10 Qershor 2025, 09:14
Nga r.ll
edi ram
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se Tirana ka disa kinema dhe ka teatër, ndërsa njoftoi se po ndërtohet edhe një galeri kombëtare. Rama u shpreh se po punohet për rindërtimin e muzeut kombëtar, që sipas tij do të transformohet krejtësisht.
Ai shtoi se me bashkinë e Tiranës po punohet për të ndërtuar një muze të ri në kryeqytet për etnografinë dhe artin e periudhës islamike. Më tej u shpreh se janë në diskutime për të marrë një muze të madh europian në Tiranë.
Rama: Tirana ka kinema, jo një por disa. Informohu dhe shko shiko filma në kinema, nëse ke dëshirë. Tirana ka teatër, informohu dhe ke shfaqje teatrale që mund t’i ndjekësh, ndërkohë që po ndërtohet dhe teatri i ri kombëtar, aty ku ishte karakatina e vjetër e teatrit pseudokombëtar. Tirana ka muze dhe ndërkohë jemi duke ndërtuar galeri kombëtare, duke bërë shtesën e domosdoshme për galerinë kombëtare që do jetë e transformuar.
Jemi duke rindërtuar muzeun kombëtar që do jetë i transformuar. Po punojmë me Bashkinë e Tiranës për një muze tjetër, etnografinë dhe artin e periudhës islamike. Jemi duke punuar për muzeun Besa po në Tiranë. Më duket se Tirana ka edhe muze dhe do ketë edhe me shumë muze. Jemi në diskutime për të marrë një muze të madh europian në Tiranë. Është e vërtetë që nuk ka cirk, ka një cirk që ka nevojë të rikonceptohet.
edi rama
Politike
10 Qershor 2025, 09:02
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se bashkëbisedimin në rubrikën "Sy m'Sy" do ta vijojë në ditët në...
Politike
10 Qershor 2025, 09:00
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në komunikimin live në rrjetet sociale me rubrikën "Sy m'sy". ...
Politike
10 Qershor 2025, 08:54
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në "Sy m'Sy" një komentuesi që shprehej se çdo vit e m&...
Politike
10 Qershor 2025, 08:47
r.ll
edi rama
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh sot se fëmijët dhe rinia do të kenë një vend të rëndë...
Politike
10 Qershor 2025, 08:47
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në komunikimin live në rrjetet sociale me rubrikën "Sy m'sy". Rama ...
Politike
10 Qershor 2025, 08:39
r.ll
rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale se në Shqipëri po rri...
Politike
10 Qershor 2025, 08:35
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është rikthyer rubrikës "Sy m'Sy" në rrjetet e tij sociale. Rama tha në daljen e sot...
Politike
10 Qershor 2025, 07:20
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur për tu paraqitur ditën e sotme në Prokur...
Politike
9 Qershor 2025, 22:48
N.F
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me arrestimin e tij. Meta në një telefo...
Politike
9 Qershor 2025, 22:44
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, doli me vetëm 1 ...