LIVE UPDATES
Politike

Raportet e Eurostat dhe BERZH/ PD: Jemi vendi më i palumtur për të jetuar, të shqetësuar për ekonominë e shqiptarëve

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti tha se PD është e shqetësuar për ekonominë e shqiptarëve.

30 Janar 2024, 10:48 Nga r.ll
Raportet e Eurostat dhe BERZH/ PD: Jemi vendi më i palumtur për
dorian teliti

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pasi raportet e fundit të Eurostat dhe BERZH tregojnë se Shqipëria është vendi më i palumtur për të jetuar.

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti tha se PD është e shqetësuar për ekonominë e shqiptarëve.

DEKLARATA E PLOTË

Jetojmë kohë të vështira, në kohët kur njerëzit e këtij vendi duhet të luftojnë çdo ditë me vështirësitë dhe padrejtësitë e shumta që ka realiteti shqiptar.

Jetojmë në kohët ku rinia mendjen e ka të emigrojë, nxënësit ëndërrojnë për klasa me kushte normale e shkolla pa turne, studentët në vend që të fokusohen të mësimi mendjen e kanë te tarifat e rritura dhe shpikjet qeveritare për punë të detyruar.

Jetojmë në kohët që sipërmarrësin nuk e zë gjumi pasi në ëndërr i dalin taksat e rritura dhe taksidarët e babëzitur.

Jetojmë në kohët ku 90% e të punësuarve e shpenzojnë rrogën e tyre brenda gjysmës së parë të muajit dhe gjysmën tjetër një zot e di stresin që përjetojnë.

Jetojmë në kohët ku 95% e pensionistët kanë frikë të futen në dyqane se nuk arrijnë të paguajnë dot edhe produktet bazë të ushqimit e jo më ilaçet cilësore apo shërbimet mjekësore që shumë prej tyre u nevojiten.

Jetojmë në kohëra ku shqiptarët nuk janë të lumtur. Dhe këtë nuk e thonë vetëm njerëzit, nuk e thotë vetëm opozita, por e thonë edhe raportet e institucioneve ndërkombëtare.

Sipas raportit të dy javëve më parë të Eurostat, shqiptarët renditen të fundit kur bëhet fjalë për kënaqësinë e jetës, ndërkohë që vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia e Veriu, Mali i Zi, Serbia, etj renditen më lart e më mirë se ne.

Ditën e djeshme një tjetër raport pasqyroi këtë realitet të hidhur shqiptar.

Sipas BERZH-it kënaqësia për të jetuar është rritur ndër vite në të gjithë vendet e Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që Shqipëria ishte i vetmi vend që nuk ka ecur me këtë trend pozitiv, përkundrazi.

Sipas këtij raporti të BERZH, kënaqësia për të jetuar sot është edhe më e ulët sesa ajo e vitit 2006, vit që qeverisej nga Partia Demokratike dhe ishte viti i parë i qeverisjes së saj që karakterizohej nga vendosja në qendër të vëmendjes të qytetarit dhe sipërmarrjes, derregullimit, uljes së barrës fiskale, rritjes së pagave e pensioneve, nisjes së investimeve madhore, luftës frontale ndaj korrupsionit, etj.

Partia Demokratike është shumë e shqetësuar për realitetin e vështirë që po jetojnë shqiptarët. Jemi të shqetësuar për ekonominë që nuk ecën në drejtimin e duhur, për taksat e rritura ndjeshëm që nuk u kthehen shqiptarëve në më shumë shërbime, shkolla, spitale e infrastrukturë rrugore.

Jemi të shqetësuar për braktisjen që i bëhet shtresave në nevojë dhe pensionistëve, ndërkohë që shpërdorimet e parave për shpenzime luksi, rikonstruksione zyrash e udhëtime shumë-milionëshe me çartera private kanë qenë dhe mbeten prioritare.

Jemi të shqetësuar për qindra milionë eurot e buxhetit të shtetit që çdo vit gllabërohen nga oligarkët e PPP-ve dhe faturat po aq të majme të arbitrazheve ndërkombëtare të humbura të qeverisë shqiptare.

Të nderuar qytetarë.

Me shumë mundësi edhe ne po të ishim në qeverisje nuk do e çonim dot standardin e jetesës së shqiptarëve në nivelet as të Zvicrës e as të Gjermanisë, por një gjë është e sigurt, që me burimet që ka ekonomia jonë dhe me një qeverisje të vogël, efiçente dhe të pakorruptuar, Shqipëria do kishte më në fund shpresën për tu bërë një vend i denjë për tu integruar në BE dhe një vend normal për të jetuar, një vend që përparon dhe u jep dëshirën shqiptarëve për ta jetuar këtu jetën e tyre e jo rrugëve të Europës.

dorian teliti partia demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj