LIVE UPDATES
Politike

Punonjësit e Air Albania letër Ramës: Rrogat s’na paguhen, siguria e qytetarëve në rrezik

Punonjësit janë shprehur se për gati një vit sigurimet shoqërore nuk janë paguar, ndërsa disa nga kolegët e tyre kanë marrë me vonesë 2-3 paga mujore.

27 Korrik 2025, 11:25 Nga DOSJA
Punonjësit e Air Albania letër Ramës: Rrogat s’na paguhen,
avion i kompanise "air albania"

TIRANË- Disa punonjës të "Air Albania" i janë drejtuar më një deklaratë publike kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe institucioneve të tjera shtetërore, lidhur me një situatë të rënduar në kompaninë ajrore ku janë të punësuar. 

Ata kanë raportuar shkelje të rënda ligjore, vonesa në paga, shkarkime të padrejta dhe cenim të rëndë të sigurisë së pasagjerëve. Sipas tyre, situata është përkeqësuar pasi në krye të kompanisë është emëruar një drejtues i ri turk. Punonjësit janë shprehur se për gati një vit sigurimet shoqërore nuk janë paguar, ndërsa disa nga kolegët e tyre kanë marrë me vonesë 2-3 paga mujore.

“Siguria e pasagjerëve dhe e vetë punonjësve është cenuar rëndë. Presioni psikologjik, mungesa e pagave, mungesa e respektit për standardet operacionale kanë krijuar kushte që rrezikojnë jetën e qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

Punonjësit i kanë bërë thirrje kryeministrit dhe institucioneve shqiptaretë hetohet ngjarja, të kryehet shlyerja e pagave dhe sigurimeve për të larguarit dhe për stafin aktual, të rikthehen në punë të larguarit në mënrë të padrejtë (pilotë, drejtues teknikë, inxhinierë dhe ekuipazh kabine) dhe gjithashtu të garantohet siguria dhe dinjiteti në punë për stafin ajror.

Në deklaratë është paralajmëruar se mungesa e ndërhyrjes urgjente nga shteti mund të përshkallëzojë më tej situatën, me pasoja të rënda për funksionimin normal të linjave ajrore dhe sigurinë e pasagjerëve.

LETRA E PLOTË:

Drejtuar:

- Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z Edi Rama

- Zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë Znj Belinda Balluku

- Ministrit të Ekonomisë Z Petrit Malaj

- Drejtorisë së Aviacionit Civil

- Organeve të Shtypit dhe Medias

Subjekti: Denoncim për shkelje të rënda ligjore dhe cenim të sigurisë në kompanin ajrore Air Albania në Shqipëri

Ne, një grup punonjësish të një prej kompanis ajrore Air ALBANIA që operon në Shqipëri, ndjejmë detyrimin moral dhe ligjor t'i drejtohemi publikut dhe institucioneve për të denoncuar një situatë alarmante të krijuar pas emërimit të CEO-së së ri Turk. Per shkelje te vazhdueshme dhe te qellimshme te Kodit te Punes dhe te Kodit ajror te Republikes se Shqiperise.

Prej më shumë se 11 muajsh, sigurimet tona shoqërore nuk janë paguar, megjithëse kontributet mbahen nga pagat. Gjithashtu, vonesa ne paga te vazhdueshme, shumë prej nesh nuk kemi marrë 2 deri në 3 rroga mujore.

Gjatë kësaj periudhe, me arsyen e gjoja riorganizimit te kompanise janë shtuar largimet e padrejta nga puna, presioni psikologjik, dhe praktikat abuzive për të detyruar punonjësit të largohen vetë nga vendi i punës. Siguria e pasagjerëve dhe e vetë punonjësve është cenuar rëndë. Për shkak të mungesës së stafit të kualifikuar, presionit të vazhdueshëm dhe mosrespektimit të standardeve operacionale, janë krijuar kushte që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Kërkojmë menjëherë:

- Verifikim dhe ndërhyrje nga institucionet përkatëse për shkeljet në pagesa, sigurime dhe largime nga puna.

- Inspektim urgjent të pavarur nga Drejtoria e Aviacionit Civil për situatën e sigurisë teknike dhe operacionale.

- Mbrojtje ligjore për punonjësit që janë viktima të këtyre praktikave të paligjshme.

- Hetim për abuzimet dhe përgjegjësit.

Bashkëngjitur, publikojmë një listë me emrat dhe pozicionet e punonjësve të larguar padrejtësisht ose që janë detyruar të japin dorëheqjen si pasojë e stresit dhe presionit të ushtruar nga drejtuesit e rinj të kompanisë. Disa prej nesh kanë nisur procese gjyqësore që mund të zgjasin me vite, duke pritur drejtësinë ndërkohë që të drejtat tona elementare janë shkelur çdo ditë.

Lista e punonjesve drejtuar gjykates se Tiranes eshte e gjate.

Lista e punonjësve të prekur

Të prekurit përfshijnë punonjës me inicialet:  G.F. Në total, 7 pilotë dhe 20 anëtarë të ekuipazhit të kabinës janë larguar ose pushuar nga puna, me paga të papaguara.

Lista e punonjësve të larguar padrejtësisht:

1. G.F. - Drejtor i Trajnimeve - Pushuar pa arsye

2. B.N. - Menaxher i Ekuipazheve të Kabinës - Pushuar pa arsye

3. K.Y. - Menaxher i Planeve dhe Orarit të Ekuipazheve - Pushuar pa arsye

4. E.R. Menaxher i Operacioneve Tokësore - Pushuar pa arsye

5. M.Sh. Menaxher Komercial - Larguar pa arsye

6. A.S. Shef i Kontrollit Teknik dhe Mekanik të Avionëve - Pushuar pa arsye

7. E.I. - Drejtor i Sigurisë në Operim - Larguar pa arsye

8. A.N. - Pilot - Rroga të papaguara

9. G.F. Pilot - Pushuar pa arsye

10. S.B. - Ekuipazh Kabine - Detyruar të largohet

11. K.F. Pushuar pa arsye

12. M.P. - Departamenti i Orarëve - I larguar pa marrë rrogat

13. T.S. Pilot - I larguar, rroga të papaguara

14. S.K. - Ekuipazh Kabine - I larguar për shkak të mospagesës së rrogave

15. F.A. - Pilot - Pushuar pa arsye, me rroga të papaguara

16. A.B. - Shef Kabine - I detyruar të largohet për shkak të mospagesës së rrogës

17. E.B. - Ekuipazh Kabine - I detyruar të largohet për shkak të mospagesës së rrogës

Këta janë vetëm një pjesë e pilotëve dhe ekuipazheve të kabinës që janë pushuar ose larguar, dhe rrogat e tyre nuk janë paguar.

Edhe punonjësit aktualë aktiv kanë rroga të pamarra dhe përballen çdo ditë me presion nga CEO turk, i ardhur prej gati një viti në krye të kompanisë.

Në përfundim, ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse, përfshirë Turkish Airlines si aksioner, të ndërhyjnë menjëherë për:

- Hetimin e plotë të shkeljeve të denoncuara;

- Pagesën e menjëhershme të pagave dhe sigurimeve shoqërore për të gjithë punonjësit aktualë dhe të larguar;

- Rikthimin në punë të atyre që janë pushuar padrejtësisht;

- Garantimin e kushteve të sigurisë dhe dinjitetit në punë për të gjithë stafin ajror dhe tokësor.

Presim reagim të shpejtë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj situate shqetësuese. Kjo nuk është vetëm një çështje pune - kjo është një çështje e sigurisë publike dhe e dinjitetit njerëzor.

Me respekt,

Grupi i punonjësve të kompanisë ajrore AIR Albania

air albania edi rama


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj