Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Ai shtoi më tej se qytetarët dhe mosbindja civile, dje dhanë mesazhin e qartë, se pa zgjedhje të lirë, Shqipëria nuk ka dhe nuk do ketë paqe!
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konference për mediat.
Berisha përshëndeti protestën e mbrëmjes së djeshme ndërsa i ka cilësuar qytetarët si ndërgjegjja e kombit dhe zëri që ngrihet kundër regjimeve.
Ai shtoi më tej se qytetarët dhe mosbindja civile, dje dhanë mesazhin e qartë, se pa zgjedhje të lirë, Shqipëria nuk ka dhe nuk do ketë paqe.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta. Me këtë mesazh dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të pakufishme, ju qëndrestareve dhe qëndrestareve të pamposhtur. Dua ta nis këtë fjalë, me një falënderim nga zemra për të gjithë ata qytetare dhe qytetarë guximtarë, që mbrëmë dhanë leksionin më të mirë se çfarë është opozita. Ata mbrëmë ishin ndërgjegjja e kombit, zëri i njerëzve të heshtur, ishin ndërgjegjja e njeriut të civilizuar që kudo në botë ngrihet kundër padrejtësive, kundër tiranive.
Ata dje ngjanin me Feniksin, në fakt ishin udhëhëqësit, ishin prijësi, zoti i kryeqytetit, por dhe i Shqipërisë.
Zoti i madh i bekoftë! Një falenderim i veçantë për të gjithë ata djem dhe vajza, që mbrëmë iu përgjigjën vjedhjeve se shekullit të inceneratorëve, sterilizimeve, Dubai City-t, parajsës së Edi Ramës, amnistisë së mercenarëve të Skrapit ndaj këtyre krimeve të mëdha, me mosbindje civile. Një falënderim i madh për gjithë ata burra dhe gra, që mbrëmë iu përgjigjën me mosbindje civile burgosjeve politike të opozitës, proceseve me dëshmitarë të rremë, si në kohërat më të zeza të diktaturës hoxhiste.
Një falënderim për të gjithë ata guximtare dhe guximtarë që mbrëmë iu përgjigjën me mosbindje civile shndërrimit nga Edi Rama të procesit zgjedhor në farsë elektorale, dhe që dje dhanë mesazhin e qartë, se pa zgjedhje të lirë, Shqipëria nuk ka dhe nuk do ketë paqe!
Një mirënjohje të pafundme për të gjithë ata qëndrestare dhe qendrestarë që iu përgjigjën mbrëmë me mosbindje civile zëvendësimit të shtetit ligjor me narkoshtetin e padrinos, zëvendësimin e Kushtetutës së Republikës me Xhaçko-Kushtetutë dhe të parlamentit të vendit me parlamentin e Spirogjokës, zëvendësimin e qeverisë me narkoqeverinë e padrinos dhe të lubive të pangopura, tao-taove të drogës.
albana vokshi TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, njëkohësisht deputete e PD-së, Albana Voksh...
komisioni TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Koncesionet e Check-up dhe Sterilizmit n&...
mbledhja e komisioniit TIRANË- Ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës mbledhja e Komisionit Hetimor për Konces...
Foto TIRANË- Një ditë pas protestës së opozitës, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ka taku...
pamje nga takimi TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët ka theksuar se legalizimet janë gjithashtu një pik&eu...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika ndaj kryetarëve të bashkive të vendit lidhur me menaxhimin e fondeve nga ana...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit lidhur me përballimin e situatës së zjar...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në Kryeministri, kryetarët e bashkive të vendit dhe ministrat e k...
spak TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë s&...
jurgis cyrbja TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorin&eum...