Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se PD i bën thirrje OKB-së, NATO-s dhe OSBE-së në një komision hetimor veças apo të përbashkët, të hetojë gjer në fund aferën e 100 kontenierëve me lëndë toksike të eksportuara nga Shqipëria.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në lidhje me skandalin me mbetjet toksike se kryeministri Edi Rama vazhdon biznesin e tij me lëndët kimike dhe helmuese duke shtuar se lëndë të tilla ç’aktivizohen apo groposen në tunelet e vendit. Berisha tha se PD i bën thirrje OKB-së, NATO-s dhe OSBE-së në një komision hetimor veças apo të përbashkët, të hetojë gjer në fund aferën e 100 kontenierëve me lëndë toksike të eksportuara nga Shqipëria. Ai shtoi se i bën thirrje shoqërisë civile, aktivistëve, mbrojtësve të mjedisit, të mos lejojnë shkarkimin e tyre në portin e Durrësit, pa dalë të gjithë përgjegjësit e këtij akti.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ky akt, ky eksport të cilin autoritetet shqiptare pretendojnë para botës, që nuk e kanë autorizuar dëshmon pasigurinë e plotë dhe totale të këtij vendi, dhe porteve të tij. Dëshmon se njëlloj sikundër eksportohen rreth 100 kontenierë me lëndë toksike, importohen dhjetëra, qindra kontenierë me drogë, helme, lëndë toksike, të cilat flitet se vijnë në Shqipëri për tu ç’aktivizuar dhe groposur.
Pra ekziston një rrumor se Edi Rama vazhdon biznesin e tij me lëndët kimike dhe helmuese, se lëndë të tilla ç’aktivizohen apo groposen në tunelet e vendit. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këto akte kriminale të papërgjegjësisë ekstreme të narkoqeverisë ndaj qytetarëve dhe u bën thirrje dhe njëherë dhe i bën thirrje OKB-së, i bën thirrje NATO-s dhe OSBE-së në një komision hetimor veças apo të përbashkët, të hetojë gjer në fund aferën e 100 kontenierëve me lëndë toksike të eksportuara nga Shqipëria.
Të gjendet përmbajtja e tyre dhe kush qëndron mbrapa. Një gjë është e sigurtë, se ato nuk janë ngarkuar kurrë pa dijeninë e plotë të autoritetit portal, Piro Vengut dhe Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Prapa këtij akti fshihet veprimtari kriminale biznesi e kupolës së narko qeverisë shqiptare. Ju bëj thirrje shoqërisë civile, aktivistëve, mbrojtësve të mjedisit, të mos lejojnë shkarkimin e tyre në portin e Durrësit, pa dalë të gjithë përgjegjësit e këtij akti të pashembullt, pa zbuluar mirë se kush qëndron prapa këtij akti dhe cilat janë substancat helmuese që përmbajnë kontenierët e eksportuar nga narko qeveria shqiptare.
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku tha se prej dy jav&eum...
Ervin Salianji TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda të orëve t&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësv ka f...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve të...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij e ka cilësuar marrjen me qira të veturave...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij para mbrështetësve poshtë pallatit &...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot në një deklaratë për mediat se rrugët n&eu...
Ogerta Manastirliu TIRANA- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me inspektorët e zyrave arsimore të ...
Genc Gjokutaj TIRANA- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka aluduar për lidhje mes një gj...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar kreun e SPAK, Altin Dumani, që sipas tij përgjon eksponentë të PS dhe...