Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nuk mungoi edhe replika e deputetes Xhaçka, e cila tha se këto nuk janë të vërteta, duke theksuar se “të dalësh këtu e të kesh paturpësinë që investimet qofshin private qenkan në dëm të qytetarëve të Kolonjës, është herezi”.
TIRANË- Gjatë fjalës së saj në seancë plenare, deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Korçë, Sorina Koti ka akuzuar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se ka privatizuar llixhat e Kolonjës dhe ka ndërtuar bujtina private. Sipas deputetes demokrate pasuritë e zonës së Ersekës nuk po përdoren për qytetarët, por për qeveritarët.
Nuk mungoi edhe replika e deputetes Xhaçka, e cila tha se këto nuk janë të vërteta, duke theksuar se “të dalësh këtu e të kesh paturpësinë që investimet qofshin private qenkan në dëm të qytetarëve të Kolonjës, është herezi”.
REPLIKAT:
Sorina Koti: Si deputete e qarkut Korçë do flas për Kolonjën. Shkoj shpesh atje dhe është një nga bashkitë që për fat të keq është nga zonat më të varfra. Po vuan më së shumti emigracionin e lartë. Në Kolonja ka vetëm të moshuar dhe pak të rinj që përpiqen të mbijetojnë në varfërinë ekstreme. Pasuritë e zonës janë për qeveritarët e saj, jo për banorët. Këtë ma thonë sa herë shkoj. Çfarë ka bërë sot deputetja e PS, zonja Xhaçka për Kolonjën, sepse është deputete e zonës dhe unë e shoh që Erseka varfërohet sa herë shkoj atje.
Edhe rruga Korçë-Ersekë sa u ndërtua, u rrëzua. Si mund të ndërtosh në atë zonë aq të bukur dhe mos të përfitojnë qytetarët, por të përfitojnë këta qeveritare si zonja deputete dhe kryebashkiaku Isai që kanë ndërtuar bujtina private, kanë privatizuar llixhat e Leskovikut se në fund të fundit këtu pasuri nuk mundet të përfitojnë vetëm pushtetarët, por gjithë zona.
Olta Xhaçka: Unë mendoj se do vërtet guxim të vish e të flasësh broçkulla, jo si të jesh deputete e Korçës, por si të jesh turiste e zonës. Për turistët kemi shumë respekt, i trajtojmë mirë, në Kolonjë, në çdo trevë. Të dalësh këtu e të kesh paturpësinë që investimet qofshin private qenkan në dëm të qytetarëve të Kolonjës, është herezi. Që të thuash se ka investitorë, njerëz që duan të kontribuojnë në ekonominë e asaj zone, dhe ky qenka mëkat, nuk di si t’ia vë emrin kësaj. Kolonja ka parë një rivitalizim si asnjë zonë tjetër. Zonja po ta përfaqësonte atë, do e dinte. Zonjë unë të ftoj të vish ta shohësh Kolonjën për atë që është, do të mirëpresim në shumë bujtinat që po hapen në atë zonë. Do e bëjmë shumë të mirëqenë.
ina zhupa, elisa spiropali TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar me deputeten e PD-s&eum...
filiberto zaratti ITALI- Deputeti italian Filiberto Zaratti nga Partia e Gjelbërt në Itali ka folur mbrëmjen e sotme për k&eu...
oerd bylykbashi, ervin mete TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij në seancën e sot...
erisa xhixho, ilir meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e PL-së. Meta se partia ...
flamur noka TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare tha se kryebashkiaku Erion ...
pandeli majko TIRANË- Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka replikuar me deputetët e opozitës në seancën plenare, lidhur me Ref...
elisa spiropali TIRANË- Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës në Parlament ...
lulzim basha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike të Vulës, Lulzim Basha në një deklaratë jashtë Kuvendit, para n...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar në rrjetet sociale një email të an&e...
gazment bardhi TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. I pari që ka mbajtur fjalën ishte kreu i Gr...