vitit shkollor 2016-2017, e braktisën shkollën 1881 nxënës, ose 0.5% e numrit të nxënësve të regjistruar në arsimin e detyrueshëm, një shifër që nuk përputhem me atë të dhënë nga OBSH prej 3988 nxënësve. Në vitin shkollor 2017-2018, arsimin e detyrueshëm e braktisën 1540 nxënës, ndërsa OBSH raporton për 3628 nxënës. Në vitin shkollor 2018-2019, arsimin e detyrueshëm e braktisën 1602 nxënës dhe sipas OBSH-së 4085 nxënës. Kështu që braktisja e shkollave varion nga 5%-7% e nxënësve, deri edhe 10% por në shumë prej tyre, të cilat kanë çuar edhe në mbylljen e shumë shkollave.

4 – Çështja tjetër e rëndësishme është pozita e mësuseve dhe trajtimi i tyre financiar dhe profesional i tyre.
Nga foltorja e Kuvendit më 12 shtator 2017, Ministrja e Arsimit e asaj kohe, sot kryetare e Parlamentit, dekraroi se pagat e mësuesve do të kenë një rritje me 40%, se brenda 300 ditëve të para në shkollat kolektive të ketë mësim dixhital, si dhe do të dyfishohet numri i mësuesve dhe se do të ketë paketa mbështetëse për mësuesit me arritje të mëdha. Po flasim për mandatin e dytë qeverisës, pra, dhe të gjitha premtimet mbetën në letër. Pagat e mësuesve u rritën vetëm një herë me 10 % para zgjedhjeve të vitit 2017, e përkthyer kjo në shifra absolute me vetëm 1400 lekë të reja në muaj.

Prej vitit 2013 e në vijim (dhe me shumë gjasa edhe këtë vit) mësuesit nuk marrin asnjë shpërblim për fundvitin, kundrejt pagës së 13 që merrnin prej vitit 2005-2009 dhe 10 mije lek te reja prej vitit 2009 deri në vitin 2012.

Sipas një raporti të “Monitor” për pagat në rajon, po citoj: “Në arsim, mësuesit shqiptarë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjerë fqinjë.”
Më konkretisht paga mesatare e në sektorin e arsimit në: Shqipëri është 488 euro, Serbi 662 euro, Maqedoninë e Veriut 579 euro, Mal të Zi 725 euro. Kosovë respektivisht 621 euro për shkollat e mesme, 585 euro për shkollën elementare dhe 549 euro për klasat e para. Edhe në mandatin e tretë qeveria pretmoi përsëri një rritje page prej 40%, për mësuesit, por në korrik qeveria njoftoi se do të rriste pagat e mësuesve me 6%, ndërkohë që niveli i inflacionit kapi shifrën prej 7.5% a kush e di është në fakt.

5 – Një nga çështjet lidhet me afrimin e dimrit dhe strategjia për përballimin e ngrohjes në shkolla në kushtte e krizës energjitike, duke marrë në konsideratë që në një pjese të shkollave tashmë do të jenë shumë shpejt të ekpozuara nga i ftohti dhe a është menduar konkretisht për këtë nga ministria përgjegjëse.

6 – Një nga çështjet është edhe siguria në shkollat shqiptare. Nisur nga përvojat e rënda të ngacmimeve seksuale, dhunës në familje, trafikimit të lëndëve narkotike, shpërndarje, konsumim të lëndëve narkotike, grabitje, tentativë vrasje etj (për t’u përcaktuar me këshilltarin ligjor). Vendosja e kamerave të sigurisë në mjediset e insitucioneve arsimore publike e private në të gjitha mjediset me përjashtim të tualeteve, dhomave ku ndërrohen fëmijët dhe nxënësit për orën e edukimit fizik, apo aktivitete artisike, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt në këto institucione.

7 – Një nga çështjet është edhe sugjerimi i disiplinave të reja të shkolla, futja e detyrueshme të notit dhe e çiklizmit, pasi nisur nga përvoja e plazheve shqiptare të mbytjeve të shpeshta të fëmijëve, apo e disiplinave që i shërbejnë integrimit me europën, programeve kundër racizmit, fanatizmit dhe radikalizmit dhe veçmas kujdesi i shtuar për fëmijët me aftësi ndryshe, për t’u përafruar me standardet europiane.

8 – Duke u nisur nga çfarë thamë me shqetësim, mbetet ende transparenca e institucioneve shtetërore, pasi të kufizosh dhe të izolosh të dhënat nga ato reale, jo vetëm ngremë një sistem butaforik e të rremë, por nuk i shërbejmë as zgjidhjes reale të problemeve. Kështu do të kërkonim më shumë transparencë dhe bashkëpunim të institucioneve me Komisionin Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.
9 – Nje nga ceshtjet sensitive mbetet dekomunistizimi ne shkollat shqiptare. Femijet nuk kane asnje dijeni per komunizmi, as e dine se c’eshte Spaci. Mbi 30 vjet pas rendies se diktatires dhe ne ende kemi libra me paratheni te asaj kohe dhe femijet kane padije per nje nga diktaturat me te egra mbi dhe e qe eshte pjese e historise sone.

flutura acka viti i ri shkollor 2022

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel