LIVE UPDATES
Politike

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: OSBE kërkon konsensus gjithëpërfshirës, çdo patericë e Ramës bën vetëm dëm

15 Janar 2024, 12:28 Nga r.ll
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: OSBE kërkon konsensus
oerd bylykbashi

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, gjatë një konference shtypi sëbashku me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës, u ndal edhe te reforma zgjedhore.

Sipas Bylykbashit, OSBE kërkon konsensus gjithëpërfshirës, pasi çdo patericë e Ramës bën vetëm dëm.

FJALA E BYLYKBASHIT:

Kemi kërkuar dy çështje në parlament. Hetimin e aferave korruptive, pra kjo që paraqitëm sot, një pjesë e komisioneve janë për këtë çështje.

Dhe në fusha të tjera ka komisione të tjera. Kërkojmë të hetojmë se si shpërdorohen paratë publikut nga Edi Rama dhe ministrat e tij. T’i vëmë ata përpara përgjegjësi dhe mundësisht më pas të vendosim barrierat ligjore që pengojnë abuzimin. Çfarë ndodhi? Më keq akoma se kur filloi aksioni i grupit parlamentar të PD. U miratua në fund një ligj që praktikisht vdes komisionet hetimore.

Ligji që kemi ne sot, është ligj jo i mirë, por tashmë në 20 vite, nga viti 2002, të gjithë jemi mësuar të funksionojmë mbi atë bazë ligjore. Ajo që miratoi qeveria Rama, parlamenti është vetëm një divizion i qeverisë, miratoi një ligj që është shumëfish bllokues i komisioneve. Sepse nuk do që të hetohen këto që kemi denoncuar. Pra, këto çështje nuk kanë ndryshuar. Arsyet pse ishim ne në atë aksion në parlament, nuk kanë ikur.

Por unë përmenda një gjë tjetër, mekanizmi i centralizimit të pushtetit atij i shkon në funksion të diçkaje tjetër. Shteti përdor të gjitha resurset për të bërë vota për ta kthyer në pushtet. Drejtësia, SPAK dhe prokuroria e zakonshme nuk kanë bërë asgjë.

Raporti i OSBE në rekomandimin e parë për Shqipërinë, nuk thotë bëni reformën zgjedhore, por zbatoni ligjin që keni miratuar. Hetoni dhe vini përpara përgjegjësisë ata që kanë blerë vota, kanë presion me shtetin, kanë abuzuar me burimet shtetërore. Ajo që Edi Rama deklaroi, e mori përgjigjen menjëherë nga OSBE. OSBE doli me qëndrim ku kërkonte reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, që synon arritjen e objektivave të përbashkët konsensuale, sepse është pikërisht ajo që ka bërë OSBE. E ka ideuar në vitin 2002 dhe e ka mbështetur në 20 vite një reformë zgjedhore bipartizane.

Kërkesa jonë është refuzuar, kërkesa për të pasur bashkëkryesimin, barazinë në përfaqësim dhe veton e ka opozita, PD, pra ne. Çdo patericë e Edi Ramës në këtë proces, vetëm i bën dëm. Këtu nuk është çështja nëse Basha e ka çuar i pari, më kujton momentet kur vraponte i pari për të çuar një draft, por më pas ishte i pari që prishte komisionin e reformës. Por kjo nuk ka rëndësi.

Ajo që është e rrezikshme dhe që merr përgjigje nga OSBE, ku përfshihet edhe SHBA, edhe BE, edhe Britania, thotë se reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse, konsensuale nëse përkthehet ajo që thonë ata. Ne jemi të gatshëm për të marrë kontributin e OSBE, që ata janë të gatshëm të na japin. Jo ajo që thotë Rama, kërkojmë arritjen e numrave. Arritjen e numrave e bëri në vitin 2020 me të cilën rrënoi Këshillin Politik. Dhe e ka bërë në gjithë këto vite që nga viti 2013, kur ndryshimet zgjedhore nuk kanë qenë konsensuale, por të njëanshme.

reforma zgjedhore oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj