Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Mësohet se presidenti i ri i organizon një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, si Kaja Kallas në cilësinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian dhe Marta Kos si Komisionerja Evropiane për Zgjerim.
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ditën e sotme, teksa pritet të zhvillojë një takim me shefin e ri të Këshillit Europian, Antonio Costa. Mësohet se presidenti i ri i organizon një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, si Kaja Kallas në cilësinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Europian dhe Marta Kos si Komisionerja Europiane për Zgjerim.
Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit tonë teksa dhe darka e sotme raportohet se ka në axhendën e saj bashkëpunimin e Bashkimit Europian me rajonin. Gjithashtu sot në Brusel ndodhen edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski, dhe presidentja e Bosnje-Hercegovinës, Zeljka Cvijanovic.
Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor. Sipas metodologjisë së re, në procesin e zgjerimit fillimisht është hapur grupi i parë ku janë kapitujt që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Progresi në këtë fushë do të diktojë edhe përparimin në tërë procesin negociator.
Shqipëria ka pritur disa vite që të hapë negociatat për anëtarësim. Tani, pas hapjes së kapitujve të parë pritet që procesi të jetë më i shpejtë. Me hapjen e grupit të parë të kapitujve, është zyrtarizuar ndarja e paketës ku Tirana ishte së bashku me Maqedoninë e Veriut. Për disa vite vendimet janë marrë paralelisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa tash rrugët janë ndarë. Rruga e Shkupit drejt BE-së vazhdon të jetë e bllokuar nga Bullgaria, për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe. Lidhur me ndarjen e rrugës evropiane të Tiranës dhe Shkupit, Rama shprehu keqardhje.
Gazment Bardhi dhe Niko Peleshi TIRANA- Teksa në Kuvend votohen sot amendamentet e buxhetit të vitit 2025, kreu i Grupit Parlamentar të...
Dashnor Sula dhe Petrit Malaj TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është përfshirë në një debat me minis...
kuvendi TIRANË- Në seancën e sotme plenare po zhvillohen prezantime dhe votime për amendamentet e propozuara nga opozita për proj...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi propozoi sot një amendament për buxhetin e vitit 2025 ku minimu...
eduard duro TIRANË- Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku iu komunikua ...
David Gorvokoviç MALI I ZI- Një ushtar i ri i ushtrisë malazeze, David Gorvokoviç, i cili aktualisht është pjesë e n...
asllan dogjani TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar zyrtarisht se deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është marr...
Koçiu TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu gjatë fjalës së saj në Kuvend kërkoi para vo...
foto ilustruese KOSOVË- Për herë të parë në cilësinë e shefes së politikës së jashtme të Bashki...
foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 51 mijë pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr ...