LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Opozita përgatitet për 11 shkurtin, Berisha me grupin: S'ka dështim, revolucion! McGonigal darkonte me zyrtarë të tjerë. Meta: Rama ka bërë shantazhe e presione me emrin e tij!

• Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë direktiva të qarta për protestë e paralajmëruar që do të mbahet nga Opozita më 11 shkurt. Në mbledhjen e grupit parlamentar të zhvilluar këtë mesditë, Berisha tha se pret ‘zero dështim’ nga kjo protestë dhe se të gjithë duhet të ngrihen në këmbë për një revolucion me qëllim rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. • Berisha komentoi dhe dosjen e ish-agjentit Charles McGonigal, ku përmendet dhe kryeministri Edi Rama. Kreu i Partisë Demokratike tha se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duhet të kishte reaguar me dorë të hekurt dhe të mos priste denoncim nga deputetit Gazment Bardhi. Por, Berisha tha se kjo gjë ndodh pasi McGonigal nuk ka darkuar vetëm me kryeministrin Rama, Taulant Ballën e socialist, por edhe me prokurorë e gjyqtarë. • Kryedemokrati komentoi dhe interpelancën që pritet të mbahet nesër në Kuvend. Ai tha se PD-ja kërkoi debat me kreun e qeverisë për dosjen e McGonigal, por kjo gjë u anulua duke bërë përjashtimin e atij vetë dhe të një grupi deputetësh, mbështetës të Berishës, me argumentin e bllokimit të Foltores, në mënyrë që situata të kalohej me vetëm një përballje me Enkelejd Alibeajn. • Berisha tha se mënyrën që zgjodhi Kuvendi ta bënte atë gjë, nuk ndodh as në një orë mësimore. Një tjetër koment që bëri Berisha ishte për heshtjen e ambasadores Yuri Kim, të cilën e konsideroi një McGonigal me Fustan. • Thirrjeve të Berishës për protestën u është bashkuar dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Meta tha se kryeministri Edi Rama ka përdorur zyrtarin e lartë të FBI, për të bërë presione ndaj medias në Shqipëri. Ai shtoi se Rama ka "kërcënuar" me McGonigal edhe ata persona që i shikonte me peshë në politikë.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Meta: Të hetohen takimet dhe lidhjet. Rama kërcënonte me "McGonigal" edhe bashkëpunëtorët me peshë politike!

Opozita përgatitet për 11 shkurtin, Berisha me grupin: S'ka
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se të tjera fakte në lidhje me çështjen McGonigal do të dalin në dritë. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Meta tha se kryeministri Edi Rama ka përdorur zyrtarin e lartë të FBI, për të bërë presione ndaj medias në Shqipëri. Ai shtoi se Rama ka "kërcënuar" me McGonigal edhe ata persona që i shikonte me peshë në politikë. 

Ilir Meta: Për fat të keq, kemi të vërteta që me të janë takuar edhe njerëz me background shumë të keq me shtetin ligjor. Bashkëpunëtorët e kryeministrit janë të përfshirë. Të gjithë e dinë, shumica e dinë dhe do të jenë gati të bashkëpunojnë me drejtësinë. Edi Rama i ka thirrur dhe u ka bërë presione për tu vënë gjoba, për mediat e tyre, që të mos ishin kritike, për tu thënë se në SHBA kanë patur probleme. Ai është përpjekur që persona pranë tij dhe e kanë ndihmuar, të përdor lëvizje të tilla, për tu ulur valencën kur ata kërkojnë kontributin pasi kanë siguruar vota për të.pKëto janë fakte që po dalin dhe do të dalin. është detyra e drejtësisë të bëjë një hetim të plotë, të thellë dhe gjithëpërfshirës. Të hetohen ardhjet në Tiranë, jo vetëm të tij, por edhe të Rossinit. Takimin dhe ndikimin e paligjshëm që kanë bërë te vendet e tyre, presionet etj, për ti shërbyer në mënyrë të verbër Edi Ramës. Këto janë çështje që nuk ndalen më. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Keni parë një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës?'/ Meta: Astiri është tmerr! Me 1 mln euro do ishin bërë rrugët e Parisit

Opozita përgatitet për 11 shkurtin, Berisha me grupin: S'ka
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi ditën e sotme infrastrukturën në kryeqytet. Gjatë daljes live për mediat, Meta u shpreh se gjendja në të cilën është Tirana nuk ka qënë asnjëherë më parë kështu. Kreu i PL shtoi se për mediat nuk është bërë publike asnjë mbledhje e Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke aluduar se buxheti nuk shkon aty ku duhet. Ai përmendi rrugët e Astirit, që sipas Metës janë një tmerr i vërtetë.

'Kurrë nuk ka qënë në gjendjen që jemi sot, kemi rënë shumë poshtë për shkak të Rama formës së tij, se ndryshimet kushtetuese ky i kapi në mënyrë mafioze që e tregon dhe afera më e fundit. është shteti më i kapur në kontinent, 4 vite vjedhje e paskrupujt. Keni parë një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës. 350 mln euro është buxheti në vit i Bashkisë së Tiranës. Keni parë një ndarje të buxhetit, rrugët e Astirit është një tmerr i madh, qytet brenda qytetit, me 1 mln euro ai do të kishte bërë me atë buxhet do kishte bërë rrugët e Parisit e jo më të Tiranës. Faleminderit, të gjithë në datën 11 shkurt në orën 12:00. Ta dëgjojnë të gjithë zërin e qytetarëve shqiptarë, të taksave, demokracisë dhe fëmijëve të tyre që të mos vazhdojnë të ikin se i dëbon Rama. '- tha Meta.

3 VITE ME PARE

Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi i PD, Meta: Palo parlamenti miratoi një kërkesë absurde dhe staliniste

Opozita përgatitet për 11 shkurtin, Berisha me grupin: S'ka
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi ditën e sotme përjashtimin e deputetëve të PD-së nga grupi parlamentar dhe nga Kuvendi. Pak pasi aleati i tij opozitar, Sali Berisha deklaroi se deputetët u përjashtuan në bashkëpunim Nikolla-Alibeaj, Meta tha se ky vendim absurd dhe stalinist. 

Ilir Meta: Nuk është si palo parlamenti i 25 prillit ku me një të rënë të lapsit kryetarja e Kuvendit miraton një kërkesë absurde dhe staliniste për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD të 4 deputetëve, Bylykbashi, Shehu, Shehaj dhe Këlliçi. Kushdo që na dëgjon i njef si deputetë korrektë, të përmbajtur dhe modelë në sjelljen e tyre, kongresi është serioz, kjo çështje duhet të shkojë deri në fund. Kemi të bëjmë me një cënim jo vetëm të miqësisë, do të ketë dhe shumë fakte të tjera por cënon interesat, për arsye se ka një përfshire dhe një kompromentim të aktorëve të tretë aspakt miqësore ndaj Shqipërisë dhe ndaj vlerave europiane. 

Por çfarë ndodhi? Në seancën e tensionuar të 27 janarit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla lexoi dhe më pas u miratua vendimi i Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, 4 deputetët Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Opozita do jetë e tëra në këmbë'/ Meta i bashkohet protestës së Berishës: Ftoj shqiptarët të bashkohen në 11 shkurt

Opozita përgatitet për 11 shkurtin, Berisha me grupin: S'ka
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta fton shqiptarët që t'i bashkohen protestës së thirrur nga opozita. Në me gazetarët, Meta kërkon që të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë më 11 shkurt në orën 12:00 përballë kryeministrisë. Ai u shpreh se opozita duhet të jetë e gjitha në këmbë për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushtetit. 

'Përgjegjësi kryesor për rryshfetin dhe korrupsionin është Rama. Duhet të largohet sa më parë. Ka korruptuar edhe zyrtarë të lartë të shteteve aleate ka kompromentuar marrëdhëniet me SHBA. Ftoj shqiptarët të bashkohen në 11 shkurt në orën 12 në protestë. Opozita do të jetë e tëra në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij rregjimi mafioz.'- tha Meta.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur një ditë më parë thirrjen e protestës. 'Me datën 11 Shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugët e saj.'- tha Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së.

3 VITE ME PARE

Berisha jep porositë për 11 shkurtin: S'dua dështim! Rama është një kalbësirë! O sot o kurrë, duhet të ngrihemi në një revolucion, ta rrëzojmë nga pushteti

Opozita përgatitet për 11 shkurtin, Berisha me grupin: S'ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë porosi të qarta për protestën e 11 shkurtit. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se nuk pranon dështim nga ajo protestë dhe se kërkon revolucion për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Kryeministrin, Rama e konsideroi një kalbësirë që kundërmon çdo ditë vjedhje për shqiptarët dhe që përpiqet të asgjësojë Opozitën.

Pjesë nga fjala e Berishës:

U ndala në këtë analizë, se sa herë që ta trajtosh, gjithnjë e më e zezë del. Por a përfundoi me këto përpjekja kriminale e Edi Ramës për asgjësimin e opozitës? Jo! Një gjë duhet t’ju them ju. Edi Rama nuk njeh asnjë lloj norme, njeh vetëm një parim: frikën! Dhe kësaj here duhet të trembet shumë. Duhet të trembet shumë nga shqiptarët sepse ai vazhdon qëndrimin e tij kriminal për asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri dhe opozitës në Shqipëri. Vazhdon dhe beson se do ia dalë me produktet e krijuara me McGonigal-in. Dhe jo vetëm me të. Faktikisht edhe me McGonigal-in me fustan. Duhet t’i themi gjërat se zonja njeh Alibashën publikisht si kryetar. Pra, rrethanat janë të tilla, o sot o kurrë, duhet të ngrihemi në një revolucion demokratik, me një lëvizje të qëndrueshme gjer në largimin e këtij regjimi nga pushteti. Edi Rama është një kalbësirë që kundërmon çdo ditë turp për shqiptarët. Është një kalbësirë që kundërmon çdo ditë vjedhje për shqiptarët. Është një kalbësirë që përpiqet të bëjë gjithçka për të asgjësuar opozitën e vërtetë dhe pluralizmin në Shqipëri.

3 VITE ME PARE

DENONCIMI/ Berisha: McGonigal darkoi me Ballën, gjyqtarë e prokurorë, ku të donte Rama shkonte

Opozita përgatitet për 11 shkurtin, Berisha me grupin: S'ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal, i cili po përballet me drejtësinë amerikane, është ulur në tavolina edhe me gjyqtarë e prokurorë. Kjo gjë, sipas Berishës, e pengon Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgsanizuar (SPAK) që të reagojë me 'dorë të hekurt', pasi vetë drejtësia është përfshirë. Referuar padisë së depozituar nga deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, Berisha tha se SPAK nuk kishte pse të kërkonte dosje nga demokrati, pasi të gjitha tashmë janë bërë publike. 

"Nuk mjaftojnë për SKAP-in e partisë të gjitha këto materiale, por duhet të gjejë Gaz Bardhi akt padinë që duhet ta lexojë SKAP-i i partisë. Drejtësia duhet të fliste me forcën më të madhe, por drejtësia është pjesë e kësaj dosjeje. McGonigal darkonte jo vetëm me politikanë të inkriminuar si Taulant Balla, por edhe me gjyqtarët e prokurorët, ku të dëshironte Edi Rama,"- tha Berisha ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Berisha: Guvernatorja Kim, një McGonigal me fustan, lëshoi mesazhe kërcënuese ndaj Berishës, përdori frazat e Enver Hoxhës dhe manipuloi deputetët

Opozita përgatitet për 11 shkurtin, Berisha me grupin: S'ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, një 'McGonigal me fustan'. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se heshtja e Kim tregon se ajo ka shkelur Kushtetutën e vendit të saj dhe të Shqipërisë. Berisha tha gjithashtu se Kim e ka kërcënuar duke i dërguar mesazhe të drejtpërdrejta, si dhe ka manipuluar deputetët e PD-së duke i thirrur në tsaime dypalëshe dhe duke i vënë kundër kryedemokratit që është shpallur non-grata. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

E them këtu se Yuri Kim u soll si McGonigal me fustan. Sepse kam bindjen absolute që ajo shkelmoi Kushtetutën e vendit të saj dhe të vendit tim. Ajo shkelmoi Konventën e Vjenës dhe kurrë s'mund të ketë qenë dhe s'mund të jetë përfaqësim i vlerave, të Amerikës së ligjeve, të shteteve të bashkuara që udhëheqin me moralin, frymën e tyre. Unë e di që ajo do ta transmetojë këtë gjë si qëndrim antiamerikan, por ka një besim të palëkundur tek ai vend, që vërtet ka një McGonigal, por e arreston atë McGonigal. Vend të dytë si ai nuk ka. Sulmet ndaj Opozitës, të McGonigalit me fustan, krahasuar me McGonigalin me kollare. Si mekanizëm. njëri u mor me manipulim, por s'është marrë me më pak manipulime zonja Kim. Ka thirrur njëri pas tjetrit për t'i manipuluar të gjithë deputetët e Partisë Demokratike, duke drejtuar mesazhe kërcënuese në drejtim të Berishës, duke përdorur citate të Enver Hoxhës.

3 VITE ME PARE

"McGonigal"/ PD gati kërkesën për Komision Hetimor, Boçi: Skandal i Ramës, nesër dorëzojmë shkresën

Opozita përgatitet për 11 shkurtin, Berisha me grupin: S'ka
Luciano Boci

TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se drejtësia amerikane e ka hetuar tashmë kryeministrin Edi Rama ndaj në Shqipëri duhet përballja me drejtësinë. Boçi tha se PD ka gati kërkesën për të mbledhur firmat për të ngritur një Komision Hetimor për lidhjet Rama-Mcgonigal. 

Luçiano Boçi: Tashmë drejtësia amerikane e ka thënë fjalën e saj, Rama me bashkëpunëtorët e tij është i hetuar. I takon drejtësisë shqiptare ta marrë të pandehur dhe të kërkojë dënimin e tij sipas veprave të shumta penale që ka në kurriz

Politikisht ne si grup parlamentar do kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor me firmat e shumicës së deputetëve me qëllim që të zbardhim këtë skandal të frymëzuar, iniciuar dhe realizuar nga Rama, kërkesa është gati dhe i dorëzohet nesër seancës pas marrjes së firmave./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Çështja 'Mcgonigal', Berisha: Akti i Ramës është një thikë e tmerrshme pas shpine, s'ka nder e moral

Opozita përgatitet për 11 shkurtin, Berisha me grupin: S'ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe një herë çështjen 'Mcgonigal'. Në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se kryeministri i Shqipërisë është më i deskridituar se ai i Koresë së Veriut apo Lukashenko. Veprimet e kryeministrit Rama, Berisha i konsideron si thikë pas shpine, ndaj shqiptarëve dhe ndaj Amerikës.  

'Mblidhemi në një kohë kritike në shumë aspekte, regjimi i kalbur i Ramës, është sot kryeministri dhe regjimi më i deskridituar pas Koresë së Veriut, Carit dhe Lukashenkos. Rama siç dëshmjnë dokumentat është sjellë ndaj SHBA si të ishte një vend armik dhe jo kontributori kryesor në historinë e lirisë së kombit shqiptar. Dhe jo udhëheqësi i botës së lirë. Akti i Ramës është një thikë e tmerrsjme pas shpine që ky njeri i cili s'ka nder, komb, flamur, dinjitet, ka bërë ndaj kombit amerikan, SHBA dhe më gjerë. Rama ka përbalt pas Enver Hoxhës më shumë se kushdo tjetër emrin e shqiptarit dhe Shqipërisë. Rama e vërteta thashë dhe një herë është sjellë me aktin e tij sic sillet armiqtë ndaj njëri tjetrit. 

Ka lënduar në mënyrë të tmerrshme shqiptaro-amerikanët të cilët që nga viti 1910 e gjer sot në mënyrë të parreshtur trokasin në dyert e ligjvënëseve të tyre.  Kjo është ndoshta pas diktakturës java më e vështirë pas diktaturës. '- u shpreh Berisha. 

 

berisha mbledh grupin 1 shkurt charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj