Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se Rama është përfshirë në një gjobëvënie që thuhet se arrin deri në 50 milionë euro.
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ishte pjesë e grupit gjobëvënës së ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal. Në një deklaratë për media nga mbledhja e grupit të PD, Berisha tha se Rama është përfshirë në një gjobëvënie që thuhet se arrin deri në 50 milionë euro. "Edi Rama e ka vendin aty ku e ka McGonigal sot. Nuk mund të shpëtojë nga drejtësia, ndaj dhe ne do insistojmë në ngritjen e komisioneve“, u shpreh Berisha.
Sali Berisha: Përsëri vazhdon bllokimi i komisionit hetimor për aferën Rama-McGonigal.
Kjo është një aferë që kundërmon dhe dalin vazhdimisht fakte dhe dëshmi të reja.
Edi Rama, së bashku me Oleg Deripaskën, është faktor kryesor i korruptimit të shefit të kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Edi Rama ka kryer një seri aktesh të dënueshme, qoftë në ligjet e SHBA, qoftë në ato të Shqipërisë. Afera McGonigal është Uotergejti i këtij shekulli. Edi Rama kontraktoi kryezbuluesin e SHBA si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare. Edi Rama, ka shumë të dhëna se u bë pjesë e ekipit gjobëvënës të McGonigal. Muk ka asnjë vend tjetër në botë në të cilën drejtësia të mos thotë asnjë fjalë, megjithë denoncimeve publike të dy biznesmenëve të njohur.
Drejtësia është në vorbullën e aferës McGonigal. Sepse nuk mund të kuptohet që këta gjobëvënës, këta plaçkitës, qarkullojnë të lirë me avionë dhe helikoptera, në një kohë kur vendi i tyre është aty ku e kanë vendin të gjithë gjobëvënësit. Por ata këtë sistem e kishin vendosur me miratim të Edi Ramës. Ne nuk heqim dorë nga funksioni ynë kushtetues i kontrollit të ekzekutivit dhe institucioneve në përputhje me ligjet. Edi Rama ka shkelur të gjitha ligjet e vendit. Ai është i implikuar në gjobëvënie që thuhet se arrin deri në 50 milionë euro. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Edi Rama e ka vendin aty ku e ka McGonigal sot. Nuk mund të shpëtojë nga drejtësia, ndaj dhe ne do insistojmë në ngritjen e komisioneve.
Dy muaj më parë, në Shqipëri u publikua aktakuza e FBI për ish-zyrtarin e arrestuar tashmë Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al
Mbledhja TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se asnjë zyrtar nuk do shpëto...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është 'ngatërruar' këtë mëngjes duke e sjëllë Masakrën e ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati do të mbledhë grupin parlamentar 30 minuta para nisjes së seancë splenare në Kuvend. N&eum...
Armela Murati TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke u bërë thirrje të rinjëve që t'i bashkohen Forcav...
Gjergj Mërkuri SARANDË- Ish-kryetari socialist i degës Sarandë, Gjergj Mërkuri, i cili po tenton të kandidojë i pavarur ...
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka komentuar...
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi tha se brend...
Belind Këlliçi TIRANË- Belind Këlliçi ka treguar se nga ku i merr ai paratë për fushatën duke qenë se si P...
Yuri Kim ROSKOVEC- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim vizitoi Roskovecin për të parë ndikimin pozitiv që po bën...
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka mbrojtur...