LIVE UPDATES
Politike

"Rama vazhdon e thellon skandalet ditë mbas dite", Memelli: 37.331 biznese kanë marrë mesazh presionues se duhet të deklarojnë me vërtetësi pagat e punonjësve të tyre

Ajo shtoi se pas protestave të pensionistëve, Edi Rama gjen zgjidhjen e problemit duke presionuar bizneset për të deklaruar pagat reale të punonjësve të tyre. Memelli tha se sipas një analize të të dhënave të bërë nga Administrata Tatimore për vetëdeklarimet që këto biznese kanë bërë për muajin shtator, rezultojnë se në listpagesë ka përqindje të lartë të punonjësve me paga minimale dhe të profesioneve të specializuara me paga që nuk përputhen me tregun.

10 Nëntor 2024, 13:39 Nga N.F
"Rama vazhdon e thellon skandalet ditë mbas dite", Memelli:
Jasmira Memelli

TIRANË- Zëdhënësja së Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Memelli gjatë fjalës së saj u shpreh se qeveria e Edi Ramës vazhdon e thellon skandalet ditë mbas dite. Sipas saj pas propagandës së rritjes së pensioneve kryeministri ka shigjetuar së fundmi fajtorët e vërtetë për mos rritjen e pensioneve, bizneset.

Ajo shtoi se pas protestave të pensionistëve, Edi Rama gjen zgjidhjen e problemit duke presionuar bizneset për të deklaruar pagat reale të punonjësve të tyre. Memelli tha se sipas një analize të të dhënave të bërë nga Administrata Tatimore për vetëdeklarimet që këto biznese kanë bërë për muajin shtator, rezultojnë se në listpagesë ka përqindje të lartë të punonjësve me paga minimale dhe të profesioneve të specializuara me paga që nuk përputhen me tregun.

Ajo theksoi se 37.331 biznese, të cilësuar me risk në fushën e informalitetit të pagave, sipas Administratës Tatimore, kanë marrë mesazhin e qartë presionues se duhet të deklarojnë me vërtetësi pagat e punonjësve të tyre. Më tej Memelli tha se Partia e lirisë në programin e saj ka 5 Prioritete thelbësore për të mbështetur cdo fushë dhe kategori, që sot janë totalisht të dështuara. Sipas saj këto 5 prioritete do të cojnë para ekonominë e këtij vendi dhe krijimin e alternativave, jo vetëm për qytetarët që kanë zgjedhur të jëtojnë në Shqipëri, por edhe për të rikthyer të gjithë ata qytetarë që janë detyruar të braktisin vendin.

Deklaratë e zëdhënëses së Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli:

Përshëndetje! Qeveria e Edi Ramës vazhdon e thellon skandalet ditë mbas dite. Pas propagandës së rritjes së pensioneve dhe I vetëdijshëm për talljen dhe ofendimin që ju bëri pensionistëve me rritjen e supozuar në masën 4.1% dhe premtimit të rritjes së pensioneve në të ardhmen e largët, Kryeministri ka shigjetuar së fundmi fajtorët e vërtetë për mos rritjen e pensioneve, bizneset.

Pikërisht në këtë periudhe, kur pensionistët, me të drejtë kanë filluar të mos I besojnë më propagandës dhe premtimeve boshe të Kryeministrit për po reagojnë për ti treguar që nuk tallet dot më me ta, duke protestuar dhe cuar zërin për të drejtat e tyre, Edi Rama gjen zgjidhjen e problemit duke presionuar bizneset për të deklaruar pagat reale të punonjësve të tyre, pasi sipas një analize të të dhënave të bërë nga Administrata Tatimore për vetëdeklarimet që këto biznese kanë bërë për muajin shtator, rezultojnë se në listpagesë ka përqindje të lartë të punonjësve me paga minimale dhe të profesioneve të specializuara me paga që nuk përputhen me tregun.

37.331 biznese, të cilësuar me risk në fushën e informalitetit të pagave, sipas Administratës Tatimore, kanë marrë mesazhin e qartë presionues se duhet të deklarojnë me vërtetësi pagat e punonjësve të tyre. Jo vetëm nuk I mbështet dhe nuk ndërmer asnjë masë lehtësuese për bizneset, të cilët me vështirësitë që po hasin, po shkojnë drejt falimentimit, por edhe I kërcënon se në qoftë se nuk rritin pagat do të jenë objek kontrolli dhe monitorimi të vazhdueshëm për periudhën në vijim.


Dhe kush ka biznes e kupton shumë qartë mesazhin dhe se cdo të thotë të jesh në kontroll dhe monitorim nga Drejtoria e Tatimeve në Shqipëri. Shumë pak, për mos thënë fare I intereson Edi Ramës se si këto biznese që mezi mbahen në këmbë dhe me vështirësitë që kanë arrijnë të punësojnë qytetarë për tju dhënë një pagë në fund të muajit të mbajnë familjet e tyre do tja dalin të rrisin pagat për punonjësit për të mbushur një gropë që Kryeministri nuk e ka mbushur në 11 vjet qeverisje.

Partia e lirisë në programin e saj ka 5 Prioritete thelbësore të mirëideuara për të mbështetur cdo fushë dhe kategori, që sot janë totalisht të dështuara. 5 prioritete që do të cojnë para ekonominë e këtij vendi dhe krijimin e alternativave, jo vetëm për qytetarët që kanë zgjedhur të jëtojnë në Shqipëri , por edhe për të rikthyer të gjithë ata qytetarë që janë detyruar të braktisin vendin. Realizimi I këtij programi me 5 Prioritete për 4 milionë shqiptarë plus është fokusi ynë kryesor.

jasmira memelli pl

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj