LIVE UPDATES
Politike

"Qeveria bie kur nuk qeveris", DEBATI i parë dhe i fundit televiziv mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës! Politika gjendej nën "plagët" e 97', çfarë u tha në këtë përballje të rrallë

Diskutimi mes dy figurave më të fuqishme të politikës shqiptare u karakterizua nga tension, polemikë, por edhe respekt, pasi ende qëndron në kujtesën e publikut shtrëngimi i duarve në përfundim të debatit.

1 Nëntor 2025, 15:26 Nga M.L
"Qeveria bie kur nuk qeveris", DEBATI i parë dhe i fundit
Berisha-Nano

TIRANA- Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Fatos Nano ka sjellë sërish në vëmendje një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij politike. Ndër to është përballja e fortë televizive me Sali Berishën, një debat që mbetet i rrallë në historinë politike të Shqipërisë.

Në një kohë kur politika shqiptare sapo kishte kaluar periudhën e trazuar të vitit 1997, dy liderët e kampeve të mëdha politike u ulën për herë të parë në një studio televizive për t’u përballur me argumente. Emisioni, që zgjati mbi dy orë, u transmetua edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, duke u ndjekur nga një audiencë e gjerë në të gjithë rajonin.

Diskutimi mes dy figurave më të fuqishme të politikës shqiptare u karakterizua nga tension, polemikë, por edhe respekt, pasi  ende qëndron në kujtesën e publikut shtrëngimi i duarve në përfundim të debatit.

DEBATI:

Fatos NanoUnë besoj se po mësojmë në mënyrë të qëndrueshme, normale pas 10 vjet përvoje në demokraci, edhe ushtrimin demokratik të kapërcimit të krizave, të negociimit për zgjidhjen e tyre dhe natyrisht këtë radhë ushtrimesh për të krijuar një kabinet të ri të mazhorancës. Nuk është fare i ri, ka nuancat e veta si ushtrim demokratik, dhe nuk mund të mos i referohem në këtë moment, përvojës sonë edhe precedentëve, kur kjo maxhorancë është më cilësore, sesa legjislaturën e kaluar, ka ditur të aktivizojë përgjegjësinë, skemën dhe potencialin që ekzistojnë brenda saj për të kaluar në kabinete të vazhdimësisë, stabilitetit dhe të rritjes. Ne jemi të angazhuar për ta zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe këtë herë çështjen dhe nuk besoj se do të çudisim njeri duke arritur konsensuset e duhura.

Blendi FevziuZoti Berisha nuk e di nëse komenti juaj do të ishte i njëjtë me atë të kryeministrit Meta, megjithëse është një zhvillim i Partisë Demokratike, është një zhvillim që lidhet me gjithë politikën shqiptare.

Sali BerishaSi rregull, një qeveri bie kur nuk qeveris, në këtë kontekst, sot pata kënaqësinë të dëgjoj ish-kryeministrin të pohojë se 3 muajt e fundit që nga Qershori, ai nuk ka qeverisur. Ç’ka do të thotë që kjo është një rënie shumë e vonuar, shkaqet e mosqeverisjes, janë aboslutisht në dhunimin e zgjedhjeve, dhunim i cili tashmë është bërë universalisht i pranueshëm, dhunim i cili vazhdoi në një mënyrë dhe i besueshëm edhe në PD. Deri në momentin që gjykatësi Mark Adia u mposht para dy ditësh. Pra, kryeministri Meta nuk mund të qeveriste, humbi votëbesimin në parlament, nuk fitoi votëbesimin, humbi dy ditë më parë edhe unë e kam përshëndetur pavarësisht se me shumë vonesë. Realisht duhet të jem i sinqertë, jo për të krijuar një aleancë me zotin Nano dhe grupin që mbështet, por për dinjitetin e qeverisjes së një vendi, do të bashkonim votat me një mocion për ta larguar. Me grupin tuaj, me ata deputetë të grupit tuaj, të cilët besojnë se vendi duhet të ketë një qeverisje me votëbesim.

Fatos Nano: Është 50 % e vërtetë. Jeni dhe ju dakord për këtë gjë.

Sali BerishaTani aq sa është unë them se e zgjidhi vetë, ai dha dorëheqjen, nuk lejoi të krijohej ky moment, i cili nuk është se nuk do të kishte ca rumore, në publicistikët dhe analistët shqiptarë, por do vinte në emër të interesit të një qeverisje. Tani, hymë sot në parlament, parlamenti ishte pa qeveri, s’kishte asnjë ministër, përveç Majkos që mund të ketë ca aspirata, të gjithë mungonin.

Blendi Fevziu-NanosS’besoj se kishe mbledhje me ministrat…

Fatos NanoKishte një kuorum të mjaftueshëm për të zgjedhur edhe zonjën Topalli, ministrat ishin në respekt të barazisë së palëve dhe kjo është elektronikisht e kontrollueshme. Po zoti Berisha më vjen mirë që s’do të shikojë mbrapa.

Sali BerishaNë katër muaj pas zgjedhjeve, vendi nuk ka patur një qeveri, siç e pohoi edhe kryeministri që u largua. Zgjedhjet kanë ngjallur dyshime dhe diskutime të shumta, në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shqipëria sot kategorizohet në vendin e demokracive pa zgjedhje të lira, përkthyer ndryshe demokraturave. 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Nano ishte personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit. Kryedemokrati tha më tej se Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.

Postimi i Sali Berishës:

Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë. Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.

Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit. Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!/Dosja.al

sali berisha fatos nano blendi fevziu debat ne 2002

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj