LIVE UPDATES
Politike

"Reklama për vende pune, pajisje shtëpiake dhe subvencione bujqësore"/ Zgjedhjet në Kosovë, REL: Serbët akuzojnë njëri-tjetrin për blerje votash

Kundërshtarët politikë të Listës Serbe thonë se dhënia e ndihmës sociale prej 20.000 dinarësh (rreth 170 euro) për 5.000 persona e cila është paralajmëruar qysh vitin e kaluar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është “e rezervuar” ekskluzivisht për “votuesit e sigurt” të Listës Serbe.

5 Shkurt 2025, 14:11 Nga B.Z
"Reklama për vende pune, pajisje shtëpiake dhe subvencione
Foto ilustruese

KOSOVË - Reklama për vende pune në shëndetësi dhe për ndihmë financiare për të papunët nga buxheti i Serbisë… Pajisje shtëpiake dhe subvencione bujqësore nga Qeveria e Kosovës… Të gjitha në këmbim të “votave të sigurta”.

Këto janë disa nga akuzat që po përshkojnë fushatën zgjedhore në mesin e komunitetit serb në Kosovë.

Një pjesë e tyre i referohet Listës Serbe – partisë më të madhe serbe në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – ndërsa të tjerat Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, udhëheqësi i së cilës, Nenad Rashiq, drejton Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Kundërshtarët politikë të Listës Serbe thonë se dhënia e ndihmës sociale prej 20.000 dinarësh (rreth 170 euro) për 5.000 persona e cila është paralajmëruar qysh vitin e kaluar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është “e rezervuar” ekskluzivisht për “votuesit e sigurt” të Listës Serbe.

Sipas tyre, zyrtarë të Listës Serbe janë duke i përgatitur edhe listat nëpër zyrat e veta.

Radio Evropa e Lirë bisedoi me disa qytetarë në komunën e Graçanicës dhe atë të Leposaviqit, të cilët e pohojnë të njëjtën gjë, por nuk duan të flasin publikisht.

Zyrtarë të Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, në anën tjetër, akuzohen se kanë shpërndarë pajisje shtëpiake dhe subvencione bujqësore nga buxheti i Qeverisë së Kosovës për të fituar vota.

Kodi Penal i Kosovës parasheh dënim prej një deri në pesë vjet burgim për çdo person që kërkon ose përfiton ndonjë avantazh të padrejtë, me qëllim të votimit për një person të caktuar.

Millija Bishevac nga Lëvizja Popullore Serbe ishte ndër të parët që, më 20 janar, tha se qytetarët e Zubin Potokut, në vend se të shkonin në Shërbimin Kombëtar të Punësimit të Republikës së Serbisë, drejtoheshin në zyrat e Listës Serbe “për t’u futur në lista” për marrjen e ndihmës prej 20.000 dinarësh, që shteti i Serbisë e ka premtuar për 5.000 të papunë.

Kjo ndihmë është paraparë me një vendim të Qeverisë së Serbisë, i cili është prezantuar nga vetë presidenti Vuçiq, pas mbylljes së institucioneve serbe në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Listën Serbe dhe Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, për t’i pyetur rreth akuzave se kjo ndihmë u jepet ekskluzivisht njerëzve “të përshtatshëm” dhe “votuesve të sigurt të Listës Serbe”, por nuk mori përgjigje.

Më 3 shkurt, drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, tha se nga mesi i këtij muaji do të fillojë pagesa e ndihmës financiare për 5.000 të papunët e parë në Kosovë, të cilët do të marrin nga 20.000 dinarë në muaj.

Më pas, siç tha ai, do të fillojë mbledhja e dokumentacionit për një numër të tjerë të të papunëve, “në mënyrë që t’u jepet ndihmë financiare të gjithë atyre që nuk kanë të ardhura të tjera”.

Petkoviç shtoi se ndihma nga shteti i Serbisë nuk ka të bëjë me zgjedhjet në Kosovë dhe se këto janë aktivitete që “zgjasin gjatë gjithë vitit”.

Megjithatë, ai nuk i komentoi akuzat se listat për ndihmë janë duke u përgatitur nga zyrtarë të Listës Serbe në lokalet e partisë.

Vuçiq, Petkoviq dhe zyrtarë të tjerë të lartë serbë u bëjnë vazhdimisht thirrje serbëve në Kosovë që të votojnë për Listën Serbe, ndërsa Komisariati për Refugjatë i Republikës së Serbisë është angazhuar në dërgimin e personave të zhvendosur në Kosovë, për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Petkoviq tha se personat që do të marrin ndihmë nga shteti serb, janë të regjistruar në Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe se ata nuk marrin të ardhura nga burime të tjera të punësimit.

Ndihma të tjera për serbët në Kosovë nga Beogradi

Përveç ndihmës prej rreth 170 eurosh për 5.000 të papunë, vendimi i Qeverisë së Serbisë parashikon edhe 60.000 dinarë (rreth 500 euro) për 300 të papunë shtesë, libra falas për nxënësit e shkollave që funksionojnë brenda sistemit të Serbisë në Kosovë, si dhe shtesa ushqimore.

Gjithashtu, u paralajmërua edhe punësimi i 100 punëtorëve shëndetësorë, pastaj investime shtesë në Qendrën Spitalore Klinike në Mitrovicë të Veriut, si dhe stimulime për bizneset mikro dhe të vogla dhe për fermerët.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petkoviq, tha se konkurset për pozita të reja në institucionet shëndetësore tashmë janë hapur.

Bëhet fjalë për pozita në Shtëpinë e Shëndetit Prishtina, Obiliqi, Graçanica, Zubin Potoku, Fushë Kosova, Gushterica e Poshtme, Osojani, për Qendrën Shëndetësore Prizren dhe Pejë, për institucionet farmaceutike të Prishtinës dhe Gjilanit. Të gjitha këto funksionojnë në mjediset serbe në Kosovë, brenda sistemit të Serbisë.

Përndryshe, edhe gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021, zyrtarë të Listës Serbe kanë shpallur konkurse për ndarjen e banesave apo për vende të reja pune.

“Blerja e votave me fondet e Qeverisë së Kosovës”

Në anën tjetër, udhëheqësi i Demokracisë Serbe në Kosovë, Aleksandar Arsenijeviq, e akuzoi Partinë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit se “blen vota me fondet e Qeverisë së Kosovës”.

Rashiq u emërua ministër për Komunitete dhe Kthim nga kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, pasi Lista Serbe u largua nga institucionet e Kosovës, në përpjekje për të parandaluar zëvendësimin e targave serbe në veri të Kosovës me targa të Republikës së Kosovës.

Arsenijeviq publikoi një video, ku pretendohet se po bëhen lista për ndihma nga Ministria për Komunitete dhe Kthim në lokalet e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë në Leposaviq.

Ai u bëri thirrje autoriteteve kompetente që “të reagojnë urgjentisht”.

Në video – autenticitetin e së cilës Radio Evropa e Lirë nuk mundi ta konfirmonte – dëgjohet një grua duke pyetur nëse ndihma po shpërndahet përmes një partie politike. Një grua tjetër përgjigjet duke thënë: “Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit dhe Marina Bogojeviqit” dhe më pas shton se “mund të regjistroheni për ndihma në formën e mobilieve ose pajisjeve elektroshtëpiake”.

Policia e Kosovës për Rajonin e Veriut konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Demokracia Serbe ka raportuar për blerje të supozuara të votave, se një person është marrë në pyetje dhe se është iniciuar rasti për “dhënie apo marrje të ryshfetit”.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Rashiq mohoi blerjen e supozuar të votave, duke shtuar se këto janë “programe të rregullta” të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

“Në dy vjetët e fundit, ne jemi përpjekur t’i zgjerojmë aktivitetet tona në veri. Në thirrjet tona i kemi përfshirë të gjitha autoritetet relevante atje, e në radhë të parë komunën. Nëse dikush ka shkarkuar nga ueb-faqja jonë ndonjë aplikacion për ndonjë nga programet tona dhe e ka lidhur atë me blerjen e votave… kjo është e pakuptimtë”, tha Rashiç.

I pyetur nëse ministria që ai udhëheq, shpërndan pajisje elektroshtëpiake, Rashiq u përgjigj: “Mësa di unë, jo”.

Megjithatë, ai tha se nuk mund të shpjegojë se si dhe kur është bërë video-incizimi, ku pretendohet se po bëhet lista për këto ndihma në zyrat e partisë së tij.

“Ndoshta autori i atij regjistrimi e di. Mendoj se është e neveritshme që dikush përpiqet të përhapë fjalë se votat blihen me pajisje elektroshtëpiake ose mobilie”, tha Rashiç.

Fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë filloi më 11 janar dhe do të zgjasë deri në hapjen e vendvotimeve.

Në garë janë gjashtë subjekte të komunitetit serb: Lista Serbe, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Lëvizja Popullore Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Drejtësia Popullore Qytetare./REL

zgjedhje kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj