8 Nëntor 2024, 19:55
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij para mbështetësve u shpreh se rënia e murit të Berlinit ishte frymëzim edhe për shqiptarët, por mbi të gjitha frymëzim për të rinjtë shqiptarë, të cilët zhvilluan më 2 korrik të vitit ’90 një betejë epike me diktaturën. Gjithashtu Berisha thotë se Shqipëria sot e kremton këtë ngjarje në një diktaturë të re krimi, droge dhe korrupsioni.
"Padyshim që rënia e Murit të Berlinit ishte frymëzim edhe për shqiptarët, por mbi të gjitha frymëzim për të rinjtë shqiptarë, të cilët zhvilluan më 2 korrik të vitit ’90 një betejë epike me diktaturën. Shembën në Tiranë ‘Murin e Berlinit’. Dhe më pas, do të ishte rinia studentore ajo që do të shkatërronte përfundimisht përpjekjet e dikaturës për të ngritur dhe për të mbajtur në këmbë këtë mur.
Në revolucionin e saj demokratik të vitit ’90 rivendosi pluralizmin politik në Shqipëri dhe me zgjedhje të lira do përmbysej diktatura më staliniste e Europës. Në 22 mars të ’92 do të fitonte opozita shqiptare! Të dashur miq, rënia e Murit të Berlinit, revolucioni demokratik i vitit 1989 në vendet e Europës ish-komuniste, revolucioni demokratik, i fundit i vitit ’90 në Tiranën staliniste ishin zhvillime epokale, zhvillime që ndanë epokat. Por Shqipëria sot kremton këtë ngjarje në një diktaturë të re. Shqiptarët sot kanë përpara një mur krimi, vjedhjeje, droge, korrupsioni.
Ndaj edhe, kjo ngjarje le të jetë një frymëzim i madh, para së gjithash për të rinjtë shqiptarë. T’i provojnë vetes, kombit, por edhe njerëzve të lirë në Europë dhe në botë se ata nuk pajtohen kurrë me narkodiktaturat. Se ata në një betejë epike, në regjimin pushtues më të egër që kanë njohur në histori shqiptarët do të përmbushin misionin historik, do rikthejnë Shqipërinë në rrugën e demokracisë, prosperitetit, integrimit, në rrugën e interesave kombëtare të shqiptarëve," tha Berisha.
sali berisha
Politike
8 Nëntor 2024, 19:53
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka kujtuar 35-vjetorin e rënies...
Politike
8 Nëntor 2024, 19:45
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Kryetari i Komisioninit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj ka sqaruar se si janë thirrur eksper...
Politike
8 Nëntor 2024, 19:16
ZH.LL
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi këtë të premte ka vijuar ...
Politike
8 Nëntor 2024, 19:04
E. D
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Kryetari i Komisioninit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj thotë se një draft që p&eu...
Politike
8 Nëntor 2024, 19:00
M.B
Giorgia Meloni
HUNGARI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, thotë se dërgimi i azilkërkuesve drejt Shqipërisë do t&eum...
Politike
8 Nëntor 2024, 18:24
M.B
Fatmir Xhafaj
TIRANA- Kryetari i Komisioninit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj ka thënë sot se sistemi i drejtë...
Politike
8 Nëntor 2024, 18:25
E. D
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, tha se rikthimi në Parlament i opozitës u duk si një mandat tjet&e...
Politike
8 Nëntor 2024, 17:07
M.B
Ermal Onuzi ne komisionin e Sigurise
TIRANA- Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Gardës së Republikës dhe Shë...
Politike
8 Nëntor 2024, 16:33
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Sigurin&...
Politike
8 Nëntor 2024, 16:11
M.B
Ervin Salianji
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një reagim nga kabina telefonike e burgut t&e...