LIVE UPDATES
Politike

Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para

Kjo Qendër, e vetmja në Ballkanin Perëndimor, synon të nxisë kërkimin shkencor në sektorin minerar, vazhdimësinë e eksplorimeve, zbulimin dhe përpunimin e lëndëve të para, duke u mbështetur në inovacion.

23 Prill 2024, 17:01 Nga I.A
Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të
Belinda Balluku

ELBASAN- Në Elbasan është ngritur Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT Raw Materials Regional Innovation Center). Kjo Qendër, e vetmja në Ballkanin Perëndimor, synon të nxisë kërkimin shkencor në sektorin minerar, vazhdimësinë e eksplorimeve, zbulimin dhe përpunimin e lëndëve të para, duke u mbështetur në inovacion. Gjithashtu kjo Qendër do të shërbejë për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave mes profesionistëve e ekspertëve shqiptarë dhe atyre të Bashkimit Europian në kërkim-zbulimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, veçanërisht të atyre me rëndësi strategjike.

Fjala e Ballukut:

Përshëndetje të gjithëve! Na është dashur një rrugëtim i gjatë, por i këndshëm, për të krijuar një qendër e cila do të rivitalizojë një nga sektorët më të rëndësishëm, atë minerar në Republikën e Shqipërisë. Unë gjithmonë them që Zoti ka qenë bujar me vendin tonë, një vend i vuajtur padyshim dhe me një histori të gjatë, por që Zoti nuk i ka kursyer asgjë, as malet, as kodrat, as detin, as koriet, as brigjet, por mbi të gjitha nuk i ka kursyer nëntokën e pasur, të cilën me ato mundësitë tona të kufizuara jemi munduar ti marrim gjithçka, por ka qenë vetëm bazuar mbi dëshirën e mirë të kërkuesve, profesorëve apo dhe kontribuuesve të tjerë të sektorit, pa pasur një mbështetje të mirëfilltë dhe padyshim pa pasur teknologjinë dhe mjetet inovative të cilat sot disponojmë.

Duhet thënë që për shkak të të gjithë situatës globale të viteve të fundit, duke nisur këtu nga pandemia apo dhe lufta në Ukrainë, fokusi kryesor i qeverisë apo edhe i qeverive të tjera në Europë dhe me gjerë, nuk ka qenë padyshim tek sektori minerar. Por, ama kemi marrë edhe ne mësimet tona. Mësime të cilat na treguan që nuk mund të varemi nga një vend i kufizuar, siç ishte rasti i zonës së Ukrainës apo të Rusisë për të pasur materiale lëndë të para, të cilat janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e kontinenteve. Filluam të kuptojmë që edhe vendet e vogla, siç është Shqipëria dhe këtë ka filluar ta kuptojë Bashkimi Europian, ne e kemi ditur, mund të jenë shumë të rëndësishme për kontributin e industrisë minerare dhe si rrjedhojë e lëndës së parë që mund të përdoret nga industria automotive sot dhe deri tek burimet e energjisë së rinovueshme. Kjo lëndë e parë kaq e rëndësishme mund të ndodhet edhe në një sipërfaqe të vogël, ashtu siç është Shqipëria, vetëm 28 mijë kilometra katrorë, por me pasuri të jashtëzakonshme që ju e dini shumë më mirë se unë.

Sot është një ditë e shënuar pasi të gjithë së bashku me kontributin tuaj, me fokusin e qeverisë shqiptare dhe padyshim edhe me mbështetjen e Bashkimit Europian, si një partner strategjik i vendit tonë, kemi arritur në një ditë të shënuar për të qenë të gjithë këtu së bashku dhe për të hapur një fole të re, një inkubator të ri të ideve, të kërkimeve akademike, të nxitjes të një sektori që është sektori minerar në Republikën e Shqipërisë. E gjitha kjo do të ndodhë falë Qendrës Rajonale të Inovacionit të Institutit Europian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para, duke shënuar kështu një gur kilometrik në zhvillimin e industrisë minerare në vendin tonë.

Kjo Qendër, duhet theksuar se është e vetmja në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë falënderojmë të gjithë kolegët tanë të Bashkimit Europian që zgjodhën Shqipërinë. Kanë zgjedhur vendin e duhur. Kanë zgjedhur një vend, ku siç ju thashë, Zoti ka qenë bujar, por përveç lëndës së parë që ndodhet në nëntokën Shqiptare, zoti e ka pajisur këtë vend me njerëz të cilët kanë një rezistencë të jashtëzakonshme ndaj vështirësive, kanë një pasion të jashtëzakonshëm për të sjellë risinë dhe mbi të gjitha e duan vendin e tyre. Pavarësisht se çfarë thuhet për këto lëvizjet demografike, ju siguroj që lëvizje demografike ka për shkak të post pandemisë në të gjithë botën. Por, përsa kohë ne kemi djemtë dhe vajzat tona të cilët kthehen në Shqipëri, duke e zgjedhur si një zgjedhje të fundit dhe më të mirën për ta, nuk ka asgjë të keqe që të lëvizin, të shkojnë jashtë, të pajisen me eksperiencën që duhet dhe të kthehen këtu për të kontribuar.

Kjo Qendër përveç nxitjes të kërkimit dhe zbulimit, patjetër do të kthehet në një inkubator për të rritur profesionistët e rinj. Profesionistët e rinj të cilët do të kenë mundësi të kontribuojnë në sektor, por duke bërë një fuzion të jashtëzakonshëm me të gjithë profesorët, akademikët, apo kontributorët e tjerë të sektorit që ne i kemi me shumicë, nëse i kemi harruar herë pas here më lejoni t’ju kërkoj ndjesë, por unë personalisht jo dhe Ministria e Infrastrukturës, jo. Edhe drejtorët që kanë punuar me mua prej kohësh, siç është Mehmet Hasalami këtu, nuk i kemi harruar për asnjë moment dhe është e rëndësishme të thuhet që nuk ka asgjë më të rëndësishme se fuqia njerëzore. Se kapacitetet njerëzore, të cilat janë të vyera dhe janë në fokus dhe në qendër të vëmendjes së Qeverisë Shqiptare.

Viti 2024, e kemi thënë që në muajin janar, është një vit ku qeveria shqiptare ka vendosur në fokus të saj padyshim kapitalin njerëzor. Kapitali njerëzor si një pasuri e vyer për vendin, si diçka e pazëvendësueshme nga teknologjia dhe nga inovacioni, por pa lënë mënjanë këto dy të fundit.  Ky është viti i parë ku ne kemi ngritur në vendin tonë një qendër të dedikuar të inovacionit, është multisektoriale e cila do të mbulojë të gjithë sektorët, siç do të mbulojë energjinë e rinovueshme, fushat minerare, transportin, infrastrukturën kritike, shëndetësinë, arsimin dhe gjithçka tjetër, por që do të bashkëpunojë ngushtësisht me këtë Qendër të re të krijuar këtu.

Unë dua të gjej rastin dhe të falënderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë nga tetori në tryezat e diskutimeve të gjera pasi kanë krijuar bazën e parë për krijimin e kësaj Qendre. Dua të falënderoj Linda Pustinën veçanërisht, e cila si një forcë e natyrës që është, pavarësisht se sot ka vendosur që të drejtojë një sektor tjetër po kaq interesant për zhvillimin ekonomik dhe sfidues do të thoja, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kësaj Qendre. Dua të falënderoj profesoreshën, Ledia. Ka qenë një sfidë shumë e madhe që ta bindnim që të na bashkohej duke qenë se kishte vendosur që të merrej me karrierën akademike, po ku më mirë se në këtë Qendër mund të zhvillohet kjo karrierë akademike.

Dua të falënderoj ambasadorin Gonzato për të gjithë kontributin që ka dhënë  gjatë kësaj periudhe dhe padyshim dua të falënderoj edhe Bernd Schäfer, që do të marrë fjalën pas meje, pasi unë them gjithmonë që punët e mira bëhen me shokë të mirë. Askush nga ne nuk ja del nëse është një ishull që të realizoj punë të mira apo qëllime të mëdha.

Nda të gjithë së bashku, ashtu siç jemi sot kështu, tashmë duke përdorur këtë fole të re të Inovacionit dhe të Teknologjisë për Lëndët e Para unë do t’ju uroja punë të mbarë dhe me krahë të lehta pa harruar këtu të falënderoj thellësisht Rektoratin e Elbasanit për të gjithë kontributin që na ka dhënë dhe sidomos mikun tim, Profesor Topin.

Unë shpresoj që ashtu siç ju na ndihmuat dhe na dhatë këto ambiente për të hapur këtë fole të re të Inovacionit dhe të Teknologjisë për Lëndët e Para, edhe ne t’ju ndihmojmë juve duke ju dhënë akses studentëve tuaj në ambientet tona të cilat me të vërtetë ishin shumë të këndshme, të ngrohta dhe akomoduese për ato ide të reja që do vijnë. Shqipëria, siç ju thashë, është një vend i pasur me gjithçka që zoti e ka pajisur, por mbi të gjitha është një vend i pasur me njerëzit që jetojnë këtu. Shumë faleminderit për vëmendjen.

eit raw materials regional innovation center belinda balluku

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër