LIVE UPDATES
Politike

"Rama rrezik për Europën"/ Berisha nga Strasburgu: Të dhënat sekrete të NATO-s kanë përfunduar tek kartelet e drogës

Kryedemokrati deklaroi ndër të tjera, se qeveria shqiptare është e lidhur drejtpërdrejt me klane të drogës, të cilat sipas tij kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut të kokainës dhe heroinës në disa vende të Europës.

27 Janar 2026, 19:35 Nga E. D
"Rama rrezik për Europën"/ Berisha nga Strasburgu: Të
Sali Berisha

STRASBURG- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë diskutimeve në Asamblenë e Këshillit të Europës për monitorimin dhe zgjedhjet në Shqipëri, hodhi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Nga Strasburgu, Lideri i opozitës e cilësoi Ramën si ‘narko-diktator’ dhe rrezik serioz jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet europiane. Kryedemokrati deklaroi ndër të tjera, se qeveria shqiptare është e lidhur drejtpërdrejt me klane të drogës, të cilat sipas tij kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut të kokainës dhe heroinës në disa vende të Europës.

Fjala e Berishës:

Zoti kryetar, sot në këtë sallë u cituan emra nga galeria e shëmtuar e disa diktatorëve dhe unë mendoj se përmendja dhe turpërimi i tyre publik është ndihmë për kombet e shtypura. Ndaj dhe unë, dua të falënderoj kryetarët e grupeve parlamentare të Asamblesë së Këshillit të Europës, si dhe drejtuesit e kësaj asambleje, të cilët me një vendim mbështetës për shqiptarët, pas fjalimit të stilit të alla-Gedaff që mbajti në këtë sallë të nderuar, narko-diktatori i Tiranës, Edi Rama, i anuluan atij të gjitha takimet dhe drekën zyrtare.

Por unë sot, meqë diskutohet për monitorimin dhe zgjedhjet në Shqipëri, jam i detyruar t’ju paralajmëroj se Edi Rama, i cili rëndom tashmë quhet Ramaduro apo Noriega i Europës, paraqet aktualisht me qeverinë e tij një rrezik real serioz, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për kombet tuaja. Kjo sepse, klanet shqiptare të drogës të lidhura direkt me të janë sot, sipas UN-it, eksportuesit më kryesor të kanabisit dhe aksionerët më kryesorë në tregun e kokainës dhe heroinës në Europë. Ata janë përgjegjës për 65% të tregut të kokainës në Britaninë e Madhe, 36% të tregut të kokainës në Gjermani. Ata kanë sjellë në Rotterdam dhe në Antuerp, ngarkesat më të mëdha të kokainës në memorien e këtyre vendeve dhe të Europës.

Shqipëria sot, është parajsa e parave të trafiqeve të tyre kriminale. Vetëm pas farsës elektorale të 11 majit, Edi Rama ka firmosur për këto klane 450 leje ndërtimi, për qindra kulla ndërtesa dhe resorte turistike si shpërblim për ndërhyrjen e tyre të fortë në zgjedhje. Narkodiktatori i Tiranës, është një rrezik i madh për vendet tuaja, pasi së fundmi, në saj të të dhënave të institucioneve ligjvënëse të një vendi partner, është zbuluar se Ergys Agasi, koordinatori kryesor i tij për klanet e drogës, kishte dhënë me lejen dhe dijeninë e tij në kontroll total Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë së Informacionit, në të cilin vet kreu i ekzekutivit nëpërmjet baxhanakut të tij ka garantuar qindra milionë euro, por ajo që përbën kërcënim madhor për vendet tuaja është se Ergys Agasi ka eksportuar drejt karteleve të drogës, por dhe armiqve të NATO-s, të gjitha të dhënat sekrete të depozituara në serverat e kësaj agjencie. Ndaj dhe unë sot, njerëzisht, kërkoj para jush ndihmën tuaj të informoni parlamentet e vendeve tuaja për këtë rrezik vërtet real të sigurisë suaj në disa aspekte. Faleminderit!/Dosja.al

sali berisha strasburg

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj