LIVE UPDATES
Politike

"Rasti është unik në Europë"/ Rama: Nuk ndodh që kryetarët e Bashkive nga zyra të shkojnë në burg

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi gjithashtu se aftësitë e prokurorëve dhe gjykatësve janë një pjesë që duhet rritur dhe forcuar, por sipas tij duhet kohë dhe durim.

21 Nëntor 2025, 13:04 Nga E. D
"Rasti është unik në Europë"/ Rama: Nuk ndodh
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me Marta kos, u ndal edhe te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tij, në asnjë vend të Bashkimit Europian nuk mund të ndodhë që kryebashkiaku të merret nga zyra dhe të dërgohet në paraburgim pa gjyq. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi gjithashtu se aftësitë e prokurorëve dhe gjykatësve janë një pjesë që duhet rritur dhe forcuar, por sipas tij duhet kohë dhe durim.

"Për ta mbyllur dua të shtoj diçka që është shumë e rëndësishme në parim, sepse u soll këtu Bashkimi Europian si një pikë referimi për çfarë duhet të ndodhë nga pikëpamja politike. Nuk ka një qëndrim uniform në Bashkimin Europian, por ajo që është më e rëndësishme sesa kjo, është që nuk bën vaki në Bashkimin Europian, që njerëzit të pezullohen nga funksionet, është unike në historinë e Europës kjo, duke qenë të zgjedhur, nuk bën vaki në Bashkimin Europian që kryetarët e bashkisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg, pa gjyq dhe të mbahen në paraburgim për muaj e muaj të tërë, nuk bën vaki në Bashkimin Europian që siç e thotë jo qeveria e Shqipërisë, po “komisioni i torturës i Strasburgut” - një vend të ketë më shumë të paraburgosur, sesa njerëz të gjykuar dhe të burgosur me gjyq.

Kështu që, në këtë pikë, unë besoj që të gjithë duhet të bëjmë punën dhe të luajmë rolin tonë. Ne kemi tonin, roli ynë është që të jemi garant të kësaj pavarësie të drejtësisë që Shqipëria po e njeh për herë të parë në historinë e vet, ta mbrojmë këtë pavarësi të gjyqësorit edhe kur rëndon mbi ne në formën e një padrejtësie sipas nesh, që e përsëris nuk ka të ngjashme në Europë dhe të respektojmë kufirin tonë, pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Por, nga ana tjetër, të gjithë duhet të bëjnë detyrën e tyre. Nuk mund të hyhet në territorin e një pushteti tjetër të pavarur, dhe kjo vlen edhe për Pushtetin Ekzekutiv, kjo vlen edhe për Pushtetin Legjislativ, ashtu sikundër miqësisht ju them që kultura e gjyqeve popullore dhe e organizimeve nëpër salla, që dikur ishin salla teatrosh dhe vatrash kulture, sot janë sallone mediatike për të dhënë dënime bazuar mbi sekrete hetimore të nxjerra nga vetë prokurorët, është një kulturë që duhet ta luftojmë të gjithë, sepse nuk i bën mirë askujt dhe nuk i bën mirë kësaj shoqërie, por, natyrisht, nuk është puna ime ajo, puna ime është kjo që po ju them: - Ne jemi garantët e pavarësisë së gjyqësorit, do vazhdojmë të jemi garantët e pavarësisë me çdo çmim, edhe kur çmimi është i atillë që të vjen të mos ndalesh, duke thënë se çfarë të shkon nëpër mend, por këtë rrugë kemi zgjedhur dhe vetëm kështu ne mund të arrijmë objektivin që të bëhemi vend anëtar i Bashkëpunimit Europian dhe duhet ta besojmë këtë gjë.

Është një pushtet i ri fëmijëror, i ndërtuar mbi një të kaluar, që nuk e ndihmon drejtësinë e pavarur, s'ka traditë, s'ka kulturë historike të një drejtësie të pavarur. Aftësitë e prokurorëve dhe gjykatësve janë një pjesë shumë e rëndësishme që duhen rritur dhe forcuar, duhet kohë, duhet durim dhe duhet vendosmëri. Ne këtë vendosmëri e kemi dhe për sa kohë do ta kemi, do të jetë kështu dhe kur them për sa kohë do ta kemi, flas për veten time, që sa të jem unë në këtë detyrë, nuk do shikoni luftëra me drejtësinë apo akuza për të kundërshtuar akuzat që bën drejtësia.  Ato duhet t'i shohë një gjykata, por ama nga ana tjetër ka një kufi, ai është kufiri që e përqafon Kushtetuta midis pushteteve të pavarura dhe, nëse ne lejojmë të shkelet edhe ai kufi, atëherë ne kemi humbur diçka që është themelore, jo për mua, as për këtë qeveri, as për një ministër të kësaj qeverie, po për rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj