LIVE UPDATES
Politike

Rama shmang interpelancën në Kuvend për çështjen “Ahmetaj”, Kryeministria: E ka ezauruar gjerësisht mesazhin e tij

Dy kërkesa të opozitës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e incineratorëve u rrëzuan nga mazhoranca në Kuvend, ndërsa zyra e tij e shtypit tha se kryeministri e kishte ezauruar debatin me një mesazh në Facebook.

20 Korrik 2023, 19:14 Nga k.m.
Rama shmang interpelancën në Kuvend për çështjen
Edi Rama dhe Belinda Balluku

Kryeministri Edi Rama publikoi një video nga Dhërmiu mesditën e së enjtes, ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë, opozita kërkonte interpelancë me të për dosjen e hetimeve ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj – i akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash të lidhur me aferën e inceneratorëve. Deputetët e opozitës dorëzuan një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin dhe një kërkese të dytë për mocion me debat, por të dyja kërkesat u rrëzuan nga mazhoranca me një votim të kontestuar nga opozita për parregullsi.

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet Qeveri-Kuvend, Elisa Spiropali, tha se urgjencën nuk e përcaktonin kërkuesit e interpelancës dhe se mazhoranca e kishte dhënë përgjigjen për çështjen, duke votuar pro arrestimit të Ahmetajt. Por kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi PS-në se po tentonte të kalonte në heshtje një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisjes dhe kërkoi me ngulm që të thirrej kryeministri në seancë.

“Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama. Frika e tij nuk mund të jetë frika e këtij Parlamenti,”- tha Bardhi.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha tha se po shkelej Kushtetuta që parashikon detyrimin e Kuvendit për të realizuar këto interpelanca me kryeministrin dhe shtoi se: “Rama është i vetmi që ka tagrin për të dhënë llogari për arratisjen e numrit dy të qeverisë”. Kryeministri Rama ka refuzuar të përgjigjet për hetimet e SPAK ndaj Ahmetajt, një bashkëpunëtor i ngushtë i tij në dekadën e fundit, mbi të cilin rëndojnë akuza për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv të lidhur me kontratat koncesionare të incineratorëve.

Një zëdhënëse e Ramës, e pyetur se pse kryeministri ka zgjedhur që të mos përballet me llogaridhënien në Kuvend, i tha BIRN-it se kjo ishte zgjedhje e tij për marrëdhëniet me opozitën.

“Kryeministri e ka shpjeguar qartë prej kohësh tanimë se marrëdhënia e tij me kundërshtarët e Partisë Socialiste dhe baltën e tyre në parlament, nuk do te jetë më ajo e gjithë viteve të mëparshme,” tha zëdhënësja Manjola Hasa.

Hasa e konsideroi të ezauruar nga kryeministri Rama diskutimin për çështjen e inceneratorëve me një mesazh të tij në Facebook, pasi Kuvendi votoi për arrestimin e ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë në qeveri.

“Kryeministri Rama e ka ezauruar gjerësisht aktualitetin në mesazhin drejtuar shqiptarëve,”-tha ajo./BIRN

edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj