LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta për McGonigal, Berisha mbledh Kryesinë e PD: Koha të flasë opozita. Shqipëria “derdhet” në Tiranë më 11 shkurt

• Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike, vendoset data e protestës. • Protesta do mbahet më 11 shkurt, në orën 12.00, para Kryeministrisë. • Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, Sali Berisha vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama se ka korruptuar zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal dhe se qëllimi i tyre ka qenë asgjësimi i opozitës, duke e krahasuar me një puç shteti. • Sipas Berishës, Rama ka përdorur McGonigal për të ndihmuar Vangjush Dakon dhe Tom Doshin, të shpallur non grata nga SHBA. • Kryetari i PD tha dje se me lidhjet me McGonigal, kryeministri Edi Rama ka dëmtuar rëndë miqësinë Shqipëri-SHBA dhe për këtë do të marrë një përgjigje nga populli. •Protesta e PD vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VENDIMI! Berisha lajmëron "luftë" me Ramën: 11 shkurti protesta kombëtare, të tillë s'do e ketë parë vendi

Protesta për McGonigal, Berisha mbledh Kryesinë e PD: Koha të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lajmëruar se "lufta" kundër kryeministrit Edi Rama do të mbahet më 11 shkurt, në orën 12.00 para Kryeministrisë. Në fjalën e tij pas mbledhjes së Kuvendit, numri një i Partisë Demokratike, Berisha tha tashmë është koha që të flasë opozita, e po ashtu ka kërkuar që të gjithë qytetarët që të dalin në rrugë. 

"Kryesia e PD mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti. Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore. Ka angazhuar policira sekrete, ka korruptuar e ka marrë peng ish-kreun e PD, Lulzim Basha. Ka bërë gjithçka për asgjesimin politik të Sali Berishës. Koha është të flasë opozita. Të flasë deri në largimin e kësaj kalbësire nga pushteti. Më 11 shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugë në një protestë kombëtare të cilën nuk e ka parë vendi ndonjëherë,"-tha ndër të tjera në fjalën e tij Berisha. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

U diskutua gjerësisht mbi situatën kritike në të cilën po kalon Shqipëria, situatë e pashembullt në ndonjë vend. Çdo shqiptar u njoh me dokumente autentike ndërkombëtare, me angazhimin e Edi Ramës në procesin e asgjësimit të pluralizmit dhe opozitës në Shqipëri. Kryesia e PD-së mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti. Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, ka angazhuar policira sekrete, ka angazhuar dhe korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së. Ka marrë peng ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ka bërë gjithçka për asgjësimin politik të Sali Berishës, me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e opozitës së vërtetë në Shqipëri. Koha është në flasë opozita. Të flasë gjer në largimin e kësaj kalbësire, nga pushteti. Gjer në largimin e këtij turpi, njeriu që ska asnjë parim, normal, moral, nder, dinjitet që nuk ka asnjë kufi në poshtërsitë e tij për të qëndruar vetë në pushtet, pavarësisht se çfarë i shkakton demokracisë dhe vendit të vet. Me datën 11 Shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugët e saj.

3 VITE ME PARE

Dosja "McGonigal"/ Berisha: Duhet të ngrihemi në protesta kundër Edi Ramës (Por ende nuk ka një datë)

Protesta për McGonigal, Berisha mbledh Kryesinë e PD: Koha të
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike ende nuk ka një datë për protestat që ka paralajmëruar kundër kryeministrit Edi Rama. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, Berisha tha se demokratët duhet të bëjnë gjithçka për mobilizimin e shqiptarëe, në mënyrë që të largohet Edi Rama nga pushtetit. Por nuk ka bërë me dije asnjë detaje se kur do të ndodhë tubimi i parë.

"Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga pushteti. Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet me një njeri që jo vetëm shkelmon mbi liritë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Me një njeri që vjedh çdo ditë fondet dhe pasuritë e tyre, me një njeri që arrin në përmasa makbethiane të rekrutojë për qëllime të karriges për të shkatërruar opozitën një nga njerëzit më të rëndësishëm të kësaj toke në fushën e sigurisë. I përshëndës shqiptarët kanë realizuar thellë se çfarë meriton çdo epitet por nuk po prish gojën se çfarë njeriu kanë për shef ekzekutivi, çfarë turpi. Se çfarë është i aftë të bëjë. Këto janë vetëm ato që kanë dalë në sipërfaqe por afera është shumë më e zezë, do të hetohet gjeri në fund. Ne jemi politikanë, ne nuk merremi ku dhe çfarë firmosi, jo. Ne jemi politikanë, por nuk mund të mos themi se Edi Rama gjatë këtyre 2 viteve agresioni të Rusisë dhe Ukrainës, është sjellë si agjent dhe influent. Deklaratat e tij në Samite të NATO-s, në KiE e kudo se është gabim t'i kërkosh Vuçiçit të zbatojë sanksionet kundër Rusisë. I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihemi në protesta të fuqishme,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

'SPAK-u është institucioni më i diskredituar në vend'/ Berisha: Gazmend Bardhi paditi aferën, ata i kërkonin aktpadinë

Protesta për McGonigal, Berisha mbledh Kryesinë e PD: Koha të

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se rasti i ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, nuk është i izoluar dhe sipas tij janë me dhjetëra zyrtarë të tjerë në Europë dhe SHBA që kanë punuar për shpërbërjen e PD-së. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha tha se SPAK është institucioni më i diskredituar në Shqipëri. Për të vërtetuar këtë, Berisha mori si shembull padinë e deputetit Gazment Bardhi për çështjen McGonigal, ku SPAK kërkoi aktpadinë e SHBA-ve.

“Mafia në pushtet përbën një pushtet të rrezikshëm edhe për vetë SHBA-të. Mafia e Tiranës në pushtet, është një rrezik jo vetëm për shqiptarët, por edhe për SHBA-të, si në rastin McGonigal, por ju garantoj juve që si McGonigal ka edhe të tjerë në Europë dhe SHBA. Fenomeni McGonigal nuk është i izoluar. Nuk është i izoluar as në qëllimin politik, nuk është përpjekur vetëm McGonigal si lobist për shkatërrimin e PD dhe opozitës, forcës më properëndimore dhe anti-ruse në Shqipëri. Janë angazhuar haptas me të gjithë imoralitetin edhe të tjerë për shkatërrimin e kësaj force politike. Për të njëjtat motive korruptive, mafia në pushtet i Tiranës, është pushteti më i rrezikshëm që nuk njeh asnjë normë dhe asnjë moral. Kam denoncuar përpara jush se kjo mafie përdor çdo formë korrupsioni. Ky është laboratori ku eksperimentohen të gjitha format e korruptimit të zyrtarëve, ku shkon deri tek ai që ishte në lartësi dhe në nivele që nuk mund të imagjinohen. I them këto sepse rasti McGonigal ndriçon, ndihmon shqiptarët për të kuptuar zhvillimet rreth tyre. Për të kuptuar sesi mund të përdoret korrupsioni, jo vetëm për t’i varfëruar ata, por edhe për të vrarë shpresën çdo ditë tek ata.

Imagjinoni ju se çfarë efekti toksik kanë pasur tek qytetarët shqiptarë me qindra deklarata të paguara si ajo e Mark Rosinit. Imagjinoni çfarë drame është luajtur në këtë vend. Me shkatërrimin e shqipërisë dhe shndërrimin e saj në një repart të PS-së. SKAP-i është sot institucioni më i diskredituar në Shqipëri. Shembulli nga sot. Deputeti Gazment Bardhi shkoi dhe paditi në SPAK aferën. Ata i thanë na i sill atë padi. Por kur doli çështja Nick Muzin ajo hapi menjëherë dosje për Lulzim Bashën dhe e mori të pandehur për larje parashë. Sepse ajo ishte larje parashë. Nuk tha më sill aktpadinë. Për Skapin e partisë, pavarësisht se në të katërt anët e botës ulërinë serenat e korrupsionit dhe të krimit dhe kërkon aktpadinë, po mban të njëjtin qëndrim me Ramën, armiqësor. Sigurisht që aty pjesa dërmuese e hetimeve në Shqipëri.

Çfarë e pengonte SKAP-in të thoshte sot se ka nisur hetimet? A e dini ju se McGonigal ka hyrë e ka dalë këtu dhe ka takuar prokurorë e gjyqtarë? Edi Rama e mbylli gojën, u zhduk 5 ditë. E mbylli gojën për 7 ditë Lulzim Basha, njeriu që nëse do të thoshte ja viktima e një komploti, nuk e çeli gojën. U kujtua dje me 4 rreshta pa menduar të përmendë Ramën, pale McGonigal, nuk ekziston për të. Shikoni si përpiqen ta kalojnë skandalin e shekullit, i cili dëmton në mënyrë palcore imazhin e shqiptarit në SHBA. Mos harrojmë se ai është kryeministër. Të tjerët, Amerikanët janë të tronditur nga kjo ngjarje”, u shpreh Berisha.

3 VITE ME PARE

'T'i japim Ramës përgjigjen e merituar'/ Berisha: Çdo shqiptar duhet që ta largojë një minutë e më parë këtë kalbësirë

Protesta për McGonigal, Berisha mbledh Kryesinë e PD: Koha të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon nga çdo shqiptar që t'i japin kryeministrit Edi Rama përgjigjen e merituar. Gjatë mbledhjes me deputetët e PD-së, Berisha u shpreh se skandali i fundit është arsyeja më e fortë se përse nuk duhet lejuar më Rama në pushtet. 

'Do mbetet në memorie jo për pak kohë. Unë mendoj se cdo shqiptar ka një detyrim madhor ti japë Ramës përgjigjen e merituar, para së gjithash se ai kontraktoi një vrasës me pagesë për ekzekutimin e opozitës. është kap tani nga drejtësia amerikane, ti japim një përgjigje të merituar, si një armik i egër i aleatit tonë kryesor. Si një njeri i pabesë që verbëria e pushtetit është esktreme saqë e bëri të aftë për cdo veprim që të qëndrojë në pushtet.

Cdo shqiptar duhet që të largojë një minut e më parë këtë kalbësirë nga pushteti. Del i zi e më i zi. Kemi denoncuar vjedhjen e votës nga ana e Ramës, nuk ka akt më antidemokratik. Kemi denoncuar skandale e skandale. Bota e qytetëruar është goditur, nuk ka vend që nuk do përmbyste një organizatë kriminale si ajo e djegsave, si ajo e portit të Durrësit, e 500 mijë eurove të Rozetës.'- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Çështja e ish-agjentit të FBI/ Berisha: Basha e mbylli gojën për 7 ditë, s'guxoi ta përmendte Ramën pa leje më Gonigal

Protesta për McGonigal, Berisha mbledh Kryesinë e PD: Koha të
Sali Berisha

TIRANË- Komenti i deputetit Lulzim Basha për çështjen 'McGonigal' nuk u la pa koment nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së, Berisha u shpreh se Basha nuk pati guximin që të fliste dhe komentonte çështjen për 7 ditë. Ai shtoi, se Basha as nuk guxoi që në postimin e shkurtër që bëri në 'Twitter' të përmendte emrin e kryeministrit Edi Rama e as atij të Mcgonigal. 

'A e dini se McGonigal ka takuar prokurorë këtu, vetorë, veting, ka takuar gjykatës, ka hyrë e ka dalë i plotëfuqishëm. Këto nuk ekzistojnë për skapin e partisë. Edi Rama pas sqarimit se e kam pasur ndërmend anglisht dhe jo shqip fjalën mik, e mbylli gojën, u zhduk 5 ditë. E mbylli gojën për 7 ditë Lulzim Basha, në vend që të thoshte ja, viktima e një komploti, jo nuk çel gojën dhe bëri një shënim dje, 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë Edi Ramën, pa leje me McGonigal, nuk ekzistonin për ta.'-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Berisha: Rama përdori McGonigal për të ndihmuar miqtë e tij "non grata" Vangjush Dakon dhe Tom Doshin

Protesta për McGonigal, Berisha mbledh Kryesinë e PD: Koha të
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, tha se kryeministri Edi Rama "kontraktoi" Charles McGonigal për të ndihmuar miqtë e tij të shpallur "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në fjalën e tij, Berisha tha se Rama kërkoi ndihmë për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon dhe ish-deputetin Tom Doshi. 

"McGonigal është në hetim të gjithanshëm në SHBA, i përket autoritetet amerikane për të zbuluar lidhjet me Deripaskën dhe të tjerë. Por lidhjet me Edi Ramën janë më të turpshme. Mark Rossini bënte akuza kundër meje, McGonigal nuk është me duar jashtë por ajo që është publikuar, është se me 4 janar të 2018, ish-oficeri i sigurimit të shtetit Agron Neza i dha informacione për kompaninë lobiste të PD. Pra del e qartë se fuqia e institucionit më të fuqishëm të fushës në SHBA u përdor për qëllime private nga Edi Rama duke korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI. McGonigal u përdor gjithashtu edhe për afera korruptive të tjera; për licensa, ai u shpërblye me qindra dhe miliona euro. Ai u angazhua nga Edi Rama për të ndihmuar miqtë e tij të ngushtë, Vangjush Dakon, Tom Doshin të shpallur non grata nga DASH. Dëshmoj se mafia në pushtet, përbën pushtetin më të rrezikshëm, mafia në pushtet përbën një pushtet të rrezikshëm edhe për SHBA.Mafia e Tiranës në pushtet është rrezik madhor jo vetëm për shqiptarët por edhe për SHBA. Ju garantoj McGonigal-ër, në nivele të tjera, ka edhe të tjerë në Europë dhe në SHBA. E se fenomeni nuk është i izoluar, nuk është as në qëllimin poltik. Nuk është përpjekur vetëm ai për shkatërrimin e PD dhe opozitës, forcës politike më pro-perëndimore. Por për shkatërrimin e saj janë angazhuar haptaz me të gjithë amoralitetin, me të gjithë aprincipialitetin edhe të tjerë. E për të njëjtat motive korruptive. Mafia në pushtet e Tiranës është pushteti më i rrezikshëm, nuk njeh asnjë parim, asnjë normë, asnjë moral. Kam denoncuar kudo se kjo mafia përdor të gjitha normat e korrupsionit. Korrupsionin monetar, politik dhe erotik, e çdo formë tjetër. Ky është laboratori ku eksperimentohen të gjitha format e korruptimit. I them këto sepse rasti McGonigal ndriçon shqiptrarët për të zbuluar korruptimet rreth tyre,"-tha Berisha. 

Dje, gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë me dije se biznesmeni/politikani që takoi dhe kërkoi ndihmë nga Mcgonigal për të hetuar tentativën e pretenduar për atentat ndaj tij, ishte Tom Doshi. Disa vitë më parë, Tom Doshi akuzonte asokohe kryeparlamentarin Ilir Meta se kishte kontraktuar Durim Bamin për të ekzekutar atë dhe deputetin e Partisë Demokratike, Mhill Fufin. 

3 VITE ME PARE

"McGonigal"/ Berisha mbledh Kryesinë e PD: Veprimet e Edi Ramës, të barabarta me një grusht shteti. Puçistët donin të shuanin pluralizmin

Protesta për McGonigal, Berisha mbledh Kryesinë e PD: Koha të
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama se ka korruptuar zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal dhe se qëllimi i tyre ka qenë asgjësimi i opozitës. Në fjalën e tij, gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha tha se aktet e Ramës janë të ngjashme me ato të një grushti shteti, me qëllim asgjesimin e pluralizmit politik.

"Të nderuar anëtarë të Kryesisë së PD, sekretarë të PD, qytetarë dhe qytetare. Mblidhemi sot në një moment të pashembullt, të jashtëzakonshëm, mblidhemi në një kohë kur për shkak të akteve mirëfilltas anti-shqiptare, anti-demokratike të Edi Ramës, Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni të fuqishëm mediatik botëror, në qendër të një akti që tejkalon çdo lloj imagjinate kur një vend që i detyrohet më shumë se çdo vend tjetër SHBA, Shqipëria merr përsipër i korrupton vendit udhëheqës së NATO, vendit udhëheqës të sigurisë dhe paqes në botë, një nga njerëzit kryesorë të sigurisë, është Edi Rama. Të marrësh përsipër një akt të tillë, të shndërrosh në aset me korrupsion një njeri që kurrë nuk e meritonte atë detyrë por që kishte një pozicion të jashtëzakonshëm. Do të thotë të kryesh një akt armiqësor të përmasave, tejkalon çdolloj limiti, çdolloj linje. Vizitat private në Shqipëri, duke qenë në detyrë, takimet e tij të fshehta me Edi Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesore të rendit demokratik që është pluralizmi për të shkatërruar opozitën për hir të pushtetit të Edi Ramës është krim makabër. është një veprim i barabartë me një grusht shteti kur puçistët vendosin që të shuajnë pluralizmin,"-tha Berisha. 

sali berisha berisha mbledh kryesine e pd edi rama protesta per mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend