LIVE UPDATES
Politike

Puntata e dytë është gati/ Investigimi i ri në RAI3 për marrëveshjen e emigrantëve: Ka politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri

Vetë gazetarët kanë paralajmëruar se një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit në Shqipëri, ka një kompani për të cilën nuk gjendet asgjë në të dhënat e qeverisë.

28 Maj 2024, 19:39 Nga r.ll
Puntata e dytë është gati/ Investigimi i ri në RAI3 për
foto nga emisioni

ITALI- Emisioni investigativ "Report" i RAI3 në Itali rikthehet sërish me një tjetër episod me fakte investiguese lidhur me marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni mbi emigrantët. Puntata e dytë e emisionit duket se është gati dhe pritet të transmetohet të dielën, sipas Rai 3. 

"Pas sulmeve të dy kryeministrave, asaj italiane, Giorgia Meloni dhe atij shqiptar, Edi Rama, i rikthehemi trajtimit të marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë. Intervistuam kreun e qeverisë shqiptare, i cili pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të Giorgio Mottola-s, madje edhe atyre të mprehta për infiltrimin e mafies shqiptare në qeverinë e tij", njofton "Rai 3" krahas videos që njofton investigimin në Shqipëri.

Në videon e prezantimit duket që kryeministri shqiptar ka pritur në zyrën e tij gazetarin e RAI3, Giorgio Mottola që kreu edhe dokumentarin e parë. Gazetari italian nuk ka pranuar kafen e ofruar nga kryeministri Rama, gjë sipas tij bëri kreun e qeverisë shqiptare të mbetet paksa keq. Vetë Rama e ka kaluar me një batutë gjatë intervistës edhe pse gazetari i thotë se kishte pirë një tjetër kafe më herët.

“A ishte paksa dyshuese ajo kafe që nuk e pranuat? Ah nuk ka problem. Sepse ndoshta me të gjitha ato që ke në mendje të dukem si autokrati që kërkon të helmojë gazetarin” – thotë Rama. Në pjesën e shkurtër të transmetuar sillen në vëmendje të gjitha akuzat që Rama i bëri reportazhit të parë.

Gazetari e ka pyetur Ramën nëse vërtet e konsideron “të shpifur” emisionin e transmetuar dhe kreu i qeverisë i dha këtë përgjigje: “Unë nuk dua të këmbëngul tek fjala, por nëse ju doni të këmbëngulni: “Po ishte shumë e shpifur” – thotë Rama.

Ndërkohë edhe në këtë puntatë nuk është lënë në hije çështja e korrupsionit. Vetë gazetarët kanë paralajmëruar se një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit në Shqipëri, ka një kompani për të cilën nuk gjendet asgjë në të dhënat e qeverisë.

"Një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjetëm asgjë në të dhënat e qeverisë. Ky person përmendet në një rast të korrupsionit të zyrtarëve. Ka disa politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri", paralajmërohet në klipin e publikuar nga "Rai 3".

Reportazhi i emisionit 'Report' në "Rai 3", i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

emisioni report në rai 3 edi rama giorgia meloni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj