LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Qeveria Rama, armiku i vullnetit të lirë të shqiptarëve"/ Berisha nga Lezha: PD ka treguar besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave të saj 

• Partia Demokratike ka zhvilluar ‘Foltoren’ e rradhës në Lezhë, ku i pranishëm ishte edhe Kryedemokrati Sali Berisha. • Lideri i opozitës, pasi ka përshëndetur të gjithë qytetarët dhe demokratët, deklaroi se PD ka treguar një besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave të saj. Ai theksoi se kjo ditë përkon me 35-vjetorin e themelimit të PD. • Sipas tij, PD me programin e saj, krijoj institucionet e demokracisë dhe shtoi se gjatë qeverisje së PD-së u transformua infrastruktura, u anëtarësua vendi në NATO dhe arsimi mori një pamje tjetër. • Lideri i opozitës u shpreh para demokratëve se, beteja e tyre nuk ka qenë vetëm me qeverinë, por edhe misionarët e saj në PD, si dhe kreun e mafias botërore, Xhorxh Soros. • Ai gjithashtu akuzoi Edi Ramën dhe Xhorxh Sorosin se, kërkon të izolonin PD-në, duke mendua se do ta shuanin, por gabuan rëndë. • Ndër të tjera, Berisha deklaroi se opozita shqiptare ka fituar çdo betejë historike sa herë ka dalë në shesh me moton ‘ja vdekje, ja liri’, duke theksuar se nuk ekziston asnjë forcë që mund të ndalë vullnetin e qytetarëve për liri dhe demokraci. • Në fund, Kryedemokrati akuzoi qeverinë për vjedhje zgjedhjesh, korrupsion masiv dhe kapje të drejtësisë, duke nënvizuar se Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri legjitime të dalë nga vota e lirë e shqiptarëve.

9 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

“PD nuk i ka asnjë borxh”/ Berisha për Salianjin: Nëse vrapon për interesa personale, do përfundosh si të tjerët pa asnjë emër

"Qeveria Rama, armiku i vullnetit të lirë të
Foto ilustruse

LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke nënkuptuar Salianji, tha se ata që vrapojnë për interesa personale do të përfundojnë si të tjerët, pa asnjë emër. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e mbajtur në Lezhë, Berisha u shpreh se Partia Demokratike është partia e idealeve, e aspiratave dhe e moralit të ndershëm të qytetarëve.

Ai tha se kjo nuk është parti e lejeve të ndërtimit, pallateve pa leje dhe as e fshehjes të krimeve. Ai tha se PD është parti ligji, kushtetute e normash. 

“Kjo parti ka qenë dhe do të mbetet parti e mendimit të lirë, e mendimit të hapur por unë të jam fjalën e nderit që kurrë nuk do të mund ta marrë kush këtë për interesa personale e vetjake. Ata që e bënë këtë, u shuan, emri i tyre nuk është më. Partia demokratike është parti e idealeve, e aspiratave dhe e moralit të ndershëm të qytetarëve. Kjo parti nuk është parti as e lejeve të ndërtimit, as e pallateve pa leje dhe as e fshehjes të krimeve. Ai që kujton se mundet të bëjë, të lulëzojë në këtë mënyrë, ai gabon.

Jo. Nuk luftojmë ne, ne jemi parti ligji, kushtetute e normash. Dhe një gjë jemi edhe në një analizë, do ta bëjmë debatin e hapur sepse asnjëherë nuk do të na pengojë rrethanat të shohim realitetin me sy, të kritikojmë dhe propozojmë e sugjerojmë.”, tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Berisha fton qytetarët në protestë: Me 24 janar, Tirana, sheshet dhe rrugët janë të opozitës

"Qeveria Rama, armiku i vullnetit të lirë të
Sali Berisha

LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t'i bashkohen protestës së 24 janarit. Gjatë fjalës së tij nga Lezha, Lideri i opozitës theksoi se më 24 janar, Tirana, sheshet dhe rrugët janë të opozitës.

Berisha garantoi se PD është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të ripërtëritjes, të përpunimit të programit dhe strategjisë për të realizuar misionin e saj, përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri dhe rikthimin e demokracisë.

"Ju falënderoj shumë për ndërhyrjet tuaja, për këtë pritje. U garantoj se PD do përmbushë misionin e saj, detyrimin që ka për të garantuar notën e lirë të shqiptarëve dhe fitoren e opozitës. Me 24 janar, Tirana, sheshet dhe rrugët janë të opozitës.

Ndaj dhe u ftoj të derdhemi të gjithë në Tiranë për të treguar vendosmërinë tonë për të larguar me vendosmëri këtë qeveri nga pushteti. U garantoj se PD është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të ripërtëritjes, të përpunimit të programit dhe strategjisë për të realizuar misionin e saj, përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri dhe rikthimin e demokracisë. Rrofshi ju, rroftë Lezha, rroftë Shqipëria," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Doktor, kaq e vështirë është të dorëzosh stafetën?”/ Berisha i përgjigjet demokratit në Lezhë: Nuk kam ndërmend të lë pasardhës as djalin as vajzën por...

"Qeveria Rama, armiku i vullnetit të lirë të

LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot 'Foltoren' e rradhës në Lezhë. Pasi Kryedemokrati mbaroi fjalim e tij, njër nga demokratët e pranishëm në sallë e pyeti Berishën se përse nuk dorëzon stafetën.

“Doktor, kaq e vështirë është të dorëzosh stafetën?”, pyeti qytetari. 

Në përgjigje, Lideri i opozitës theksoi se nuk ka ndërmend të caktojë një pasardhës personal. Ai deklaroi se nuk synon të lërë pasardhës as djalit as vajzës, por pasardhësi i tij do të jetë ai që zgjidhet dhe mbështetet nga vetë demokratët.

“Tani të them me sinqeritet, të vetmen gjë që nuk e bëj dot kurrë është pasardhësi. Nuk është reale, nuk kam ndërmend të lë pasardhës as vajzën, as djalin tim. Pasardhës do lë atë që zgjidhni ju dhe besoni më shumë”, u shpreh Berisha./Dosja.al

 

 

 

4 MUAJ ME PARE

"Nuk ka forcë në botë që na mposht ne"/ Berisha: Ne i kemi fituar të gjitha betejat kur kemi dalë në shesh me moton ‘ja vdekje, ja liri’

"Qeveria Rama, armiku i vullnetit të lirë të
Sali Berisha

LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se asgjë nuk e mposht PD-në dhe demokratët. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e mbajtur në Lezhë, Berisha u shpreh se PD  ka fituar të gjitha betejat kur ka dalë në shesh me moton ‘ja vdekje, ja liri’.

Lideri i opozitës tha se ky është misioni që thërret çdo demokrat e demokrate, çdo shqiptar e shqiptare. Berisha tha se drejtësia është e tëra në kontrollin e qeverisë. Kryedemokrati tha se vendi kërkon qeveri legjitime dhe qeveri të dalë nga vota e lirë. 

"Edhe njëherë, ne, mbajeni mend, të mos e harrojmë asnjëherë, kemi fituar në të gjitha rastet kur kemi dalë në shesh ja vdekje a liri. Kemi fituar në vitet ’90 me këtë moto. Kemi fituar në vitet ‘98-‘99 po me këtë moto, na vranë. Po ne u hodhëm me moton ja vdekje, ja liri. Dhe kur ne themi këtë, nuk ka forcë në botë që na mposht ne. Ndaj dhe ky është misioni. Ky është misioni që na thërret çdo demokrati e demokrateje, çdo shqiptari e shqiptareje. Po tejkalohet çdo lloj kufiri. Miq, ai bënte batërdinë me votat. Makineria e tmerrshme, e neveritshme vërsulej, i fitoi zgjedhjet. Njeriu që bënte farsën, nuk bënte zgjedhjet, i fiton zgjedhjet ky.

Tani, njeriu që vjedh me qindra e qindra milionë e miliarda, jo, thotë se nuk janë dokumente ato. Do t’i tregoj popullit dokumentet. Prandaj i them këtu mos blloko drejtësinë. Drejtësia është e tëra në kontrollin e tyre. Ne, siç e dini. Por përsëri ka një gjë miq, që kur është krijuar shteti 5 mijë vite më para, ai pushtet është lënë të gjykojë këta që qeverisin. Dhe po të mos jetë ai, atëherë ne dalim në një rend parashtetëror, dalim me një rend mijëra vjet më para. Por me mendësinë e tij ky beson se do mund të shpëtojë. Për t’ia bërë të qartë edhe njëherë, ke zero legjitimitet. Bëj lobime, shko ku të duash dhe bëj ç’të duash. Ke vjedhur zgjedhjet, ke vjedhur qindra e qindra milionë ose miliarda para të qytetarëve shqiptarë.

Nuk ka pasur kjo tokë hajdut si ti, me veten, me familjen, me rrethin, me të gjithë me radhë. Ndaj dhe miq, ta mbyll edhe njëherë, ne jemi të pamposhtur, ne e kemi faktuar. E kemi faktuar që jemi të pamposhtur dhe do ua faktojmë shqiptarëve në mënyrën më të vendosur. Vendi kërkon qeveri legjitime, vendi kërkon qeveri të dalë nga vota e lirë. Ja, ky është dallimi i madh i yni Vendi kërkon që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë, të zgjedhin atë që duan. Forcë në botë që të na pengojë ne në këtë mision nuk ka. Rrofshi ju. Rroftë Lezha. Rroftë Shqipëria," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Berisha-Ramës: Po bllokove drejtësinë, do kesh fatin e babait tënd shpirtëror, Enver Hoxhës

"Qeveria Rama, armiku i vullnetit të lirë të
Sali Berisha

LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh Edi Ramës. Berisha i tha se nëse bllokon drejtësinë, do kesh fatin e babait tënd shpirtëror, Enver Hoxhës. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e mbajtur në Lezhë, Berisha u shpreh se nuk ka hajdut më të madh askund, as tek Troplinët, as tek Çelët dhe në asnjë klan tjetër se sa Edi Rama në qeveri.

Lideri i opozitës tha se Rama ka lënë të sëmurët në spitale pa ilaçe, fëmijët në shkolla pa ngrohje. Ai tha se duke i vjedhur rrogat dhe pensionet më të ulëtat në rajon, ka ndërtuar parajsën ee tij me paratë e qytetarëve.

"Ndaj dhe rikthehemi tani në këtë 35-vjetor. Çfarë është ky 35-vjetor për ne? Ky 35-vjetor është një kushtrim për ne, është një kushtrim i madh të përmbushim misionin tonë. Miq, kemi dalë në fushëbetejë. Kemi qartësuar për çdo shqiptar dhe çdo njeri të lirë në Europë dhe botë se armiku i vullnetit të qytetarëve shqiptarë e ka emrin Edi Rama. Se ai ka zero legjitimitet. Se ai ka grabitur mandate me të gjitha mënyrat. Se ai qëndron në pushtet si përfaqësues i karteleve më të rrezikshme të drogës në Shqipëri dhe Europë. Por, një gjë, që një qeveri të qëndrojë në pushtet pa legjitimitet, çdo ditë që ajo qëndron, qëndron për shkak se opozita nuk i ka dhënë asaj drurin që meriton. Një pushtet i paligjshëm nuk tolerohet.

Një pushtet i paligjshëm rrëzohet dhe vetëm rrëzohet. Sot presidenti Donald Trump u bëri thirrje iraniane, pushtoni institucionet tuaja sepse xhelatët e Teheranit vranë mbi 2 mijë protestues paqësorë në rrugët e qyteteve të tyre. Si qëndron puna tek ne? Ne përsëri jemi parti, besojmë në votën e lirë, në pushtetin me votën e lirë dhe në rrugë paqësore. Ne nuk i drejtohemi dhunës dhe u them unë ju këtu, ta keni shumë të qartë, secili prej jush këtu dhe çdo demokrate e demokrat, është i aftë të bëjë zap 100 hajdutë të këtij pushteti kudo që janë. Hajduti ka vetëm një ligj, vodha, ika, u fsheha.

Kështu janë këta, ia mbathin si minjtë. Mos harroni kurrë, nuk ka kriminelë më të rrezikshëm, nuk ka hajdut më të madh askund, as tek Troplinët, as tek Çelët dhe në asnjë klan tjetër se sa Edi Rama në qeveri, se sa Taulant Balla në krye të grupit parlamentar, se sa Lubi Balluku. Etj, etj. Jo, jo, nuk kanë të krahasuar. Duhet t’i shohim gjërat siç janë. Çfarë bënë tani? Ne i përmbushëm detyrimet tona, mbrojtëm votën. Por edhe këta ditë e natë i denoncuam për çdo vjedhje, për çdo akt dhe për çdo gjë. Dhe ato po faktohen. Tani na del fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe thotë që unë nuk njoh vendimet.

Thotë që unë do përdor imunitetin për të mbrojtur Lubinë, për të mbrojtur Lindat e tij, Lindën e AKSHI-t dhe Lindën e Surrelit. Thotë se ju, o demokratë, o shqiptarë, ju kam vjedhur, do t’u vjedh dhe ju nuk keni se ç’bëni. Ja këtu po i them nga Lezha, në mënyrë absolute, po bllokove drejtësinë, fatin e babait tënd shpirtëror, Enver Hoxhës do kesh. Po qe se beson se pasi na i ke lënë të sëmurët në spitale pa ilaçe, fëmijët në shkolla pa ngrohje duke i vjedhur, rrogat dhe pensionet më të ulëtat në rajon, pasi ke ndërtuar parajsën tënde me paratë e qytetarëve, kafshatën e tyre dhe je kapur me dokumente për të gjitha këto, mendon se do përdorësh imunitetin, gjej vrimën e miut. Ja ku po ta them, se kurrë nuk do ta pranojmë," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Sot jemi më të fortë se kurrë, jemi të pamposhtur"/ Berisha: Menduan se me izolimin tonë, do të na shuanin, por gabuan rëndë

"Qeveria Rama, armiku i vullnetit të lirë të
Sali Berisha

LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se demokratët sot janë më të fortë se kurrë dhe të pamposhtur. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e mbajtur në Lezhë, Kryedemokrati theksoi se Edi Rama është hajduti më i madh i Shqipërisë dhe Europës.

Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se nga tetori i vitit 2024, gjer në 5 dhjetor, janë 7 rezoluta të firmosura nga të gjitha partitë e djathta dhe të qendrës së djathtë në botë në mbështetje të kauzës së PD.

"Nga buron kjo forcë e jona njerëz të thjeshtë? Shumica juaj, njerëz me privacione reale, ekonomike dhe të tjera, nga buron kjo forcë? Ky forcë buron nga misioni që ne besojmë, tek misioni që ne kemi marrë. Buron tek kauzat që mbrojmë. Kauza e lirisë, kauza e pluralizmit, kauza e dinjitetit njerëzor, kauza e interesit kombëtar, kauza e vokacionit kombëtar, janë kauzat më të drejta të individit, të Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Ne i mbrojtëm ato në çdo rrethanë. Ditën që u themeluam kemi deklaruar, mos harroni kurrë se ylli ynë polar është çështja kombëtare, se ylli ynë kombëtar është interesi kombëtar.

Miq, pra edhe njëherë, na izoluan, po pse na izoluan? Sepse mbronim interesin e qytetarëve shqiptarë nga një organizatë kriminale qoi vidhte ata nga mëngjesi gjer në darkë. Po pse na izoluan? Sepse mbronim interesin kombëtar nga një tradhtar që me mburrje deklaronte se unë merrem vesh shumë mirë me kryeministrin serbomadh të Beogradit se sa me kryeministrin e Kosovës. Pse na izoluan? Sepse ne donim të ishim njerëz me dinjitet, të merrnim vetë vendimet. Nuk mund të pranonim opozitë shërbëtore të qeverisë. Dhe menduan se me izolimin tonë do të na shuanin. Por gabuan rëndë.

Ua them unë ju këtu sot, ne festojmë këtë 35-vjetor më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë. Sot ne festojmë këtë 35-vjetor më të gatshëm se kurrë për triumfin tonë, më të sigurt se kurrë në këtë triumf. Ne, edhe në kushtet më të vështira, mbrojtëm parimet që besojmë dhe arritëm t’i faktojmë botës se Edi Rama është një armik i egër i votës së lirë. Se Edi Rama, ai klouni me atlete të bardha që kalon nga një samit në tjetër, është hajduti më i madh i Shqipërisë dhe Europës. Se Edi Rama është më bandit se çdo bandit i bandave të Shqipërisë. Ne i mbrojtëm këto teza se ishin të vërteta. Edhe kur kthenin kokën anash, edhe kur turfullonin kur ua thonim.

Koha fakton sot qëndrimin tonë të drejtë. Një propagandë e tmerrshme, e paimagjinueshme kundër jush për t’u mashtruar ju çdo ditë, për t’u fshehur ju çdo ditë të vërtetat, për të glorifikuar çdi ditë të keqen para jush, për t’u verbuar dhe errësuar mendjet dhe sytë. E paguar e gjitha me paratë tuaja, me kafshatën e kafshatës tuaj. Kjo ishte, por prapë kthehemi edhe njëherë. Të pamposhtur. Ne, nga tetori i vitit 2024, gjer në 5 dhjetor, 7 rezoluta të firmosura nga të gjitha partitë e djathta dhe të qendrës së djathtë në botë në mbështetje të kauzës së PD. Si askund tjetër, se ato që mbrojtëm ne ishin të drejta. Nuk ishin vetëm për ne, por ishin për njerëzit e lirë kudo në botë," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Qeveria Rama, armiku i vullnetit të lirë të shqiptarëve"/ Berisha nga Lezha: Opozita nuk i ka dhënë drurin e duhur

"Qeveria Rama, armiku i vullnetit të lirë të
Sali Berisha

LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se qeveria Rama është armiku i vullnetit të lirë të shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e mbajtur në Lezhë, Berisha u shpreh se opozita nuk i ka dhënë  atij 'drurin' e duhur.

Lideri i opozitës tha se Edi Rama është një armik i egër i votës së lirë dhe hajduti më i madh i Shqipërisë dhe Evropës. Berisha tha se një pushtet i paligjshëm nuk tolerohet, por rrëzohet. Në fund, ai tha se PD beson në votën e lirë, në pushtetin me votën e lirë dhe në rrugë paqësore.

“Sot ne festojmë 35 vjetorin më të fuqishëm se kurrë në ekzistecën tonë. Sot më të gatshëm se kurrë për triumfin tonë, më të sigurt se kurrë në këtë triumf. Ne edhe në kushtet më të vështira, mbrojtëm parimet që besojmë, dhe arritëm t’i faktojmë botës se Edi Rama është një armik i egër i votës së lirë, se ai klouni me atlete të bardha që kalon nga një samit në tjetër është hajduti më i madh i Shqipërisë dhe Evropës, se është më bandit se çdo bandit i bandave të Shqipërisë.

Ne i mbrojtëm këto teza se ishin të vërteta, edhe kur kthenin kokën anash, ne vazhdonim. Koha fakton sot qëndrimin tonë të drejtë. Një propagandë e tmerrshme kundër jush, për t’ju fshehur të vërtetat. E paguar e gjitha me paratë tuaja. Kjo ishte por prapë kthehemi të pamposhtur. Ne nga tetori 2024, gjer në 5 dhjetor, 7 rezoluta ndërkombëtare të firmosura nga të gjitha partitë e qendrës së djathtë në botë.

Ky 35 vjetor është kushtrim për ne. Të përmbushim misionin tonë. Kemi dalë në fushë betejë. Kemi qartësuar për çdo shqiptar se armiku i vullnetit të shqiptarëve e ka emrin Rama, se ka grabitur mandate me të gjithë mënyrat, se qëndron në pushtet si përfaqësues i karteleve më të rrezikshme të drogës në Shqipëri e Evropë.

Që një qeveri të qëndrojë në pushtet pa legjitimitet, qëndron për shkak se opozita nuk i ka dhënë drurin që meriton. Një pushtet i paligjshëm nuk tolerohet, rrëzohet dhe vetëm rrëzohet. Sot presidenti Trump iu bëri thirrje iranianëve pushtoni institucionet tuaja se xhelatët e Teheranit vranë mbi 2 mijë protestues paqësorë. Si qëndron puna te ne? Ne përsëri jemi parti, besojmë në votën e lirë, në pushtetin me votën e lirë dhe në rrugë paqësore. Ne nuk i qëndrohemi dhunës”, tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Berisha-demokratëve: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin

"Qeveria Rama, armiku i vullnetit të lirë të
Sali Berisha

LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu tha demokratëve se beteja e tyre nuk ishte vetëm me me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e mbajtur në Lezhë, Berisha u shpreh se një kryetar që populli i dha besimin, ditën ishte me ta, natën me Edi Ramën ndante paratë dhe pazaret.

Ai tha se vendimi më i vështirë për demokratët ishte vendimi për të mbështetur atë, në vjeshtën e vitit 2021. Sipas tij, ai ishte vendimi për të dalë nga fasadë opozita në opozitë të vërtetë.  

"Miq, po të hyjmë të numërojmë arritjet e të shkuarës janë të shumta, por unë dua t’u them ju se në qoftë se do kishte një emër tjetër, kjo parti, emri i saj do ishte e pamposhtur. Në qoftë se demokratët do të kishin një emër të dytë, të pamposhtur. Asgjë nuk na mposhti ne, asgjë nuk e mposhti këtë parti. Ua thashë edhe njëherë, menduam se e fshinë nga harta politike, jo, përkundrazi, u ngritëm si Feniksi nga hiri. Në këto vite, ju demokratët, të gjithë demokratët, kaluan kaluarin më të pamerituar, por edhe provën më të madhe të dinjitetit të tyre, provën më të madhe të guximit të tyre.

Një kalbësirë e brendshme e kapi PD-në. Një kryetar që ju i dhatë besimit, ditën ishte me ju, natën me Edi Ramën ndante paratë dhe pazaret. Punonte kundër jush, punonte kundër idealeve tuaja, interesave tuaja sepse i tillë ishte Edi Rama në radhë të parë, por edhe ai. Një armik i pluralizmit, bastard, pasardhës i një xhelati që firmoste varjen në litar. Nga njëra anë hiqej si intelektual, skulptor, nga ana tjetër ulej dhe firmoste varjen e poetëve, varjen e qytetarëve të thjeshtë, krejtësisht të pafajshëm, vetëm si kundërshtarë politikë. Ky armik i egër i pluralizmit gjeti dobësitë, dhe faktikisht po përpiqej ta rrënonte nga brenda PD-në.

Unë e them këtu, vendimi më i rëndësishëm i jetës tuaj dhe më i vështirë ishte vendimi për të mbështetur në vjeshtën e vitit 2021 Sali Berishën. Ishte vendimi për të dalë nga fasadë opozita në opozitë të vërtetë. Por kësaj here, betejën nuk e kishit vetëm me qeverinë shqiptare dhe misionarët e saj në PD. Beteja juaj ishte globale. Ishte me kreun e mafies botërore, që ishte Xhorxh Sorosi. Ky Karl Marksi i post-marksizmit, armik i egër i PD dhe vlerave demokratike. Por, edhe njëherë, ju u provuat të pamposhtur me zgjidhjet që bëtë.

Ju zgjodhët idealet tuaja. Ju zgjodhët dinjitetin tuaj. Ju zgjodhët interesin kombëtar. Ju zgjodhët vokacionin perëndimor. Ju zgjodhët sovranitetin e vendit. Në kushte kërcënimesh, në kushte mjegullnash të mëdha, ju zgjodhët pluralizmit që themeluat, shpëtimin e tij. Dhe atë kalvar, atë izolim, besuan se na varrosën 7 pashë nën tokë me izolimin. Por ja ku jemi sot, shtatë rezoluta në mbështetjen tonë sepse qëndruam," tha Berisha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Berisha: Partia Demokratike ka treguar një besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave të saj

"Qeveria Rama, armiku i vullnetit të lirë të
Sali Berisha

LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD ka treguar një besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave të saj. Gjatë fjalës së tij në  ‘Foltoren’ e mbajtur në Lezhë, Berisha u shpreh se dita e sotme përkon me 35-vjetorin e themelimit të PD.

Lideri i opozitës tha se PD me programin e saj, krijoj institucionet e demokracisë. Ai tha se gjatë qeverisje së tij, u transformua infrastruktura, u anëtarësua vendi në NATO dhe arsimi mori një pamje tjetër. Sipas tij, shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre ishin njerëzit më të paguar në rroga dhe pensione në rajon.

"Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu dhe një mirënjohje të pakufishme për ju dhe të gjithë qytetarët e qarkut të Lezhës për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Partisë Demokratike. Mirënjohja jonë është e pakufishme, nderimi ynë është më i madh se kurrë për ju. Të dashur miq, ne sot mblidhemi në një datë, 35-vjetorin e themelimit të PD, ndaj dhe unë duhet të përulem me nderimin më të madh para atyre djemve dhe vajzave, djemve dhe vajzave të këtij rrethi që 35 vite më parë, në kushtet e terrorit të vërtetë komunist me vendosmëri dhe guxim themeluan këtu në Lezhë, PD-në, themeluan pluralizmin politik, ndanë epokat, përmbysën sistemin më çnjerëzor që shqiptarët kishin provuar në tërë historinë e tyre, sistemin komunist, dhe çelën dyert e lirisë, demokracisë në këtë qark dhe mbarë Shqipërinë.

Nderimi më i madh për ta. Ne festojmë këtë 35-vjetor natyrisht me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë për detyrimet që kemi. Kjo analizë e këtyre 35 viteve, secilit prej ndesh, çdo demokrati dhe demokrateje, duhet t’i shërbejë para së gjithash si një përgjegjësi, si një barrë e re për misionin e madh, misionin e ri që kemi. Në vitet ’90, ne, njerëz qenë tërësi nuk kishim asnjë dijeni se çfarë është rendi demokratik, por që lirinë e kishim aspiratë të brendshme shpirtërore, por jo diçka të përjetuar, sistemin dhe vlerat e demokracisë i kishim tërësisht të panjohur, ne me guxim përmbysëm rendin dhe ndërtuam sistemin e idealeve dhe aspiratave tona, Shqipërinë e lirë, qytetarëve të lirë dhe dinjitozë, lirisë së besimit, lirisë së pronës, iniciativës së lirë, Shqipërisë së hapur ndaj miqve dhe e rreshtuar në anën e drejtë të historisë, Shqipërisë së vokacionit perëndimor, integrimit të saj në institucionet euroatlantike.

Pra, njerëz, të cilët pa asnjë lloj praktike siç ishim ne, realizuam gjëra shumë të mëdha. Justifikuam plotësisht atë përpjekje të madhe që u bë nga shqiptarët dhe ne si PD, me programin tonë, krijuam ekonominë e tregut. Me programin tonë krijuam institucionet e demokracisë. Siç është e pashmangshme, ne bëmë edhe gabimet tona, por ne vazhduam të mbrojmë vlerat që besojmë. Ne, pasi njohëm gabimin tonë, bëmë zgjidhjen më të drejtë ligjore, u dhamë problemeve të krijuara në mënyrën më të drejtë, më të ndershme. Nuk pranuam që me ndërgjegje të kryenim veprime amorale, të merrnim paratë e atyre që nuk kishin vendosur asnjë qindarkë në skemat piramidale dhe t;ua jepnim atyre që i kishin humbur, jo, ne ndoqëm standarde morale, pavarësisht nga çmimi që mund të paguanim.

Dhe përsëri, shqiptarët e vlerësuan këtë. Shqiptarët panë tek ne një forcë politike me moral. Një forcë politike që e lëshoi karrigen, doli në gjuqin publik, mori përgjegjësitë, por mbeti e ndershme në moralin e saj. Nuk mashtroi qytetarët. Mos harroni, rivali im u tha qytetarëve do u rikthejmë çdo qindarkë. Unë thashë asnjë qindarkë nuk mund të kthej sepse një borxh që nuk është marrë, nuk mund të njihet kurrë. Qeveria juaj atë borxh nuk e kishte marrë. Kjo ishte e vërteta. Në krye të katër viteve, shqiptarët votuan në shumicë PD-në. E votuan pavarësisht na gabimi që kishte bërë, por e votuan për parimësinë që ajo tregoi, për guximin që ajo tregoi.

Ajo u ngrit si Feniksi nga hiri dhe fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, të cilat e dinë shqiptarët se si u grabitën me fenomenet e Dushkut, etj, etj. Përsëri ne qëndruam, e gjunjëzuam pushtetin, mbrojtëm votën, u shndërruam në mbrojtësit më të sigurt, më të vendosur të votës së shqiptarëve. Nuk ka ndodhur kurrë që ata, të cilët vëzhguan zgjedhjet, të shkruajnë në raportin e tyre se ne e ndryshuam raportin pasi opozita solli prova të pakundërshtueshme. Raporti ndryshoi, zgjedhjet u damkosën. Faktikisht, qeverisë së asaj kohe, ne i hoqëm legjitimitetin. Dhe ashtu siç jemi ne Parti Demokratike e vlerave, e përcaktuar në rrugën tonë për realizimin e qëllimeve me mjete demokratike, ne vazhduam betejën dhe fituam në mënyrë plebishitare në vitin 2005. Vite të qeverisjes, të cilat sollën ndryshime që Shqipëria nuk i ka pasur kurrë.

Sollën ndryshime thelbësore. Shqipëria nga honet e mjerimit dhe varfërisë që ishte, ndoshta edhe shekuj, në grupin e vendeve me të ardhura më të ulëta, u ngjit në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre ishin njerëzit më të paguar në rroga dhe pensione në rajon. U transformua infrastruktura. U anëtarësua vendi në NATO. Arsimi mori një pamje tjetër. Shqipëria ecte me hapa të sigurta drejt integrimit në BE. Dhe ne në vitin 2013, humbëm zgjedhjet, pranuam rotacionin, dolëm në opozitë duke treguar një besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave të saj," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha partia demokratike foltorja ne lezhe

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje