LIVE UPDATES
Politike

Qeveria miraton projektligjin "Për vullnetarizmin", nga afati i angazhimit te grupet, ja çfarë përfshin

Ky akt përcakton parimet bazë, rregullat për kryerjen e vullnetarizmit, të drejtat dhe detyrimet e vullnetarëve e të ofruesve të vullnetarizmit, kontratën e vullnetarizmit, organet shtetërore përgjegjëse dhe mekanizmat për nxitjen, mbështetjen e mbikëqyrjen e vullnetarizmit në Shqipëri.

30 Qershor 2025, 22:02 Nga M.B
Qeveria miraton projektligjin "Për vullnetarizmin", nga afati i
Foto ilustruese

TIRANA- Qeveria ka miratuar projektligjin “Për vullnetarizmin”. Ky akt përcakton parimet bazë, rregullat për kryerjen e vullnetarizmit, të drejtat dhe detyrimet e vullnetarëve e të ofruesve të vullnetarizmit, kontratën e vullnetarizmit, organet shtetërore përgjegjëse dhe mekanizmat për nxitjen, mbështetjen e mbikëqyrjen e vullnetarizmit në Shqipëri.

Në projektligj përjashtohen disa aktivitete të cilat nuk konsiderohen vullnetarizëm në kuptimin ligjor, si punët e zakonshme në familje, dhurimin e gjakut apo angazhimin në mbrojtjen civile sipas ligjit në fuqi. Një nga pikat është përfshirja dhe mbrojtja e grupeve të veçanta, të cilat ligji i përmend me detaje duke u nisur nga “nënat nën moshën 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuara sipas Konventës së OKB-së, komunitetet rom dhe egjiptian, të miturit, të moshuarit, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit dhe të diskriminimit”.

Sipas projektligjit përcatohet dhe koha e ushtrimit: 

a.Vullnetarizmi afatgjatë: Kur vullnetari angazhohet të paktën 20 orë në javë, për së paku 3 muaj me radhë.
b.Vullnetarizmi afatshkurtër: Kur koha e angazhimit është më e shkurtër se 20 orë në javë, por jo më pak se 1 orë.

Bazuar në projektligj, ofrues të vullnetarizmit mund të jenë institucione publike, bashkësi fetare, organizata jofitimprurëse dhe madje edhe biznese që nuk synojnë fitim në këtë aktivitet.

VENDIMI

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 30 Qershor 2025:

P R O J E K T L I GJ PËR VULLNETARIZMIN

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton parimet bazë, rregullat për kryerjen e vullnetarizmit, të drejtat dhe detyrimet e vullnetarëve e të ofruesve të vullnetarizmit, kontratën e vullnetarizmit, organet shtetërore përgjegjëse dhe mekanizmat për nxitjen, mbështetjen e mbikëqyrjen e vullnetarizmit në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të krijojë një kuadër rregullator e institucional të favorshëm për kryerjen e vullnetarizmit dhe nxitjen e pjesëmarrjes së individëve në vullnetarizëm, zhvillimin e vlerave njerëzore dhe solidaritetin shoqëror.

Neni 3

Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për:
a) të gjitha subjektet që kryejnë, ofrojnë ose përfitojnë vullnetarizëm në Republikën e Shqipërisë;
b) vullnetarizmin afatgjatë dhe afatshkurtër.
2. Ky ligj nuk zbatohet për:
a) kryerjen e punëve ose të shërbimeve, që janë të zakonshme në familje, shoqëri apo në marrëdhëniet e fqinjësisë;
b) dhurimin e gjakut;
c) realizimin e detyrimeve të caktuara me vendim gjykate të formës së prerë;
ç) angazhimin në një program trajnimi apo formimi profesional, përpara lidhjes së kontratës së punës;
d) përcaktimin e metodologjisë së prodhimit të statistikave zyrtare mbi vullnetarizmin;
dh) partitë politike;
e) kryerjen e punëve ose të shërbimeve nga sindikatat apo shoqatat e tjera ekonomike, profesionale dhe tregtare, që synojnë realizimin e objektivave dhe të veprimtarive në interes të anëtarësisë së tyre, në bazë të parashikimeve të statutit;
ë) angazhimin dhe trajtimin e vullnetarëve në fushën e mbrojtjes civile, që kryhet sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen civile.

Neni 4 
Përkufizime 

Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Grupe të veçanta”, vullnetarë apo përfitues të vullnetarizmit, si:

a) nëna nën moshën 18 vjeç;
b) persona me aftësi të kufizuara, sipas parashikimeve të Konventës së  OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara;
c) persona nga komuniteti rom dhe egjiptian;
ç) persona që i nënshtrohen trajtimit apo kujdesit shëndetësor;
d) të mitur, sipas parashikimeve të Kodit Civil;
    dh) të mitur e të rinj në konflikt me ligjin, sipas parashikimeve të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur;
e) të moshuar;
ë) viktima të dhunës në familje dhe viktima të dhunës me bazë gjinore;
f) viktima të trafikimit apo viktima të mundshme të trafikimit;
g) viktima të diskriminimit.

2. “Kohëzgjatje e vullnetarizmit”, koha në të cilën vullnetari vihet në dispozicion të ofruesit të vullnetarizmit, duke përfshirë edhe kohën e trajnimit të nevojshëm për të kryer vullnetarizmin.

3. “Ministri”/“Ministria”, ministri/ministria përgjegjëse për çështjet e punësimit.

4. “Organizatë jofitimprurëse”, shoqata, fondacioni dhe qendra, që zhvillon veprimtarinë në mënyrë të pavarur e të pandikuar nga shteti, në përputhje me parashikimet e legjislacionit për organizatat jofitimprurëse dhe të ligjeve të veçanta.

5. “Person”, personi fizik, sipas parashikimeve të Kodit Civil.

6. “Program vullnetarizmi”, një grup veprimtarish apo shërbimesh, që organizohen nga ofrues të vullnetarizmit, zbatohen plotësisht apo pjesërisht nga vullnetarë dhe mbështesin realizimin e objektivave, që janë në të mirë dhe në interes të publikut apo në dobi të personave të tjerë.

7. “Veprimtari në të mirë dhe në interes të publikut”, çdo veprimtari që mbështet e zhvillon te individi dhe shoqëria vlera shpirtërore e vlera të tjera humanitare, mbron jetën e njeriut, shëndetin e tij, siguron e realizon shërbime publike dhe sociale, ndihma dhe mbështetje në raste fatkeqësish, mbron mjedisin e zhvillon kulturën dhe edukatën ndaj tij, mbështet e zhvillon vlerat dhe traditat kulturore e historike, shkencën, arsimimin, edukimin fizik e shpirtëror, jep ndihmesë në zhvillimin e zakoneve të mira dhe të vlerave demokratike, si dhe çdo drejtim tjetër në të mirë dhe në interes të publikut.

8. “Vullnetarizëm i drejtpërdrejtë”, kryerja nga vullnetari, me iniciativën personale dhe pa organizimin e ofruesit të vullnetarizmit, të punëve ose shërbimeve vullnetare, në të mirë dhe në interes të publikut apo në dobi të personave të tjerë.

9. “Vullnetarizëm i organizuar”, kryerja nga vullnetari, përmes organizimit të ofruesit të vullnetarizmit, të punëve ose shërbimeve vullnetare, në të mirë dhe interes të publikut apo në dobi të personave të tjerë.

10. “Shqetësim”, çdo sjellje e padëshiruar, kur lidhet me cilëndo nga shkaqet e përmendura në nenin 9 të këtij ligji, që ka për qëllim ose efekt cenimin e dinjitetit të personit dhe krijimin e një mjedisi frikësues, armiqësor, përçmues, poshtërues a ofendues për atë person, si dhe trajtimin më pak të favorshëm, të kryer si rezultat i kundërshtimit ose mosnënshtrimit nga ana e personit të cenuar ndaj një sjelljeje të tillë.

11. “Shqetësim seksual”, çdo sjellje e padëshiruar verbale ose joverbale, e natyrës seksuale, e cila ka për qëllim ose sjell si pasojë cenimin e dinjitetit të personit dhe krijimin e një mjedisi kërcënues, armiqësor, përçmues, poshtërues ose ofendues për të.

Qeveria miraton projektligjin "Për vullnetarizmin", nga afati i

keshilli i ministrave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj