24 Janar 2025, 12:01
Nga M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha sot në protestën e opozitës para Bashkusë së Tiranës se kryebashkiakun Erion Veliajn e mban në karrige një bandë kriminale. Sipas tij, kjo bandë kriminale quhet SPAK. Blushi tha se SPAK vazhdon të kërkojë prova nëpër sirtarë dhe nëpër apartamente të fshehura të Erion Velisë, por provat janë kullat.
"Të dashur qytetarë dhe qendrestarë që vini sot ne këtë proteste te 43 para selisë së inceneratorit fantazmë. Është një fakt që sot ka vetëm një bandë që mban Erion Veliajn në këtë karrige. Dhe kjo bandë kriminale quhet SPAK. Një bandë shtetërore që ka marrë sot përsipër të mbajë në pushtet jo vetëm një kryetar bashkie të inkriminuar dhe të korruptuar deri në fyt, por edhe një qeveri që ka shpopulluar ketë vend nga të paktën 1 milionë shqiptarë në 12 vite. SPAK-u vazhdon të kërkojë prova nëpër sirtarë dhe nëpër apartamente të fshehura të Erion Velisë.
E kam thënë edhe herë tjetër. Ja ku e keni provën. Janë këto kulla droge dhe që pastrojnë paratë e korrupsionit që lartësohen çdo ditë. Është ky qytet ajri i të cilit vret sot fëmijë dhe qytetarë. Është ky kryeqytet që falë një kryetari bashkie, të korruptuar deri në fyt gllabëron sot taksat tuaja në mënyrë që fëmijët dhe foshnjat tuaja që ju nuk kini mundësi as ti çoni në çerdhe. Ndërsa ky kryetar bashkie paguan 6 mijë euro për të shkolluar djalin e tij. A ka krim më të madh sot se të kërcënosh me burg fermerët e ndershëm të periferisë së Tiranës që për bukën e gojës kapin ndonjë cep pallati për të tregtuar speca domate apo qepë për të jetuar", tha Blushi.
tedi blushi
Politike
24 Janar 2025, 11:48
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja e bashkëpunimit me Sheba Medical Center është aleancë dhe sipas...
Politike
24 Janar 2025, 11:37
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot se marrëveshja e bashkëpunimit me Sheba Medical Center do ta transformojë Qendrën S...
Politike
24 Janar 2025, 11:18
B.Z
Pamje nga protesta
TIRANË - Opozita po zhvillon protestën e radhës mesditën e sotme para Bashkisë së Tiranës. Qytetar&eu...
Politike
24 Janar 2025, 10:47
M.B
Jamarbër Malltezi
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën për revokim të masës së sigurisë "arrest n...
Politike
24 Janar 2025, 10:38
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar ditën e sotme dy nisma të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria li...
Politike
24 Janar 2025, 10:23
M.B
Asllan Dogjani
TIRANA- GJKKO ka kthyer çështjen për hetim në SPAK për deputetin Asllan Dogjani i cili akuzohet për dek...
Politike
24 Janar 2025, 10:01
M.B
Edison Memolla
TIRANA- Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur sot në ambientet e Gjykatës së Posa&c...
Politike
24 Janar 2025, 09:37
B.Z
Ilustrim
TIRANË - Në një pasdite të ftohtë janari, Aldo* – një emigrant shqiptar 37-vjeçar me banim në veri...
Politike
24 Janar 2025, 09:31
M.B
Peter Sorensen
BRUKSEL- Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, është konfirmuar nga ambasadorët e Bashkimit Evropian për postin e p&e...
Politike
24 Janar 2025, 08:13
B.Z
Laboratorët inteligjentë
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, sot në Ditën Botërore të Arsimit ka ndarë pamje nga labora...