20 Shkurt 2024, 12:20
Nga M.B
Edi Rama
TURQIA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë. Ai do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi, së bashku me delegacionin qeveritar të përbërë nga Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu si dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Mësohet se ndalesa e parë e Ramës do të jetë në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut. Më pas ai do të pritet me ceremoni zyratre nga presidenti turk, Recep Tayyip Ergogan në Presidencë. Rama dhe Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre, e më pas do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive.
Në nisje të mbledhjes Rama do të adresohet me një fjalë. Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj. Në përfundim të vizitës, Rama dhe Erdogan do të komunikojnë për median deklaratën e përbashkët për shtyp.
edi rama erdogan
Politike
20 Shkurt 2024, 12:12
M.B
Ilirian Celibashi
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot fondet për vitin 2024, për 11 parti politike të cilat marrin...
Politike
20 Shkurt 2024, 12:02
r.ll
pamje nga seanca e ligjeve
TIRANË- Është shoqëruar me debate diskutimi për projektligjin e Amnistisë Penale në Komisioni...
Politike
20 Shkurt 2024, 11:57
r.ll
pamje nga seanca online
TIRANË- Sot është zhvilluar online seanca e Komisionit të Ligjeve ku është miratuar në parim pro...
Politike
20 Shkurt 2024, 11:48
r.ll
pamje nga videoja
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në rrjetet e tij sociale një video nga 20 shku...
Politike
20 Shkurt 2024, 11:38
r.ll
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha sot në një deklaratë për shtyp se kryeministri Edi Rama ka ...
Politike
20 Shkurt 2024, 09:50
M.B
Edi Rama dhe Recep Tayyip Erdogan
TURQIA- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi, në t&e...
Politike
20 Shkurt 2024, 09:53
r.ll
SHBA- Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka reaguar sërish për vizitën e tij disa ditë më parë në Tiranë.
P...
Politike
20 Shkurt 2024, 08:55
r.ll
rrezimi i bustit te enver hoxhes
TIRANË- Ditën e sotme shënohen 33 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha. Rrëzi...
Politike
20 Shkurt 2024, 08:35
r.ll
sali berisha
TIRANË- Pasditen e sotme në orën 17:30 do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita, e cila do të mbahet para krye...
Politike
20 Shkurt 2024, 07:46
M.B
Recep Tayyip Erdoğan dhe Edi Rama
TURQIA- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë në Ankara të Turqisë...