Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo më tej shkruan se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë promovuese në Spanjë me ftesën e fondacionit përfitues. Brahaj shkruan se kjo shtese buxheti dhe pagesë në thesar shënon një shkelje të Kodit Zgjedhor për përdorimin e fondeve publike 4 muaj para zgjedhjeve.
TIRANË- Drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se një fondacion i huaj dhe një event kanë përfituar 1.5 milion Euro me VKM të Qeverisë Shqiptare në periudhe zgjedhore. Brahaj shton se ato nuk duhet të sponsorizohen nga shteti. Gjithashtu më tej thekson se pagesa është ekzekutuar më datë 6 shkurt.
Ajo më tej shkruan se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë promovuese në Spanjë me ftesën e fondacionit përfitues. Brahaj shkruan se kjo shtese buxheti dhe pagesë në thesar shënon një shkelje të Kodit Zgjedhor për përdorimin e fondeve publike 4 muaj para zgjedhjeve. Drejtoresha e Open Data Albania shton se ky rast duhet të hetohet penalisht.
"Një Fondacion i huaj dhe një event që nuk duhet të sponsorozohet nga Shtetet, ka përfituar 1.5 milion Euro me VKM te Qeverisë Shqiptare në periudhë zgjedhore. Pagesa është ekzekutuar data 6 Shkurt. KM Rama ka realizuar një vizitë promovuese në Spanjë pikerisht me ftesë të Fondacionit përfitues.
Kjo shtese Buxheti dhe Pagëse në Thesar shënon një shkelje të Kodit Zgjedhor neni per Përdorimin e Fondeve Publike katër muaj para deri në daten e votimit. Nëse Strategjia Kundër Krimeve Zgjedhore vepron ky rast do duhej të hetohej penalisht," shkruan Brahaj.
Barahaj në reagimin e saj ka rishpërndare edhe postimin e Open Data Albania ku shkruhet se vizita e Ramës në Spanjë ka shënuar koston fillestare për Taksapaguesit Shqiptar. Më tej në postim theksohet se më 6 shkurt vendi ynë ka ekzekutuar përmes Transaksione Thesari një Pagesë në vlerën 1.5 milion Euro. Përfituesi për këtë transaksion nuk evidentohet pasi Thesari zbardh vetëm informacion mbi bankën e nivelit të dytë përmes të cilës është kryer ky veprim.
Postimi i plotë i Open Data Albania:
Shpenzime Buxhetore dhe Promovime Qeveritare në Periudha Zgjedhore. Qëllimi i Vizitës së KM Rama këtë javë në Spanjë, “Kongresi Botëror i Ligjit 2027” dhe nënshkrimi i marrëveshjes për Organizim që do të mbahet në Shqipëri pas dy vitesh, ka shënuar koston fillestare për Taksapaguesit Shqiptar.
Në datën 6 Shkurt 2025 Shteti Shqiptar ka ekzekutuar përmes Transaksione Thesari një Pagesë në vlerën 1.5 milion Euro. Përfituesi për këtë transaksion nuk evidentohet pasi Thesari zbardh vetëm informacion mbi bankën e nivelit të dytë përmes të cilës është kryer ky veprim. Kategoria e Shpenzimit e Aktivizuar është “Organizatat Ndërkombëtare te tjera”, ndërsa përshkrimi është “Kryerje pagesë Kontr. Fin. Për Organizim Kongres Botëror Drejtësisë 2026 Tiranë. VKM nr 66. Datë 29.01.2025”.
Nëse shohim Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 66/2025 rezulton vendimmarrje për një Shtesë Fondi në Buxhetin e Shtetit 2025 për organizim të Kongresit Botëror të Drejtësisë 2027. Shtesa është 150 milion lekë (1.5 mil Euro) dhe përballohet nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit. Në Vendim nuk Zbardhet emri i përfituesit final. Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025, miratuar për Ministrinë e Drejtësisë, për organizimin e Kongresit Botëror të së Drejtës 2027, në Tiranë
Kongresi Botëror i Drejtësisë është një event i mbajtur më herët në 2019, 2021 dhe 2023 nga ëarld Laë Foundation. Në asnjë organizim të mëhershëm të kongresit nuk është aktivizuar si sponsor një Shtet apo një Qeveri e caktuar sponsor Kongresesh ne kete link https://ëlc-nyc.com/
Nga ky fondacion janë Nderuar me çmim jo pak drejtues të lartë shtetesh. Po njësoj asnjë shtet nuk është anëtar me kuotë kontribuuese në këtë Fondacion. Qeveria Shqiptare do të duhet të shpjegojë këtë shtesë në Buxhetin e vitit 2025 duke qartësuar vendimmarrjen për bashkëfinancim apo sponsorizim të një eventi që organizohet nga një Fondacion.
Vendimi i KM për “Shtesë në Buxhet” për këtë event, është bërë në periudhë zgjedhore (katër muaj para votimit), dhe favorizon qëllimin e një vizite promovues me nënshkrim marrëveshje për Organizim event botëror të Kryeministrit njëkohësisht drejtues i një partie garuese në zgjedhje.
VKM nr. 66/2025 si një Akt qe krijon Buxhet për një promovim në datë zgjedhore ka element potencialisht në shkelje të Kodit Zgjedhor për Përdorimin e Financave Publike në Periudhë Zgjedhore.
Qeveria Shqiptare ka edhe dy VKM të tjera ku parashikohen konsulenca dhe angazhime me Organizma Ndërkombëtar për çështje që lidhen me sektorin Drejtësi, këto përmes kontraktimit të drejtpërdrejtë me kundër shpërblim.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë në zg...
lumir abdixhiku KOSOVË- Kandidati i LDK-sëpër kryeministër, njëkohësisht kreu i kësaj partie politike, Lumir Abdixhiku k...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhtruar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare. Kurti ish...
bedri hamza KOSOVË- Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka hedhur votë e tij pë...
ramush haradinaj KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur votën e tij në nj&eu...
Pamje nga Shqipëria TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga vende të ndryshme ...
albin kurti PRISHTINË- Kosova voton të dielën pas një fushate zgjedhore luftarake në të cilën kandidatët e opozit&...
zllatan ellek KOSOVË- Procesi i votimit ka nisur edhe në Mitrovicën e Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe. Qytetarë...
foto ilustruese SHBA- Ambasada e Kosovës në Washington dhe Konsullata në New York, ishin qendrat e fundit të votimit të diaspor&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Premtimet nga politikanët e Kosovës për gjatë 30 ditë fushate, po shihen me shumë dyshime e krit...