Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Sipas Ramës, censura në fakt po i bëhet qeverisë, që po të mos kishte rrjetet sociale, nuk do të mund të tregonte punën e bërë prej saj.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka 'shtrirë tentakulat' e kritikave ndaj mediave. Pas 'TopChannel' dhe 'News24', kreu i qeverisë është ndalur tek 'Zëri i Amerikës' këtë pasdite. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama ka qenë një analizë e VOA-s që flet për lirinë e gazetarëve në Shqipëri, bazuar në raportin e Komisionit Evropian që raportonte për kërcënime e censurime të mediave.
Por, për Ramën nuk është ashtu. Kryeministri e konsideron 'Zërin e Amerikës' një media 'maskë', pjesë e grupit 'rublaxhinjsh a gjobaxhinjsh kundër qeverisë', siç edhe ka etiketuar mediat e tjera. Sipas Ramës, censura në fakt po i bëhet qeverisë, që po të mos kishte rrjetet sociale, nuk do të mund të tregonte punën e bërë prej saj.
Statusi i Ramës:
Jam shumë dakord! Fakti është që në Shqipëri nuk ka asnjë media pro-qeveritare dhe shumica dërmuese e tyre janë maska rublaxhinjsh a gjobaxhinjsh kundër qeverisë! Liria e shprehjes është përkeqësuar aq ndjeshëm për qeverinë, sa pa rrjetet sociale s’do tregonim dot 95% të punëve!
Jam shumë dakord! Fakti është që në Shqipëri nuk ka asnjë media pro-qeveritare dhe shumica dërmuese e tyre janë maska rublaxhinjsh a gjobaxhinjsh kundër qeverisë! Liria e shprehjes është përkeqësuar aq ndjeshëm për qeverinë, sa pa rrjetet sociale s’do tregonim dot 95% të punëve! pic.twitter.com/bXcR73wyFr
— Edi Rama (@ediramaal) November 2, 2022
Çfarë shkruante sot VOA?
Në analizën e raportuar shkruhej se media në Shqipëri vijon të funksionojë në spiralen e problemeve të reja dhe të mbartura të cilat po dëmtojnë lirinë e shprehjes. Duke cituar raportin e Komisionit Evropian, Zëri i Amërikës shton se ka mangësi që lidhen me pavarësinë e mediave. Gazetarë dhe analistë i thanë Zërit të Amerikës se transparenca e institucioneve është përkeqësuar dhe se tani ka gjithë e më pak informacion mbi kontratat publike me prapavijë korruptive. Edhe media online në gjykimin e tyre kërkon rregullim juridik, për të shmangur fenomene të tilla si shantazhi, presioni dhe anonimati. Ndërthurja e interesave të politikës dhe biznesit vijon të pengojë pavarësinë e saj dhe cilësinë e gazetarisë, thuhet më tej në shkrim.
Dega e PD nr.7 TIRANË- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka dështuar pas deputetëve Enkelejd Alibeaj dhe Gazmnet Bar...
Flamur Noka me demokratët TIRANË- Deputeti Kastriot Piroli dhe ish-Kryetari i PD në Laç Behar Haxhiu i janë bashkuar PD-së ...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Vetëm 11 anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike i janë bashkuar deputetit Enkelej...
Edi Rama TIRANË- Qeveria ka vendosur të zvogëloje me plot 800 hektarë zonën e mbrojtur të Parkut të Dajtit, një pre...
Ilir Meta TIRANË- Mes emrave që pritet t'i nënshtrohen votëbesimit të anëtarëve të Komitetit Drejtues bie në s...
Ilir Meta Ilir Meta: Qytetarët kërkojnë të çlirohen një orë e më parë nga arbitrariteti i një qeverie s...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka deklaruar se shpreson që të ketë një përpjekje tjetër ...
Ilir Meta Ilir Meta: Garantimi i të ardhurave jetike për shtresat në nevojë, konsolidimi i shtresës së mesme të shoq&eum...
Ilir Meta TIRANË- Partia e Lirisë ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të Komitetit të saj drejtues të dalë nga Konventa e ...
Slogani i Primareve TIRANË- Partia Demokratike ka prezantuar sportin zyrtar për Primaret. Me anë të një njoftimi për med...