LIVE UPDATES
Politike

"Rama ka 62 premtime të pambajtura!" Berisha: E kopjoi programin e PD-së, sepse pikët e tij në sondazhe janë në rënie të lirë

Ai shtoi se kryeministri ka 62 premtime të pambajtura. Gjithashtu Berisha tha se Rama numëron një rekord mashtrimesh. 

31 Mars 2025, 12:59 Nga M.B
"Rama ka 62 premtime të pambajtura!" Berisha: E kopjoi programin
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama ka kopjuar programin e forcës së tij politike. Sipas tij kjo u bë sepse pikët e Ramës në sondazhe janë në rënie të lirë. Ai shtoi se kryeministri ka 62 premtime të pambajtura. Gjithashtu Berisha tha se Rama numëron një rekord mashtrimesh. 

"Pra ishte plotësisht kredibël se nuk kishte abuzim politik në përllogaritjen e tij. Pavarësisht se sot ka ministre që thonë se jetohet mirë me 140 euro. Ata e mbajtën ligjin dhe betejë pas beteje, Rama e hodhi poshtë dhe nuk pranoi kurrë ta votonte. Çfarë sillte ligji i minimumit jetik? Ligji sillte mes tjerash, në mënyrë automatike pensioni minimal 200 euro, sepse nuk mund të kishte pas vendosjes së ligjit të minimumit jetik, asnjë shqiptarë që merrte ndën 200 euro. Sot ka pensione të plota, minimale, në fshat 120 euro. Sot 57 përqind e pensioneve në Shqipëri janë të pjesshme e jo të plota", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kopjimi i programit të PD nga Edi Rama, erdhi pas rënies dramatike të pikëve të tij në sondazhe, pasi shqiptarët e përcollën me neveri programin e tij për zhapinj, hardhucë, zhaba dhe thithlopa, e përcollën me neveri keqpërdorimin e bravës për të hutuar shqiptarët dhe konstatoi se shqiptarët janë të interesuar, jetësisht, për pensionet, rrogat, për luftën ndaj korrupsionit, pra për mirëqenien e tyre. Ajo ç’ka mund tu them shqiptarëve është se, në historinë e premtimeve, Edi Rama ka vetëm një rekord, mashtrim, mashtrim, mashtrim. Dhe kur të gënjen njëherë, çdo njeri mund të gënjehet. Kur gënjen dy herë, ke gënjyer veten. Por po u gënjeve për të tretën herë është e tmerrshme, është njëlloj sikur të besosh gënjeshtrat e tua.
Ai që gënjehet tre herë ai, i lejon vetes të besojë gënjeshtrat e veta, atëherë nuk ka më faj Edi Rama këtu.

Pse e them këtë? Nuk e them vetëm me 62 premtimet e tij të pambajtura, asnjë prej tyre. 300 mijë vende pune, heqje TVSH për ushqimet, legalizimet sikur Enveri të ngrihej nga varri nuk do të na pengojë, legalizime pa prishje dhe asnjëherë. Ulje të çmimit të energjisë elektrike, nga 77 në 95. Zgjidhjen personalisht, se do të merrej personalisht me dy gjëra, me legalizimet dhe ujin e pijshëm. Pra shqiptarët në memorien e tyre nuk gjejnë dot asnjë premtim të mbajtur nga Edi Rama. Vetëm mashtrim, mashtrim, mashtrim. Vijmë tek premtimet e fundit. Para 15 muajsh kam dërguar në parlament ligjin për minimumin jetik, me qëllim që ky ligj të miratohej dhe të mos merrte karakter politik, unë përzgjodha minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës ILO.

Pra ishte plotësisht kredibël se nuk kishte abuzim politik në përllogaritjen e tij. Pavarësisht se sot ka ministre që thonë se jetohet mirë me 140 euro. Ata e mbajtën ligjin dhe betejë pas beteje, Rama e hodhi poshtë dhe nuk pranoi kurrë ta votonte. Çfarë sillte ligji i minimumit jetik? Ligji sillte mes tjerash, në mënyrë automatike pensioni minimal 200 euro, sepse nuk mund të kishte pas vendosjes së ligjit të minimumit jetik, asnjë shqiptarë që merrte ndën 200 euro. Sot ka pensione të plota, minimale, në fshat 120 euro. Sot 57 përqind e pensioneve në Shqipëri janë të pjesshme e jo të plota. Megjithatë, nëse Edi Rama do të provojë se nuk është një rrenc 2 metra, të thërrasim parlamentin dhe të votojmë ligjin. Të vijë nesër.

Grupi ynë parlamentar, deputetët tanë do lenë çdo gjë dhe do vijnë në parlament të votojnë ligjin. Por nuk ka më keq se të tallesh, të mashtrosh njerëzit në nevojë. Edi Rama kishte 8 miliardë euro në tavolinën e kryeministrit dhe la për pensionistët 16 mln euro. Ndaj të përdorësh për qëllime politike, vuajtjet, dhimbjet që u krijon me varfëri të tjerëve, rrezikon të marrësh ndëshkime shumë të rënda. Pra e bëri krejtësisht për të shpëtuar nga pikët që po i fundoseshin, sepse mendoi se mund ti mashtrojë shqiptarët, Luli kështu, Luli ashtu. Zhabat, bretkosat, këto e ato.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj