LIVE UPDATES
Politike

"Rama vë në plan të parë xhepin dhe trastën në vend të mjedisit!" Malltezi: Konventa e Bernës shpreh keqardhjen që rekomandimet e saj u injoruan

Malltezi shtoi se pa analizë alternativash, pa diskutime për vendndodhjen, duke rrezikuar përmbytje, duke rrezikuar shkatërrime habitati, duke rrezikuar rënie të numrit të popullatave, si dhe rrezik të trafikut ajror ndaj shpendëve migratorë, Rama vendosi vullnetin e tij, bazuar në xhepin e tij dhe mbi asnjë arsye shkencore, apo mjedisore.

11 Dhjetor 2024, 14:45 Nga M.B
"Rama vë në plan të parë xhepin dhe trastën
Jamarbër Malltezi

TIRANA- Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka bërë sot një deklaratë ku tha se Konventa e Bernës shprehu keqardhjen e fortë dhe shqetësimin e thellë që rekomandimet e saj u injoruan nga qeveria shqiptare dhe vijoi punimet, duke shkatërruar, sipas tij, zonën e mbrojtur të Nartës për qëllimet e interesave të xhepit të kryeministrit Edi Rama dhe oligarkëve pranë tij.

Malltezi shtoi se pa analizë alternativash, pa diskutime për vendndodhjen, duke rrezikuar përmbytje, duke rrezikuar shkatërrime habitati, duke rrezikuar rënie të numrit të popullatave, si dhe rrezik të trafikut ajror ndaj shpendëve migratorë, Rama vendosi vullnetin e tij, bazuar në xhepin e tij dhe mbi asnjë arsye shkencore, apo mjedisore. Ai ka shtuar se ambientalistët e shprehin zhgënjimin e tyre të thellë që, Rama vuri në plan të parë xhepin, sipas tij, dhe trastën në vend të mjedisit.

Deklarata e drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi:

Përshëndetje!

Ditët e fundit Konventa e Bernës shprehu keqardhjen e fortë dhe shqetësimin e thellë që rekomandimet e saj u injoruan nga qeveria shqiptare dhe vijoi punimet, duke shkatërruar zonën e mbrojtur të Nartës për qëllimet e interesave të xhepit të Edi Ramës dhe oligarkëve pranë tij.

Për fat të keq, pa analizë alternativash, pa diskutime për vendndodhjen, duke rrezikuar përmbytje, duke rrezikuar shkatërrime habitati, duke rrezikuar rënie të numrit të popullatave, si dhe rrezik të trafikut ajror ndaj shpendëve migratorë, Edi Rama vendosi vullnetin e tij, bazuar në xhepin e tij dhe mbi asnjë arsye shkencore, apo mjedisore.

Për këto arsye, ambientalistët e shprehin zhgënjimin e tyre të thellë që, Edi Rama vuri në plan të parë xhepin dhe trastën në vend të mjedisit.

Çfarë ndodhi, nëse para një viti apo dy vitesh, Edi Rama shpalli Vjosën park kombëtar? Ai nuk përfshiu deltën e Vjosës, gjë e cila në çdo lum është pjesa më e rëndësishme biologjike e lumit. Ai shpërfilli dhe ndryshoi ligjin e Zonave të Mbrojtura, ndryshoi hartën e Zonave të Mbrojtura, pikërisht për interesa të xhepit të tij.

Për pasojë, e futi Shqipërinë në probleme të mëdha ligjore, duke mos respektuar Konventat Ndërkombëtare në të cilat Shqipëria bën pjesë.

Bëj thirrje të gjithë ambientalistëve, të gjithë popullatës së Vjosës për qëndresë ndaj planeve të Edi Ramës për të shkatërruar zonat e mbrojtura mjedisore për të vetmin qëllim, pasurimin e tij dhe një grushti oligarkësh rreth tij.

Duhet përballje me këtë qeveri banditësh.

jamarbër malltezi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj