LIVE UPDATES
Politike

"Regjimi i drejtësisë së “Ramaduros” duhet të marrë fund!" Blushi: Salianji nuk duhej të ishte burgosur, lirimi i tij, akt shumë i vonuar

Sipas tij ku ishte një akt shumë i vonuar, që nuk mund të fshijë aspak agresionin kriminal politik dhe moral që i është bërë jo vetëm një zëri të fuqishëm opozitar, por edhe vetë demokracisë dhe pluralizmit politik. 

8 Korrik 2025, 14:42 Nga M.B
"Regjimi i drejtësisë së “Ramaduros” duhet
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka bërë një deklaratë sot ku tha se PL përshëndet lirimin nga burgu të ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji. Sipas tij ku ishte një akt shumë i vonuar, që nuk mund të fshijë aspak agresionin kriminal politik dhe moral që i është bërë jo vetëm një zëri të fuqishëm opozitar, por edhe vetë demokracisë dhe pluralizmit politik. 

Blushi tha se burgosja e Salianjit ishte një akt i pashembullt në historinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri, sepse një denoncues i fuqishëm i korrupsionit dhe inkriminimit qeveritar, sipas tij u dënua, u persekutua dhe u burgos për faktin e vetëm se ekspozoi një të vërtetë për vëllain trafikant të ish-ministrit të Brendshëm.

Ai shtoi se vetëm në një regjim autokratik ndodh që krimi të mbrohet dhe denoncuesi të burgoset. Blushi tha se burgosja e Salianjit ishte një kalkulim i neveritshëm elektoral nga kryeministri Edi Rama dhe veglat e tij në drejtësi.

Gjithashtu Blushi tha se drejtësia e re është një drejtësi që merr urdhra politikë nga zyrat e pushtetit, që shantazhon, kërcënon, ndëshkon, arreston dhe burgos politikisht kundërshtarët politikë, ndërsa hesht, mbyll sytë e nuk hap asnjë dosje për Ramën.

Fjala e Tedi Blushit:

Partia e Lirisë përshëndet lirimin nga burgu të ish-deputetit zemërluan demokrat, Ervin Salianji, një akt shumë i vonuar, që nuk mund të fshijë aspak agresionin kriminal politik dhe moral që i është bërë jo vetëm një zëri të fuqishëm opozitar, por edhe vetë demokracisë dhe pluralizmit politik. Burgosja e Salianjit ishte një akt i pashembullt në historinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri, sepse një denoncues i fuqishëm i korrupsionit dhe inkriminimit qeveritar u dënua, u persekutua dhe u burgos për faktin e vetëm se ekspozoi botërisht një të vërtetë për vëllain trafikant të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, autorin e shkatërrimit të reformës në drejtësi, të kapjes dhe të shndërrimit të saj në Ramaformë.

Vetëm në një regjim autokratik ndodh që krimi të mbrohet dhe denoncuesi të burgoset! Burgosja e Salianjit ishte një kalkulim i neveritshëm elektoral nga Edi Rama dhe veglat e tij në drejtësi. Sepse Edi Rama nuk mund ta përballonte dot fuqinë politike dhe elektorale të një deputeti të votuar nga populli, si në Korçë ashtu edhe në Kavajë – ku humbja u manipulua vetëm nga kutitë e votimit në burgun e Rrogozhinës. Sot, akti i lirimit të Ervin Salianjit është një dorëzim i heshtur i sistemit përballë forcës së opinionit publik dhe së drejtës, që sado që të zvarritet apo të pengohet, gjithmonë do të triumfojë. Drejtësia gjoja e re në Shqipëri vazhdon të jetë absolutisht thjesht dhe vetëm një drejtësi me regjinë politike të Edi Ramës. Një drejtësi që merr urdhra politikë nga zyrat e pushtetit, që shantazhon, kërcënon, ndëshkon, arreston dhe burgos politikisht kundërshtarët politikë, ndërsa afërmendsh hesht, mbyll sytë e nuk hap asnjë dosje për Edi Ramën dhe klientët e tij.

Të gjithë shqiptarët e lirë dhe të ndershëm janë dëshmitarë se Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbahet i rrëmbyer dhe i burgosur politik pa asnjë provë penale – një tjetër akt i shëmtuar kriminal dhe politik, pa asnjë bazë ligjore, i diktuar botërisht më 7 maj 2022 nga Edi Rama në tribunën e Asamblesë së Partisë Socialiste. Rrëmbimi terrorist dhe vijimi i mbajtjes në izolim ekstrem të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, në kushtet e një terrori dhe masash represive kriminale, si dhe procesi politik gjyqësor farsë i diktuar nga regjimi i “Ramaduros” ndaj liderit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, si dhe procesi i nisur ndaj kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, janë thjesht dhe vetëm një hakmarrje politike e Edi Ramës!

Është një demonstrim i pastër i asaj që SPAK dhe gjykatat janë kthyer në shërbëtorë të partisë-shtet dhe vegla të regjimit të “Ramaduros” që po zëvendëson drejtësinë me diktatin politik. Ku janë hetimet për mega-aferën e inceneratorëve që vijon? Ku është drejtësia për grabitjen e përbindshme me PPP-të, koncesionet, Portin e Durrësit, TEC-et lundruese në Vlorë, tunelin e Llogarasë dhe rrugët e florinja? Ku janë SPAK dhe gjykatat e shantazhuara me përgjigje të paligjshme, për marrëveshjen korruptive me McGonigal-in? SPAK nëse vërtet do të ishte i interesuar për të zbardhur çështjen e lobimeve, i pari dhe i vetmi njeri që duhej të ishte i hetuar, të ishte marrë i pandehur dhe tanimë të ishte duke vuajtur dënimin, duhet të ishte Edi Rama, i cili ka shkelur jo vetëm ligjet shqiptare por edhe ato amerikane, e faktuar në rastin e “Gruas së Bilalit” për të cilin në SHBA ka sot një të dënuar, dhe në rastin e korruptimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, gjithashtu të dënuar me burg në Amerikë, sipas një akt-akuze publike ku Edi Rama përmendet të paktën 14 herë.

Edhe për çështjen CEZ-DIA, i pari dhe i vetmi njeri, që duhet hetuar dhe duhet marrë i pandehur është Edi Rama dhe Damian Gjiknuri, të cilët i falën 600 milion euro CEZ-it, duke i shkaktuar një dëm kolosal buxhetit të shtetit, por që afërmendsh as nuk hetohej dhe as nuk merren të pandehur nga prokuroria politike. Sepse nuk ka drejtësi për qeverinë, por ka vetëm ndëshkim për opozitën.Sot, lirimi i Salianjit dhe ndryshimi më herët i masës së sigurisë për Prof. Jamarbër Malltezi, gjithashtu i rrëmbyer dhe i izoluar për dy vite, janë vetëm një tregues se presioni i shëndetshëm qytetar, politik, demokratik, ligjor dhe ndërkombëtar funksionon. Por kjo nuk mjafton. Regjimi i drejtësisë së komanduar të regjimit të “Ramaduros” duhet të marrë fund!

Prokurorët dhe gjyqtarët që kanë kthyer sallat e gjykatave në zyrat e propagandës së Edi Ramës duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi individuale gjithësecili prej tyre që ka vënë urdhërin politik përpara ligjit dhe betimit në Kushtetutë.
Shqipëria ka nevojë ulëritëse më shumë se kurrë për shtet ligjor dhe drejtësi të vërtetë, jo për drejtësi selektive. Ka nevojë për institucione drejtësie të pavarura, jo për urdhra politikë të lëshuara nga Edi Rama, të diktuar nga Charles McGonigalët dhe të firmosura afërmendsh nga Altin Dumani. E vërteta do të triumfojë shumë shpejt dhe çdo akt kriminal i këtij regjimi do të ketë emra, përgjegjësi dhe dënim ligjor, ashtu siç e meriton një Republikë e vërtetë demokratike dhe një shtet i së drejtës, që aspiron të anëtarësohet në familjen europiane.

tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj