LIVE UPDATES
Politike

Refuzimi i socialistëve për hapjen e dosjeve mban mbyllur krimet e komunizmit

Socialistëve u pëlqen të luajnë me dosjet e komunizmit për aq kohë sa ato i shërbejnë pushtetit të tyre ndërsa kur vjen puna për të hetuar dhe dënuar realisht krimet e komunizmit, belbëzojnë nevojën për të mbrojtur viktimat, pra spiunët.

22 Tetor 2022, 17:35 Nga k.m.
Refuzimi i socialistëve për hapjen e dosjeve mban mbyllur krimet e
Foto ilustruese

Partia Socialiste u detyrua të enjten të pranojë se ajo është kundër hapjes së dosjeve të Sigurimit dhe pro mbajtjes sekret të praktikisht të gjithë arkivës së kohës së komunizmit, ndërsa deputeti Pandeli Majko u detyrua të belbëzojë argumentin pas refuzimit të hapjes së dosjeve, me nevojën për të mbrojtur spiunët, të cilët, sipas Majkos, mund të kenë qenë edhe vetë viktima të Sigurimit.

Majko nuk është as i pari dhe as i fundit që belbëzon këtë argument kundër hapjes së dosjeve. Edhe vetë Ilir Meta, personi që është shënjestra e lojës së pacipë të socialistëve me dosjet, dha të njëjtin argument por më të stërholluar. Sipas tij, fëmijët e Sigurimsave mund të shqetësohen po të mësojnë se prindi “ka bërë një gabim” kur ka qenë i ri.

Argumentet e Majkos dhe të Metës nuk janë të pavend. Normalisht që arkiva e Sigurimit nuk mbart të vërtetën kardinale dhe se pasja e emrit në një dosje të kësaj arkive nuk e bën dikë automatikisht kriminel apo spiun apo dhunues. Dhe ka arsye për të besuar se me të vërtetë shumë emra në dosje mund të rezultojnë bashkëpunëtorë pa bashkëpunuar dhe se nxjerrja e dokumenteve jashtë kontekstit me të vërtetë mund të shkaktojë dëm për ata pak prej shqiptarëve që kanë mbetur gjallë dhe që kanë lidhje me këtë histori tre dekada pas rënies së komunizmit. Por ama kjo nuk i jep përgjigje problemit tjetër: si mundet që të hetohen krimet e komunizmit nëse arkivat mbahen sekret? Dhe për më shumë, a mund të jemi të sigurt ne shqiptarët që nuk kemi qenë as spiunë dhe as të spiunuar se qeveria jonë nuk po e përdor informacionin ku ajo ka akses të privilegjuar për shantazhin e kundërshtarëve të vet?

Fakti është që krimet e komunizmit mbeten sot gjerësisht të pahetuara dhe të padënuara. Mbeten të pahetuara dhe padënuara nga pikëpamja historike dhe po ashtu edhe nga pikëpamja ligjore. Dhe, po, ne shqiptarët kemi shumë arsye të dyshojmë se qeveria jonë po përdor arkivat për të ruajtur pushtetin e vet përmes shantazhit. Vetëm pak ditë më parë, kryeministri iu drejtua një prej pedagogëve protestues si “shikas”. Nga e di kryeministri nëse dikush ka qenë apo jo shikas dy dekada më parë? A po përdor ai aksesin në arkiva për të mbrojtur pushtetin e vet politik? Dhe nëse kryeministri e ka këtë akses, pse të tjerët të mos e kenë?

Argumenti i Majkos se të persekutuarit kanë qenë bashkëpunëtorë të komunizmit është në fakt, i neveritshëm. Është dëgjuar shpesh përgjatë tre dekadave të fundit si një mënyrë cinike për të justifikuar krimet e komunizmit me argumentin se të persekutuarit kanë persekutuar njëri-tjetrin, pra e kanë fajin vetë. Është gjithashtu një argument që duket se nuk bazohet në realitetin historik. Autori i këtyre radhëve ka parë disa raporte statistikore të Sigurimit të përfituara pas katër vjetësh beteje gjyqësore për akses dhe ka vërejtur se në fakt, rreth 5% rreth 14 mijë oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit janë të shënuara në këto dokumente si me origjinë nga shtresa e të internuarve apo të burgosurve. Me një fjalë, nëse Majko ka me të vërtetë shqetësimin e të persekuruarve të kthyer në persekutues, le ta dijë se me këtë po mbron edhe 95% që nuk ishin të persekutuar por ishin thjeshtë persekutues.

Mbajtja mbyllur e dosjeve të komunizmit mban mbyllur derën për hetimin dhe dënimin e krimeve të komunizmit. Asnjë argument nuk është i vlefshëm për të justifikuar mosdënimin e krimeve.

Argumentet kundër hapjes së dosjeve

Majko: Po flasim për fatet e njerëzve dhe jo për shalë kali. Ajo që kërkohet është që ne kemi të bëjmë me fate individësh, nuk po diskutojmë fatin e spiunëve, por të viktimave. Tani do të na vësh në pozitë të vështirë dhe do të thuash se maxhoranca nuk do hapjen e dosjeve. Nëse doni të dini opinionin tim, nuk e kanë mbajtur spiunët regjimin komunist, jo miq, e kanë mbajtur disa të tjerë.  Ju lutem kuptojeni se ka edhe raste ekstreme që janë bërë spiunë njerëz që kanë qenë të përndjekur apo njerëz që kanë firmosur nën presion. 19 tetor 2022

Meta: Autoriteti i manipulimit dhe kriminalizimit te dosjeve ka nje përgjegjesi të madhe se për nevoja personale të Ramës shkatërron përfundimisht besimin e tij në publik e krijon shqetësime te shumë njerëz që në të kaluarën kanë bërë një gabim e janë prekur e tani mund t’u dalin emrat që kanë fëmijë, kanë krijuar familje e ky është përgjegjësi e Autoritetit të Dosjeve. 27 korrik 2022./BIRN

dosjet e komunizimit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj