LIVE UPDATES
Politike

"Rezoluta e PE alarm për Shqipërinë"/ Meta: Korrupsioni dhe kapja e shtetit në nivele të larta

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se dokumenti reflekton një realitet shqetësues, ku vendi jo vetëm që nuk ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, por është përballur me regres dhe me pengesa të qëllimshme në këtë drejtim.

6 Maj 2026, 12:20 Nga I.A
"Rezoluta e PE alarm për Shqipërinë"/ Meta: Korrupsioni
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se rezoluta e fundit e Parlamenti Europian për Shqipërinë përbën një alarm të fortë për situatën në vend, duke evidentuar përkeqësimin e korrupsionit, lirisë së medias dhe standardeve demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se dokumenti reflekton një realitet shqetësues, ku vendi jo vetëm që nuk ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, por është përballur me regres dhe me pengesa të qëllimshme në këtë drejtim.

Meta thekson se rënia e Shqipërisë në renditjen e Transparency International dhe kritikat për abuzimin me fondet europiane, përfshirë skemën IPARD, janë tregues të qartë të dështimeve të qeverisë. Ai ndalet gjithashtu te shqetësimet e ngritura për klimën ndaj mediave të pavarura, të reflektuara edhe në raportet e Reporterët pa Kufij, si dhe kritikon nismat rajonale si “Ballkani i Hapur”, që kanë dëmtuar interesat ekonomike të vendit.

Postimi i Plotë:

Parlamenti Europian, siç pritej, ka ngritur alarmin për përshkallëzimin shqetësues të korrupsionit në Shqipëri, referuar përkeqësimit me 11 vende në renditjen e Transparency International. Duke denoncuar farsën e zgjedhjeve dhe instalimin e partisë-shtet, rezoluta konfirmon njëherazi dështimin në luftën kundër korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes, si dhe pengimin e qëllimshëm të saj. PE bën thirrje për zhbërjen e ligjeve me porosi për grabitjen e pronave dhe aseteve publike, si dhe denoncon vjedhjen qeveritare të fondeve IPARD për bujqësinë, duke kërkuar kthimin e parave të grabitura taksapaguesve europianë dhe fermerëve shqiptarë.

Përkeqësimi i lirisë së medias, deri në një klimë armiqësore ndaj gazetarëve të pavarur, siç konfirmoi edhe raporti i “Reporterëve pa Kufij”, është një tjetër këmbanë alarmi. Parlamenti Europian denoncon “Ballkanin e Hapur” të promovuar për vite nga Edi Rama, si vizion i ri, pa konsultim me asnjë institucion vendas dhe europian. Deklarimet e sinqerta të Aleksandër Vuçiç, në podkastin e Alistair Campbell, ku pohoi atë që e dinim të gjithë se “Ballkani i Hapur” ishte një ide e tij, konfirmojnë natyrshëm se Edi Rama ishte thjesht një ndjekës i këtij projekti, që nuk dallon shumë nga projekti i “botës serbe” apo "Jugosllavisë së re".

Ashtu siç dështoi “Ishulli i Osumit” i lançuar nga Edi Rama por që nuk ekziston asgjëkundi, dështoi edhe “Ballkani i Hapur”, por me një ndryshim, falimentoi bujqësinë shqiptare falë politikave diskriminuese ndaj fermerëve tanë dhe atyre favorizuese të importit që ndërmorri Edi Rama. Partia e Lirisë, me kontribut të veçantë ndër vite, në procesin e integrimit europian të vendit, rikonfirmon angazhimin e palëkundur për avancimin e tij. Ne mbështesim me vendosmëri këtë proces, por duke theksuar se standardet e Bashkimit Europian duhet të plotësohen sa më parë, në mënyrë cilësore dhe të qëndrueshme, për t’u shërbyer së pari krijimit të një standardi europian për jetesën e qytetarëve shqiptarë.

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj