LIVE UPDATES
Politike

Refuzoi interperlancën me Bardhin, çfarë parashikon Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit për Ramën

Ndërkohë që në një kërkim që bëri Dosja.al, në Kushtetutën e Shqipërisë, doli në pah se kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit të Ministrave është i detyruar që tu përgjigjet interperlancave

3 Prill 2024, 13:11 Nga I.A
Refuzoi interperlancën me Bardhin, çfarë parashikon Kushtetuta
Gazment Bardhi dhe Edi Rama

TIRANË- Një përplasje në distancë ka ndodhur ditën e sotme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, për shkak të interperlancës së kërkuar nga ky i fundit në lidhje me vëllain e kryeministrit. Kryeministri iu përgjigj kërkesës së Bardhit për interperlancë, me anë të një postimi në X. Teksa i konsideroi akuzat e Bardhi si hipoteza haluçinante, Rama i sugjeroi këtij të fundit që të presë përgjigjen e SPAK lidhur me këtë çështje.

"Duke vënë re se akuzat, fabrikimet, fantazitë e një deputeti apo grupi deputetësh, lidhur me familjarët e kryeministrit, zv.kryeministrit ose të çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, nuk kanë asnjë lidhje me motivet, synimet, qendrimet e Këshillit të Ministrave, kërkesa për interpelancë nga deputeti Gazmend B më gjen në pamundësinë e plotë për ta përmbushur. Kësisoj, Gazmend B duhet ta presë me durim edhe SPAK-un të na ndriçojë lidhur me vërtetësinë e zbulimit prej tij të trafikantit të paidentifikuar," shkroi Rama.

Ndërkohë që pas kësaj, ka ardhur dhe reagimi i Bardhit, i cili gjatë konferencës së kryetarëve i kërkoi llogari kryeparlamentares Lindita Nikolla se për nuk e ka futur në rend dite interperlancën. Po ashtu Bardhi theksoi se kryeministri nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpeleancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë atë.

"Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të perfshishë në rendin e ditës interpeleancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke i shënderruar republiken parlamentare në republikë kryeministrite. Nuk ka tager ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpeleancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese," tha Bardhi. 

Ndërkohë që në një kërkim që bëri Dosja.al, në Kushtetutën e Shqipërisë, doli në pah se kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit të Ministrave është i detyruar që tu përgjigjet interperlancave. Sipas nenit 80 pika 1, kryeministri ka një afat kohor prej 3 javësh për tu përgjigjur pyetjeve. 

Neni 80 në Kushtetutën e Shqipërisë

1. Kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit të Ministrave është i detyruar t'u përgjigjet interperlancave dhe pyetjeve të deputetëve brenda tri jave.

Refuzoi interperlancën me Bardhin, çfarë parashikon Kushtetuta
Kushtetuta

Po ashtu në rregulloren e Kuvendit, nuk ka asnjë pikë ku thuhet se kryeministri ka të drejtë për të refuzuar interperlancën e kërkuar nga një kryetar grupi apo grup deputetësh. Në nenin 97, për Interpelancat për çështje urgjente, theksohet se interperlanca e tillë duhet që të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës në një nga seancat plenare të javës në vijim. 

Interpelancat për çështje urgjente

1. Një kryetar grupi parlamentar ose 7 deputetë mund të kërkojnë zhvillim interpelance për çështje urgjente. Çdo kryetar grupi parlamentar mund të kërkojë jo më shumë se dy interpelanca për çështje urgjente gjatë një muaji dhe çdo deputet mund të nënshkruajë jo më shumë se dy interpelanca të tilla gjatë një muaji.

2. Interpelanca për çështje urgjente, si rregull, depozitohet në Kuvend jo më vonë se ditën e hënë në orën 14:00 dhe ajo zhvillohet si pikë e parë e rendit të ditës në një nga seancat plenare të javës në vijim.

3. Për interpelancat për çështje urgjente zbatohet neni 96 pika 5 e kësaj Rregulloreje.

Refuzoi interperlancën me Bardhin, çfarë parashikon Kushtetuta
Rregullorja e Kuvendit

Kështu sipas nenit 80 të Kushtetues së Shqipërisë, Rama është i detyruar që t'i përgjigjet kërkesës së Bardhit për interperlancë dhe çdo rast refuzimi të kësaj kërkesë, përbën shkelje të Kushtetutës. Ndërsa sipas Rregullorës së Kuvendit, kryetarja Lindita Nikolla, duhet që ta vendosë në rend të parë të ditës, interperlancën për çështje urgjente të kërkuar nga Bardhi, pasi ndryshe po shkell rregulloren e Kuvendit.

edi rama gazment bardhi


Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë