LIVE UPDATES
Politike

"Rama është në rreth të kuq si Maduro dhe nuk ka ku shkon"/ Berisha: Sot i vuri kryqin NATO-s, sepse është në hall si drejtues i karteleve të drogës

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se fjalimi i Ramës ishte një “ditë zie” për shqiptarët, ku në mënyrë demonstrative u la jashtë çdo përmendje Aleanca e Atlantikut të Veriut, ndërsa vendimet e qeverisë po shkojnë drejt mbështetjes së interesave kriminale.

11 Shtator 2025, 14:23 Nga E. D
"Rama është në rreth të kuq si Maduro dhe nuk ka ku
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi se Rama është tashmë në një 'rreth të kuq', i izoluar ndërkombëtarisht si Nicolás Maduro, për shkak të përfshirjes në pastrimin e parave të drogës dhe bashkëpunimit me figura të shpallura non grata nga SHBA. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se fjalimi i Ramës ishte një “ditë zie” për shqiptarët, ku në mënyrë demonstrative u la jashtë çdo përmendje Aleanca e Atlantikut të Veriut, ndërsa vendimet e qeverisë po shkojnë drejt mbështetjes së interesave kriminale.

"Të dashur miq, sot ishte një ditë zie e vërtetë për shqiptarët. Sot, kreu i narkoshtetit, në një fjalim që tani përveç Maduros, nuk e mban kush aq të gjatë, u tha shqiptarëve mesazhet më të zeza. Së pari, ai përfundimisht në fushën më të rëndësishme të çdo vendi, që është fusha e sigurisë, i vuri kryq NATO-s dhe nuk përmendi njëherë të vetme Aleancën e Atlantikut të Veriut. Dhe kjo nuk është pa qëllim. Së pari, të marrim regjistrat. Nuk ka vendosur detyrimin 2 përqindësh siç e kërkon buxheti. Ka mashtruar NATO-n, ka mashtruar SHBA-në. Por ky ka hall tjetër. Halli i madh janë kartelet e drogës. Presidenti Donald Trump, për herë të parë në histori, shpall grupe terroriste kartelet e drogës dhe dje sekretari i mbrojtjes, nga Porto Riko, çfarë deklaroi? Kjo luftë, tha, është ndryshe nga të gjitha luftërat tjera që kemi bërë. Kjo luftë nuk është për politikë, kjo luftë është për jetën e fëmijëve tanë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

U garantoj se kreu i karteleve të drogës në Shqipëri e ka ndjerë këtë gjer në palcë. Ky që ka pritur në zyrë Luftim Hysën, sot i shpallur organizatë terroriste kryesore në botë, i Sinaloas. Ky që miliarda e miliarda euro, jo vetëm të karteleve shqiptare, por karteleve rajonale, i ka hapur dyert dhe miraton në një mbledhje dhjetë milionë metër katrorë ndërtimi për të larë këto kartele drogën, ky është në rrethin e kuq. Ky është një me Maduron dhe nuk ka ku shkon. Prandaj ky thotë nuk na duhen leksione përtej Atlantikut, në fjalimin sot thotë me BE-në përshtat, se mendon se BE nuk do luftojë drogën dhe korrupsionin. Të gjitha këto i kanë sjellë Europoli dhe Eurojust.

Pra, është në ditën e tij më të zezë dhe ditët do i nxihen gjithmonë e më shumë, siç e meriton. Ju e keni konstatuar, nuk ka fjalë tjetër tani vetëm territori, arkitekti, ky, ai. Droga. Sepse këto i bëjnë presion, urdhëro thonë, ndaj dhe firmosen... mendoni ju se nuk e di BE që ky i dha Troplinit 5 kulla. 38 mijë metër katrorë dhe 10-12 ndërtesa të tjera te stadiumi në Durrës. Se ky dha në Tiranë edhe 40 kulla të tjera, edhe qindra vila.
Se ky kudo sheh vetëm si të investojnë paratë kartelet e drogës. Për të gjitha këto, ai do jetë përgjegjës. U them unë. Ndaj tani ky mendon se me këtë petkun e ri mund të kapërcejë ngarkesat e drogës dhe ngarkesat e tjera", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta