LIVE UPDATES
Politike

REL: Erdogan i premtoi Shqipërisë dronë kamikazë

As Rama e as Erdogan nuk treguan sa dronë saktësisht do t’ia dhurojë Turqia aleates së vet në NATO.

10 Tetor 2024, 15:34 Nga M.B
REL: Erdogan i premtoi Shqipërisë dronë kamikazë
Recep Tayyip Erdogan dhe Edi Rama

TIRANA- Turqia do t’ia dhurojë Shqipërisë një numër të “konsiderueshëm” të dronëve kamikazë, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama, pas vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Tiranë të enjten.

"Dhuratë që s’duhet ta shqetësojë askënd, se kë do godasë Shqipëria, por besoj se është një dhuratë që përmbledh brenda një mesazh të qartë të Turisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme", tha Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me Erdoganin.

As Rama e as Erdogan nuk treguan sa dronë saktësisht do t’ia dhurojë Turqia aleates së vet në NATO. Erdogani, ndërkohë, tha se përveç mbështetjes në pajisje ushtarake, Turqia do ta ndihmojë ushtrinë shqiptare edhe me trajnime ushtarake. Lideri turk – i cili u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në kryeqytetin shqiptar – tha se synon që vëllimin tregtar me Shqipërinë ta rrisë në 2 miliardë dollarë. Turqia është ndër investitorët më të mëdhenj në Shqipëri me rreth 3.7 miliardë euro, ndërsa më shumë se 15 mijë shqiptarë janë të punësuar nga 830 kompanitë turke që operojnë në Shqipëri.

“I shohim nismat në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do ta rrisin mirëqenien e popujve. Ramë dakord të diversifikojmë investimet e ndërsjella duke përfshirë sektorë novatorë”, tha Erdogan.

Rama deklaroi se i pajtua me Erdoganin për më shumë investime të drejtëpërdrejta nga ana turke në sektorin e turizmit në Shqipëri.

"Sot firmosëm disa marrëveshje. Më e mirëpritura është firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. Jemi shumë të interesesuar dhe shumë të përmbushur sot në fuqizimin e ushtrisë së Shqipërisë dhe fuqizimin e kësaj marrëdhënieje në aspektin ushtarak", tha Rama.

Zyra e kryeministrit Rama njoftoi më herët se dy vendet nënshkruan tri marrëveshje gjatë një takimi të Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi. Një deklaratë të synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi, të mbështetur nga shteti, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Turqisë. Një protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.

Një Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin. Marrëveshja për deklaratën mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi “shënon një etapë të re në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në këtë fushë”, tha zyra e Ramës. Më 2021, këto dy vende e nënshkruan një marrëveshje për krijimin Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi, ndërsa mbledhja e parë u mbajt në shkurt të këtij viti.

Në Ankara, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama atje më 20 shkurt, u nënshkruan gjashtë marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi në fushën e mjedisit, bujqësisë, medias dhe ushtarake. Prej ardhjes në pushtet të partisë Socialiste, kryeministri Rama e ka cilësuar Turqinë partner strategjik dhe ka deklaruar se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të arrijë në nivele të panjohura më parë. Gjatë vizitës së tij në Tiranë Erdogani do të marrë pjesë edhe në përurimin e xhamisë së Namazgjasë më vonë të enjten. Në lidhje me përurimin e saj, Erdogan tha në konferencë se xhamia "është dhuratë e popullit turk për vëllezërit dhe motrat shqiptare".

“Ajo është xhamia më e madhe në Ballkan dhe do të jetë vendi ku do të lulëzojë ndenja e paqes dhe solidaritetit”, tha Erdogan.

Në këtë ceremoni të rëndësishme për besimtarët myslimanë, nuk do të marrë pjesë kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, dhe as drejtues të tjerë. Komuniteti do të përfaqësohet nga myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili do të jetë edhe drejtues i xhamisë së Namazgjasë. Në shtator të këtij viti u bë publike në media një letër e KMSH-së, ku theksohej se ky institucion jep pajtimin që Xhamia e Namazgjasë të administrohet nëpërmjet një fondacioni, i cili do të jetë “autoriteti i vetëm në këtë aspekt” dhe do të ketë si qëllim të veçantë të tij “marrjen përsipër të menaxhimit, administrimit, funksionimit dhe përdorimit pa afat të xhamisë, si dhe të kompleksit përreth saj”.

Ndërtimi i xhamisë nisi në vitin 2015 dhe themeli u vendos nga presidenti turk, Erdogan. Ai pati deklaruar në atë kohë se organizata FETO ka strukturat e saj edhe në Shqipëri, dhe se u kishte kërkuar krerëve të institucioneve “eliminimin” e tyre. Punimet u tha se do të përfundonin për tre vjet, por u deshën rreth nëntë vjet që xhamia të përurohet. Xhamia e Namazgjasë ka një sipërfaqe prej 10.000 metrash katrorë dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë. Pjesë e saj janë edhe bibliotekat, qendra kulturore, parkingu, kursi i librit të shenjtë, Kuranit, salla e ekspozitave, mensa, salla e konferencave etj./ REL

erdogan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj