LIVE UPDATES
Politike

Rama: Nuk ka forcë në tokë që ta bëjë UÇK-në kriminale, gjyqi në Hagë “kafshatë e vështirë”

Rama thotë se lufta e UÇK-së dhe popullit të Kosovës nuk mund të njolloset dhe të bëhet kriminale nga asnjë lloj vule.

4 Prill 2023, 23:11 Nga DOSJA
Rama: Nuk ka forcë në tokë që ta bëjë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e konsideron “kafshatë të vështirë” gjyqin që zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në një video-mesazh për emisionin Opinion në Tv Klan, Rama thotë se lufta e UÇK-së dhe popullit të Kosovës nuk mund të njolloset dhe të bëhet kriminale nga asnjë lloj vule.

"Nuk ka asnjë dyshim që gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë është një kafshatë tejet e vështirë për t’u kapërdirë, tejet e vështirë. Aq më tepër kur mendon që ajo gjykatë nisi të marri jetë si ide bazuar mbi një raport të mbushur me trillime për të kriminalizuar UÇK-në, luftën çlirimtare të Kosovës. Bazuar në fantazira që do t’i shkonin filmave të kategorisë së tretë të hollivudit, po nuk mund t’i shkojnë kurrë kurrë Këshillit të Europës, trafik organesh njerëzore nga ushtarët, nga komandantët, nga drejtuesit e UÇK.  Diçka që nuk ka ndodhur kurrë, diçka për të cilën nuk ka pasur kurrë asnjë provë, diçka që është shkruar e bardha mbi të zezë, ama si një fakt dhe është miratuar me kërkesën e delegacionit rus dhe pastaj me një numër të madh votash ku lavdi për hir të vërtetës PS në këtë rast, vota jonë atëherë në opozitë nuk është bashkuar dhe ja ku jemi sot.  Ja ku jemi sot, është vërtetë e dhimbshme por nga ana tjetër është tanimë një proces ku mesa duket ishte e shenjuar në fatin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve që jo vetëm të ndërmerrnin nismën më të çmendur, më të pabesueshme dhe më praktikisht të papranueshme në kohën kur u ndërmor për të marrë armët për të çliruar tokën e tyre, por dhe të përballin sot nismën më të çmendur, më të pabesueshme dhe më të papranueshme për t’u gjykuar si kriminel lufte.  Vetëm një gjë dua ta them në fund dhe ju siguroj që nuk e them si një fjalë që duhet thënë në fund, as si një përpjekje për vetëngushëllim. Nuk ka forcë në këtë tokë që e mund UÇK-në dhe që e bën kriminale me asnjë lloj vule, në asnjë lloj instance luftën për liri të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës. Në fund UÇK-ja do fitojë përsëri. Siç fitoi luftën me regjimin kriminal të Sllobodan Millosheviçit, do të fitojë dhe luftën me një padrejtësi të madhe ndërkombëtare,"- thotë Kiara.

Sot u zhvillua dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

 

edi kosova ne hage

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj